E merkure, 24.04.2024, 06:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Demir Behluli – doajen i artit

E premte, 26.06.2015, 06:45 PM


Demir Behluli – doajen i artit piktural...

Nga Tefik Selimi

Gjilani shënoi në mënyrë të denjë 16 qershorin, ditën e çlirimit të qytetit me rrethinë. Ishte vërtetë një ditë e shenjtë e lirisë. I madh e i vogël dolën para Teatrit për të përcjellë programe të larmishme nga shumë Ansamble të jetës kulturore e artistike. Më vonë, Galeria e Arteve pamore ishte bërë një lloj “dasme”, ku tuboi qindra artdashës të fusha të tjera të artit. Ky vend ishte i vogël për ti zënë të gjithë ata pjesëmarrës, të cilët, ishin ardhur për ta parë Ekskpozitën Jubileare 1955-2015 të Demir Behlulit, piktor nga Gjilani. Aty u gjenden edhe i pari i komuës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu, udhëheqësi i Nësisë për Kulturë, Bujar Haziri, ish-presidenti Behgjet Pacolli e të tjerë. Filimisht, i pari i komuës, z. Lutfi Haziri tha se, sot e ndjej vetën krenar dhe shumë të relaksuar për faktin se po shoh njerëz dhe krijues të mëdhenj të cilët po e hijeshojnë qytetin, Gjilanin mu në ditën e çlirimit. “Baca Demir është udhërrëfyes i yni, njeri që i ka sfiduar të gjitha kohërat dhe neve na nderon ekspozita e tij personale në ditën e çlirimit të Gjilanit”, ka thënë kryetari Haziri. - Sot po shoh në Galeri një pasuri të madhe të pikturave më të ndryshme. Kjo është pasuri  shpirtërore e krijuesit të madh të artit, z. Demir Behlulit. Këto piktura të tij rrallë i kam parë ndonjë vend. Pse jo? Janë piktura që flasin një histori tonën, e cila histori ishte dhe mbeti krenare. Demiri, sot me famijen e tij po na nderon. Por, edhe ne e falenderojmë për punën e tij të madhe të tij dhe të tjerëve që po bëjnë në zhvillimin e kulturës sonë. Për mua, Demir Beluhi është një doajen i madh i arit piktural. Ai i ka tejkaluar kufinjtë e kësaj fushe dhe sot vepra e tij është një vepër jetësore. Gjilani nuk do t’i harrojë heronjtë e kombit, si Idriz Seferin gjer tek Agim Ramadani e shumë të tjerë, të cilët, kur e deshi puna, dhanë më të shtrenjtën, jetën për ditën e sotit që po e  gëzojmë në liri”. Behxhet Pacolli, ish presendent tha, se, me Demir Behlulin jemi rritur në Kombinatin e Tekstilit. Kemi qenë e jemi edhe sot shokë të pandashëm. “Ky njeri, edhe atë kohë ka bërë shumë. Gjer sa sot perdet janë të punuara në mënyrë të modernizuar me makina e forma të tjera elektronike, Demiri këto “sende” i bënte me dorë. I shkoi puna mbarë dhe kurrë nuk hezitoi së punuari. I kisha lakmi se si punonte dhe bënte arte në perde, të cilat, gati secila shtëpi e pati nga një “yrnek” prej këti piktori të  madh të artit. I them plot gojë: “Të punoftë shëndeti, mendja e  dora, baca Demir!” Jonuz Fetahaj, shkrimtar tha se, pas fjalës së kryetarit të komunës, z. Lutfi Haziri, e kam vështirë të flas. E marri notën e mjaftueshme. Por, po i them edhe unë disa fjalë. “Demir Behlulin e njoh nga një moshë e hershme. Ai ka shkruar para meje. Para meje dhe ia kisha lakmi jo vetëm për vargje, por më tepër për pikturat e tij, të cilat ishin edhe atë kohë  të “gjalla” dhe tejet joshëse. Me fjalë të tjera, Demiri është një figurë e madhe e artit. Arti i tij është një vlerë e madhe e kulturës. Ndonëse Demiri tash i mbush 77 vjet moshë, ai po i kthehet të kalturës duke përkujtuar atë jo me fjalë, por me art piktural. Kësaj herë ai na befason me një përpjekje, me një bagazh krijimesh që në vete kanë mesazhe, metafora, simbole e figura të tjera artistike. Ai, si shtoi J. Fetahaj, shkrimtar, - në pikturat e tij ka paraqitur katër fazat historike të popullit shqiptar.  Dhe, me të drejt, këto piktura i ka quajtur “Krejt shqiptare”! Këto piktura janë: Kulla e Hazhi Zekës në Pejë, Shtëpia ku u mbajt Lidhja Shqiptare e Prizrenit (10 qershor 1878); Shtëpia ku u mbajt Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe (1908), në Manastir dhe Shtëpia  ku u shpall Pavarësia e shtetit Shqiptar (28 nëntor 1912) në Vlorë. Mandej, në këto piktura vërehen 12 Kala (12 muaj të vitit), Katër akuarele (katër javëte muajit), Shtatë hamamet (shtatë ditët e javës), Dymbëdhjetë Sahat Kulla (12 orë të ditës), Gjashtë piktura nga tradita (shqiptarët jetojnë në 6 shtete), Trembëdhjetë ura- 13 vendalime shqiptaro-shqiptar etj. Nëse këto i analizojmë me vëmendje, padyshim, këto objekte të shëndërruara në piktura të Demir Behlulit janë përfshirë në një reliev gjithëshqiptar dhe ai me të drejt i ka quajtur këto KREJT SHQIPTARE. Piktua e tij është e lidhur me ngjarje kohe, me njerëz e me zhvillime të një të kaluare jete, e cilët kohë ka shënuar vulën e historisë sonë”, ka shtuar J. Fetahaj. Selvete Abdullahu, moderatore, lexoi disa fjalë për biografinë e Demir Behlulit, piktor: “Demir Behluli, kësaj here, me pikturat e tij kulmore, ka shënuar 16-vjetorin e çlirimit të Gjilanit me rrethinë, e cila ekspozitë ngërthen në  vete  60 punime të ndryshme në 60-vjetorin e karrierës së tij. Demir Behluli është piktor i shquar kosovar.Veprat e tij pikturale kanë pushtuar botën. Pikturat e tij kanë vlerë dhe ato “flasin” shumë. Ai lindet më 1938 në Ranatoc të Preshevës. Shkollën fillore e kreu në Maxhere të Preshevës. Shkolla, ku ai mësoi, ishte një vatër e hershme e diturisë e vitit 1949. Pas kryerjes së shkollës katërklasëshe, në Maxhere, në një shtëpi private, pa libra e fletore, me një tabelë “speciale” i bëri detyrat e shtëpisë. Mandej, ai regjistrohet në gjimnazin e ultë dhe, katër klasë të tjera, ai i mbaroi në Preshevë, më 1953.  Demirin për të parën herë e takojmë në pikturat murale në Kishën  Binçit, që është një rast i veçantë jo vetëm në Kosovë, por është një rast UNIKAT dhe i papërsëritëshmë, që konsideroj kjo punë e tij që do duhej të ketë përherë falenderime nga të gjithë. Me këto piktura murale, Demiri paqyroi një histori të tërë të golgotës shqiptare përmes pikturave murale në Kishën e Shën Ndaut në Binçë. Ai jo tash, por në një kohë të dhunës serbe në Kosovë, artin nuk e ka ndalë. Ka krijuar “histori” me anë të pikturave me ngjyra. Janë në vepër e tërë e historisë sonë. Gjer më tani ka botuar 14 vepra në prozë e poezi, si janë: “Më këto duer” (1968), “Dielli – zog qielli” (1969, “Jehonë maji” (1981), “Udhëtimi” (1984), “Punëtori” -monografi (1995), “Arabeska origjinale në xhamitë e Kosovës Lindore” (1995), “Mbreti i shtëpisë” (1996), “Mos harroni” (1997), “Trenat e bukës” (1997), “Ese, kritika, ekspozita” (1997), “Portrete shkrimtarësh”(2002), “Shtëpia prej zalli” (2004), “Syri vigjilent” (2005), “Kur njeri flet vetmevete”(20005) dhe “Befasi e këndshme” (2005), një vepër kushtuar Nënës Terezë etj. Demir Behluli, gjer më tani ka krijuar mbi 3000 vepra artistike; punoi 850 portrete, organizoi disa ekskpozita personale, ndërsa organizoi mbi 63 ekspozita kolektive. Demiri u shqua edhe si skenograf. Punoi 7 skenografi për veprat e skenuara në Teatrin Kombëtar të Gjilanit. Mandej, ai punoi 47 ballina librash, ilustroi 30 libra, realizio 63 dezene perdesh, realizoi 7 stripe origjinale, iu botuan 185  reproduksione nëpër gazeta të ndryshme, realizoi mbi 60 murale, pikturoi 650 m2 afreska në Kishën e Binçës (në Viti) me 520 figura shqiptare. Ai dekoroi enterierin e 40 xhamive me 26.000 m2 arabeska orgjinale shqiptare, botoi 14 libra dhe u prezentua në 10 libra të përbashkëta. Por, për punën e tij madhore, ai u shpërblye nga viti 1957 e gjer më 2004, 11 herë dhe mori mbi 23 diploma e mirënjohje. Pikturat e Demir Behlulit, sot gjenden anë e kënd botës, si: në Shqipëri, Amerikë, Holandë, Gjermani, Austri, Australi, Turqi, Zvicër. Deri më tash, ky artist i madh arti u dhuroi shokëve e miqve mbi 552 piktura. Demiri qe edhe bashkëpunëtor i revistabe e gazetave tona: “Jeta e re”, “Jehona” , “Stërmljenja”, “Rilindja”, “Pionieri”, “Gep”, “Shkëndija”, “Fjala”, “Zëri i rinisë”, “Gëzimi”, “Fatosi “,“Arti”, “Flaka e vëllazërimit “Fjala jonë”, “Bota e re” “Bota sot” Pavarësia” “Agmia”,  “Bashkimi paqësor”, “Bujku”, “Drita”, “Panorama” etj. Si piktor, ai bëri udhëtime turistike, ku vizitoi monumente kulturore, muzeume dhe galeri arti, si në: Athinë, Korinth, Korfuz, Prevezë, Kallambanko, Stamboll, Muhaliqe (Bursë), Sofje, Krakovë, Vjenë, Frankfurt, Milano, Venedik, Barcelonë, Berat etj. Por, gjatë jetës, ai ka shkruar studime të ndryshme për artin, si janë: “Mrekullitë e botës”, “Ta njohim artin e popujve të vjetër” (artin e Mesopotamisë, egjiptian, grek, etrur, romak, kinez, islam etj). Po ashtu, ka bërë studime për rrymat e artit figurativ: romantika, renesansa, Baroku, Rokoko, klasicizmi, romantizmi etj. Në fund, Demir Behluli e falenderoi kryetarin Haziri për mundësinë që ta paraqes ekspozitën  e tij para publiut gjilanas. “Ju flamenderit të gjithëve. Ju sot më keni bërë krenar dhe u jam mirënjohës.

Kongresi i Alfabetit Manastir 1908


Shtëpia e Pavarësisë, Vlorë, më  1912


Pamje e hapjes së ekspozitës së D. Behlulit në Gjilan



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora