Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skënderbeu, heroi i popujve të Europës

| E premte, 26.06.2015, 08:14 PM |


Faktet se si Perëndimi e përdori si frymëzim lirie dhe shembull suksesi

Në fund të prillit 2015, gjatë miratimit të rezolutës për Shqipërinë, një deputet francez i Parlamentit Europian do të përmendte heroin tonë kombëtar. Të huajt vazhdojnë të na identifikojnë me Gjergj Kastriot Skënderbeun, edhe pse pas vdekjes dhe pushtimit të Arbërisë, ai më tepër u mbajt i gjallë përtej kufijve të vendit të vet. ABC STORY sjell faktet se si pas vdekjes së Skdnërebeut dhe rënies së kështjellave arbërore, për më tepër se 3 shekuj elitat e shteteve më të përparuar dhe më të mëdhenj të Europës e përdorën figurën e tij si frymëzim lirie dhe shembull suksesi për popujt e tyre.