E premte, 19.04.2024, 10:09 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Gjuetia e ''fjalës''!

E premte, 26.06.2015, 08:15 PM


GJUETIA  E  “FJALËS”!!

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

“Ka thenë apo s’ ka thenë,

Kjo nuk është çeshtja...

Ky njeri s’ është për të qenë ...

Shqipërinë... do varrosë ‘heshtja!”

Nga Fritz RADOVANI

?DOSJET E “GJUETARËVE”...

?Ky ishte Neni 55 i Kushtetutës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë!

Kodi Penal i Republikës Demokratike Shqiptare u aprovue në vitin 1952...

Vrasjet pa gjyqe dhe me gjyqe fillojnë me thëmelimin e PKShqiptare, në vitin 1941.

Eksperienca e vrasjeve dhe atentateve që u bane në Shqipni ishte sjellë nga Mugosha dhe Popoviq tek Enver Hoxha, i porsazgjedhun per zbatimin e krimeve nga PKSh.

Kodi i procedurës penale asht miratue me dekretin nr. 390, datë 10 Janar 1947, pa asnjë ndryshim nga Jugosllavia komuniste prej nga varej Shqipnia e “çliruar”, ndersa mbas vitit 1948 procedohej nga ekperienca staliniste sovjetike, derisa me 11 Janar 1952, u vue në zbatim Kodi Penal nga terroristi Mehmet Shehu, aso kohe minister i mbrendshem, që u aprovue nga një tjeter terrorist i lanun në “heshtje” president Dr. Omer Nishani.

?Të burgosunit politik u etiketuen “armiq të popullit”, “etiketë që e kanë edhe sot”!

Baza e arrestimit ishte “agjitacioni e propaganda kunder pushtetit”, që parashikonte dënime nga një muej deri në 25 vjetë heqje lirie, punë të detyrueme, humbje të drejtash civile dhe politike, ridënime e deri në pushkatime me akuza fallco e gjyqe të mbylluna, e  familjarët e tyne perfshiheshin në “luften e kllasave” që i ndjekë per fat të keq edhe sot.

?Vetem sa me pasë një ide per kampet e punës së “detyruar” do të shkruej një fakt:

Një nga kampet e mnershme në Shqipni asht kenë ai i thamjes së kënetës së Maliqit nga viti 1947 e deri në 1951, ku punonin 900 të dënuem politik. Per 110.000 ditë pune ata i kanë dhanë “udhëheqjes sonë” 12.671.741 lekë të ardhuna..Ndersa, në vitin 1951 aty kanë punue 1085 të burgosun dhe t’ ardhunat ishin 22.773.449 lekë... Po, sa kampe pune kishte Shqipnia dhe sa ishin t’ ardhunat per “bllokun e udhëheqsave”, a do të mësohen nga Populli Shqiptar ndonjëherë?! – Nuk po pyes se kur!! Këta kampe pune furnizoheshin nga gjithë Shqipnia, dhe duhet thanë se vetem qyteti Shkodres në vitin 1946, kishte 26 burgje dhe hetuesi, pa rrethe dhe zona malore... Po, sa të burgosun ishin aty?!

?Instituti i të burgosunve politik në Tiranë vazhdon me shifrat fallco që i dikton PPSh...

Ndersa, “Shoqatat e të Perndjekurve Politik”, thonë se “ato antikomunistet” i kanë ma të “sakta”...Po, per ato “prokomunistet” nuk bahet fjalë!! Një tjeter fatkeqësi e madhe!

?Po këthej tek Gjuetia e Fjalës ose “Kush ishin gjuetarët e fjalës?” në Shqipni?!

Ajo fillonte në kupolen e Byrosë Politike të K.Q. të PKSh dhe shperndahej deri nder skutat ma të largëta, ku shpesh, derdhej nder sofrat e shumë Shqiptarëve të nderuem...

Gjuetia e Fjalës ishte burimi i të gjitha të zezave që sillte “Diktatura” nder Shqiptarë!

?“Per një Fjalë goje” thohej se ka ba 20 vjetë burg... Por, besa besë, shpesh edhe pa folë asnjë Fjalë, vetem per shka merrej me mend nga gjuetarët e sigurimit se ka koka e X apo Y... do të fillonte Kalvari i pafund i një personi, dhe mbas tij i gjithë far’ e fisit me “luften e kllasës së persekutuar”, së ciles, asnjëherë nuk i dihej as fillimi as fundi...

?Po kush ishin këta gjuetarë kriminelë e vrasës?!  A ua di kush emnin e “vërtetë”?!

Ja disa prej tyne nder Dosje! Këta ishin zagar gjuetarë që jetonin me gjak e mish njeriu:

“Shoku” Tito, me daten 1 korrik 1946, dekoroi Enver Hoxhen në Beograd “Hero i Popujve të Jugosllavisë” ...që vazhdon me kenë edhe sot! Intelektualët e pergatitun në Europën Perëndimore meqë nuk u pajtuen me komunizmin; u varën, u pushkatuen dhe u burgosën me akuza fallco. Nga: “Gjyqi Special i Tiranës” (Mars-Prill 1945); u varën 3 Burra, 14 vetë u pushkatuen dhe 48 vetë, u burgosën; “Bashkimi Demokratik Shqiptar” (Qershor-Korrik 1946), 9 vetë u pushkatuen dhe 25 u burgosën; “Sabotatorët e Kënetës së Maliqit” (1946) 2 vetë u varën, 4 vetë (ndër ta 1 grue) u pushkatuen dhe 15 ingjenjer e teknikë u burgosën; “Opozita II Shqiptare” (Shtator 1947), 3 vetë janë varë, 13 vetë u pushkatuen, 51 u burgosën; “Gjyqi i ‘bombës’ në Ambasadë Sovjetike”(Shkurt 1951), vrau 22 vetë pa gjyq; “Shkolla Teknike e Harry Fultz” (1946-49), zhdukë 22 vetë të pushkatuem dhe 60 vetë të burgosun randë. Këta janë vetëm disa nga “Gjyqët” fallco të intelektualëve të Tiranës, ku nuk munguen edhe emnat e shkodranve.

?Arrëstimët e para komuniste në Shkoder lidhën me ardhjen në Janarin e 1945 të grupit terrorist me kriminela që nuk i ka njohtë kurrë historia, si: Presidenti Omer Nishani, Mehmet Shehu, Sheuqet Peçi, Haxhi Lleshi, Rahman Perllaku, Gjin Marku, Ramiz Alia, Vaskë Koleci, Zoji Themeli, Kolec Ilia, Fadil Paçrami, Ndreko Rino, Qamil Gavoçi, Arif Gjyli, Misto Bllaci, Ali Xhunga, Nesti Kopali, Fadil Kapisyzi, Idriz Çoba, Cuf Lohja, Ndrek Nallbani, Dilaver Sadiku, Ali Qorri (Bushati), Lilo Zeneli, Hysni Ndoja, Filip Pema, Jonuz Dini, Kasem Troshani, Vehbi Fishta, Pjerin Kçira, Ylvi Dibra, Hys Zaja, Pjetër Ballata, Rasim Dedja, Zoji Shkurti, Bilo Bregu, Hulusi Hako, Aranit Çela, Tonin Miloti, Mestan Ujaniku, Toger Baba, Anastas Koroveshi, Pandi Kristo, Zija Dibra, Thoma Karamelo, Xhemal Selimi, Sadik Rama, Asllan Lici, Dul Rrjolli, Dulaç Lekiqi, Elez Mesi, Hamdi Ulqinaku, Veladin Zejneli, Haxhi Pela, Isa Miloti, etj., katilë dhe vagabondë analfabetë që tue i sherbye komunistëve shovenistë serbojugosllavë të UDB, dhe mbas tyne llomi filorus i KGB sovjetike, morën përsipër me shue, shtrue e zhburrnue Malët, me shpartallue për vdekje Atdhetarët tanë, Klerin Katolik, tue i pasue ata katilë pak ma vonë edhe Hilmi Seiti, Feqor Shehu, Rexhep Kolli, Çapajev Taçi, Dhimiter Shkodrani, Jake Tefiku, Elham Xhika, Xheudet Miloti, Skender Villa, Lefter Lakrori, etj.

Të paharrueshem mbesin në mendjen e Popullit të Shkodres servilët dhe agjentët: Xhemal Dini, Dhimiter Shkodrani, Ali Xhunga, Skender Myftaraj, Elham Xhika,  Musa Kraja, Fadil Ymeri, Skender Drini, Ramiz Hafizi, Shefik Osmani, Shyqyri Çoku, Angjelin Kumrija, Selahedin Cena, Sadik Rama, Vehbi Bala, Jup Kastrati, etj., agjenta sigurimi me tituj e pa tituj “dr.prof”, që i sherbyen me shpirtë “Revolucionit Ideologjik e Kulturor” të vitit 1967, ku terroristët dhe shkatrruesit e Shkodres Heroike ...perveç tjera veprave, treguen botnisht edhe urrejtjen anadollake të mbetun tek “vëllezërit e gjakut me turq”...

Kjo ishte edhe formula e pistë e terroristit Ramiz Alia që e lidhte ate me Shkodren...

?HAPNI DOSJET ! Shikoni veprat terroriste të këtyne gjaksorëve të pangopun!

Gjuetia e Fjalës në Shqipni ka vra, torturue, masakrue dhe varrosë mbi 500.000 Shqiptarë!

?Heshtja po vret edhe Shqipninë e Gjergj Kastriotit!

?Në se i keni harrue vrasësit, torturuesit, hetuesit, gjykatësit, policët apo drejtorët e kampeve të shfarosjes, shpejt do t’ ua kujtojnë trashigimtarët e tyne të Pushtetit sotëm!



(Vota: 18 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora