E enjte, 25.04.2024, 11:00 AM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: Pse jam pro ministrit Hoxhaj?!

E shtune, 26.07.2008, 07:57 PM


Adnan Abrashi
PSE JAM PRO MINISTRIT HOXHAJ?!

Nga Adnan Abrashi

Nëse në ndonjë sondazh më ishte ofruar që të seleksionoj një personalitet të shquar dhe  më të kompletuar në arenën e sotme akademike dhe politike të Kosovë, padyshim se vota ime do të ishte për Enver Hoxhaj, ministrin aktual në ministrinë për arsim shkencë dhe teknologji.  Ky vlerësim që kryekëput është subjektiv, aspak nuk ka ndonjë prapavijë latente të orientimit tim partiak, dhe s’është as vardisje ndaj autoriteteve politike, por, përkundrazi, është një bindje e ime e dominuar, që njëkohësisht demanton gjithë ata “dyshimkëqinjë” që shpesh më akuzojnë për mosnënshtrim dhe mosrespektim të autoriteteve publike. Në fakt, unë gjithnjë kam qenë i gatshëm që së paku si mirësjellje, t’ju nënshtrohem me pietet autoriteteve të mirëfillta nga sferat e ndryshme shoqërore – politike publike, por, fatkeqësisht, ende deri më sot nuk kam hasur në ndonjë të tillë.
Kështu që, përmes kësaj analize të një figurë politike dhe akademike të respektuar për mua, sikurse është ai i ministrit Enevr Hoxhaj,  po vije në shprehje pikërisht dëshmimi i këtij sinqeriteti parimor
Duke përcjell me vëmendje të gjitha paraqitjet dhe prononcimet e tija  publike në media, nga njëra anë, dhe duke u ndikuar nga shumë vlerësime pozitive që kishin për të studentët ku ai ligjëronte si profesor, nga ana tjetër, fillimisht si qytetar i thjeshtë, e më vonë edhe përmes njohjes së drejtpërdrejtë me të, kamë mbetur i mahnitur me kulturën e tij të gjithanshme intelektuale, vizionet politike që kishte për të ardhmen e Kosovës, dhe, në veçanti, me karizmin e tij të fuqishëm mbresëlënës; elegancës aristokrate në sjellje dhe veshje; modestisë, maturisë dhe seriozitetit që krijonte në raport me bashkëbiseduesin;  mbi të gjitha, me profesionalizmin e lëmesë që përfaqësonte.
Për këto dhe shumë shkaqe tjera, Enver Hoxhaj në mua, kaherë kishte formuar një besim të palëkundshëm. Kur u emërua ministër, që në fillim e dija se në atë funksion, së bashku me autoritetin e karriges ministrore që merret me emërim, ai patjetër do t’i inkorporoj edhe vlerat e veta etike që i përmenda më sipër si personalitet.
Besoj se nuk u zhgënjeva nga kjo bindje. Sektori ministror i ministrit Hoxhaj, është dikasteri që ka treguar rezultate më pragmatike të mirëqeverisjesi.
Edhe tani kur plasi sherri me licencimin e universiteteve private,  mendoj se vendimi i tij duhet të jetë iniciativë e mirëfilltë dhe kaherë shqetësuese jo vetëm për qeverinë Thaçi dhe ministrin Hoxhaj si ekzekutor, por për gjithë që në Kosovë pretendojmë të kemi një arsimim më kualitativ dhe më dinjitoz, të ndërtuara mbi bazat e standardeve më të larta evropiane dhe botërore. Andaj, të gjithë ne, gjatë vlerësimit të kësaj situate aktuale, patjetër, në rend të parë, në tërësi duhet të jemi të çliruar prej patetizmit tonë karakteristik euforik, dhe t’i zbresim gjërat në pozicionin e një gjakftohtësie më racionale kolektive.
Me sa më kujtohet, vetë ministri i tanishëm Hoxhaj,  sa  qe deputet i PDK-së në Parlamentin e mëparshëm të Kosovës,  në një diskutim të tij,  popullarizoi atë batutë të famshme se, “në Kosovë, universitetet  private janë bërë si dyqanet e qebaptoreve”.
Edhe pse fizikisht si objekte moderne arkitekturale që ofronin kushte bashkëkohore të studimit, dyshimet në cilësinë e tyre të studimit, sa vinin e shtoheshin. Kështu që, në hovin më të madh të lindjeve, ato shpejtë u bënë shënjestra më të preferuara të kritikës mediale dhe të opinionit të gjer kosovar.
A nuk bënim pyetje të gjithë se deri kur ma kështu? Kurrë do t’i vije fundi kësaj maskarade...? E tani, kur dikush deshi të bënte një hap përpara dhe të vej rend  institucional në këtë drejtim, shumica  e këtyre kritikuesve të ashpër, sikur u shndërruan në humanistë dhe altruist të përbetuar, duke derdhur lot krokodili për rrezikun e humbjes së investimeve të  themeluesve të tyre dhe për fatin e mira të rinjve që kinse me këto reforma do të mbeten në rrugë. 
Gjithmonë, kur me qëllime të mirëfillta bëhet një analizë, ajo patjetër duhet të jetë edhe gjithëpërfshirëse. Pra, ta vështroj dukurinë e shtjellimit nga të dy anët e të kundërtave . Nga të dy ekstremet (“plusi” dhe “minusi”), tek të cilat, këtij procesi të natyrshëm në vazhdimësi si fërkim, nuk do t’i mungoj nxehtësia, dhe, nga ky proces, patjetër do të lindi produkti i ri dhe më i avancuar. 
Këto universitete private, tani thuaja problematike, ne si shoqëri - heshtazi i toleruam; si politikë - iniciatorët e tyre i motivuam që të investojnë në to;  si institucione të shtetit në formim -lejuam edhe zyrtarisht veprimtarinë e tyre duke i mashtruar me mira  të rinj të regjistrohen në to,  e, tani, pasi si çamçakëzit në gojë ju thithëm mirë ëmbëlsinë dhe aromën, me një dekret ministrie, i pështyjmë si të padëshiruara.
Kjo është ana tjetër që unë e quaj si fërkim i të kundërtave. Ndërsa, sa i përket arsyetimeve të natyrës: komerciale, morale, kualitative, humanitare...që i parashtron ajo si argumente kundërvënëse, e prodhojnë atë nxehtësi nga e cila patjetër duhet të lind produkti i ri dhe më i avancuar.  Kuptohet, me këtë gjendje të shkaktuar pa fajin e tyre, edhe kjo anë tjetër ka plotësisht të drejtë.
Dhe, nga e gjithë kjo rrëmujë e shkaktua me fajin tonë dikur, çfarë konstatimi duhet nxjerrë ne tani?
Thjesht, disa procese që patjetër duhet të ngjajnë në një shoqëri, ato në asnjë mënyrë dhe nga çfarëdo presioni që i bëhet, assesi nuk mund të pengohen.  Sipas kësaj teze, të gjithë ata që në lidhje me ashpërsimin e kritereve për licencim e tyre,  janë në anën e ministrit Hoxhaj, duhet trajtuar si “plusi”; ata që janë në anën e kundërt, si “minusi”, ndërsa polemikat që zhvillohen rreth fërkimit në mes tyre, si nxetësi nga e cila patjetër duhet të lindi produkti i ri dhe më i avancuar.
Nga një tentim i shtjellimit sa më racional “pro et contra” të  kësaj  teme aktuale, sikur po e përfundoj atë me disa botëkuptime irracionale që nuk na lënë asgjë të nxjerrim si përfundim parimor praktik.
Ashtu edhe është! Proceset natyrore që janë në vijim, pa marrë parasysh aktoret e tyre konkret në lojë, duhet të përmbushen patjetër. “Plusi”, “minusi”,  “fërkimi si proces” “nxehtësia”...produkti i ri dhe më i avancuar...të gjitha këto terme në irracionalen e problemit, janë nocione të ofrimit sa më të kapshëm të të kuptuarit logjik të saj.
Meqë,  principet e empirizmit racional kërkojnë: mundësin e matjes, përsëritjen, caktimin e sasisë, definimin e cilësisë... ato irracionale, fillimisht mbështeten në besimin e krijuar, e më pas në transformimin e këtij besimi në bindjen se diçka është ashtu sikur është, mu për këtë qëllim, këtë artikull ia fillova me besimin tim në personalitetin dhe aftësitë e ministrit Hoxhaj, i cili në punën e tij të gjertanishme edhe praktikisht ka treguar vetëm rezultate...
E, sa i përket bindjes, që  patjetër duhet të vije pas besimit, këtë, me kohë, do ta vlerësojmë të gjithë së bashku...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora