Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Lamtumirë mik!

| E premte, 19.06.2015, 06:57 PM |


LAMTUMIRE MIK!

Nga Dibran Demaku

Ujevare e Niagares, kufiri natyror ne mes te Kanadase dhe ShBA-se, me e madhja e llojit te Planetit rrjedh pandal! Rrjedh ashtu sic rrjedh edhe vete jeta e njeriut.Turiste nga e tere bota rrjedhen e Ujevares se njohur e fiksojne ne mjetet e teknologjise me te re fotografike e vizuele qe ate bukuri te rralle natyrore ta marrin me vete ne cdo cep te Planetit!Ujevara e Niagares rrjedhe pandal dhe ne rrjedhen e vete sikur ngjane me Simfonite me te bukura e me te njohura te muzikes boterore!Simfonia e mrekullueshme e natyres rrjedh e rrjedh me nje persosmeri te rralle e te papare!Litaret e ujit tek leshohen ne kanionin me se tridhjete metra te thelle krijojne nje pamje magjike te paperseritshme!Turistet e shumte mundohen qe te ofrohen sa me shume dhe te shohin e te perjetojne bukurine magjike.Sterkalate e ujit i lagin, por atyre nuk u behet vone!Tek leshohen litaret e ujit drejt fundit te kanionit nen rrezet e diellit veror krijojne shume Ylber te mrekullueshem!Turistet vrapojne qe te kalojne nen harqet e ylbereve e mua per nje moment me kujtohen fjalet e plakave te vendit tim qe dikur thonin se nese njeriu kalon nen harkun e ylberit e nderron gjinine!Tek i shihja turistet e ndryshem nga e tere bota tek kalonin nen harqet e ylbreve te Ujevares se Niagares dhe asnjeri nga ata nuk e nderronte gjinine, sec me vinte nje qeshje per legjendat e dikurshme te gjysheve e nenave tona!Duke shikuar se si leshohej Uji iUjevares se njohur sec mu kujtua per ca momente Ujevara e Mirushes si dhe rrjedha e Drinit te  bardhe te vendit tim, te cilat edhepse ne permasa shume me te vogla se ajo e Niagares, megjithate per nga bukuria natyrore nuk mbeten prapa saj!Dhe tek perjetoj magjine e rralle te Niagares dhe enderroj magjine e Mirushes dhe Drinit te bardhe te vendit tim, nje telefonate e ardhur nga larg sikur me zgjon nga endrra!Dhe ashtu sic zgjohet njeriu nga gjumi nen zerin e thekshem te telefonit nen pritjen e lajmit sikur nen ethe ndjen nje lloj ftohtesie neper gjithe trupin e vet, cingerrima e telefonit te tim biri me solli nje ndjenje ftohtesie!Zeri i tij qe vinte nga larg sikur nderronte ngjyren e zakonshme te tonit te cilin e njihja!Pasi me pershendetime fjalet e zakonshme qe thuhen ne mes te prinderve dhe femijeve, dukeme kerkuar falje per nje lajm qe do te me jepte, me nje ze te dhimbshem  me tha:-"Babi nuk di a ke degjuar, por dje ka vdekur ai shoku yt i punes, ai xhaxhi Gani Xhafolli" dhe per ca caste heshti!Lajmi i ardhur nepermes te telefonit si dhe heshtja e krijuar per ca momente sikur me ngriu zemren!Ftohtesia e krijuar ne zemer sikur nuk me lejonte te nxirrja ze nga goja!lajmi sa ishte i dhembshem ishte i papritur!Andaj si cdo lajm i papritur qe te lepa fryme, ashtu edhe lajmi per ikjen e Mikut nga kjo bote edhe mua me la pa fryme!Para se une te thoja dicka, u degjua serish zeri i tim biri, i cili vinte nga larg dhe ngjante sikur vinte nge nje bote tjeter!Apo mua me ngjante si i tille nga dhembja per Mikun!-"Babi, ngushellime per Mikun!"-u degjua serish zeri i tim biri.Nuk di nese i thash dicka tim biri, por sic dukej ai nga heshtja ime sikur e kishte kuptuar gjendjen time ne te cilen ndodhesha ne ato momente, andaj ai, pra im bir, pasi me kishte thene edhe disa fjale qe tek une kishin ardhur si te paartikuluara, me kishte thene se do te me telefononte me vone!Sinjali qe vinte ne veshin tim pas mbylljes se telefonit qekishte bere im bir nga kontinenti Europian, sikur me shurdhonte veshet!Ne ato momente sec me ishte kujtuar nje varg qe kisha shkruar ne nje shkrim te me hereshem dhe i cili thoshte:-"Kur je larg e kur jam larg vershon loti ne cdo varg!"Dhe fill pastaj  me kishin vershuar lotet per ikjen e Mikut tim-Gani Xhafollit!Ime shoqe qe tere kohen kishte heshtur, kur kishte pare vershimin e loteve te mije duke mengushelluar me kishte shtrenguar doren dhe me kishte mbeshtetur qe te mos rrezohesha nga lajmi i hidhur!Lotet rridhnin edhe me dhe leshiheshin tatpjete faqeve te mija ashtu leshoheshin tatpjete kanionit litaret e ujit te Ujevares se Niagares!Tashme edhe uji i Ujervares se Niagares me ishte shnderruar i teri ne lote!Dhe derisa shikoja lotet e ujit te Ujeveres se Niagares, ne perfytyrim me vinin edhe lotet qe mund te nxirrnin ne ato momente Ujevara e Mirushes dhe rrjedha e Drinit te Bardhe, atje ne vendlindje , per ikjen nga kjo bote te mikut, te shkrimtarit e te poetit-Gani Xhafollit!

Lamtumire Mik!...