E premte, 29.03.2024, 08:42 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Qazim Shehu: Netët korçare të poezisë

E premte, 19.06.2015, 07:18 PM


NETËT KORÇARE TË POEZISË SI SFIDË NDAJ MONOTONISË LETRARE

NGA QAZIM SHEHU

Netët korçare të poezisë përbëjnë tashmë një traditë të pasur, shoqëruar me botime të shumta. Ato,  zakonisht , mbahen në qershor pa respektuar një datë të caktuar po këtë muaj data gjashtë dhe tetë u bë djep që përkundi këtë festë poetike..Po t`i hedhësh një sy viteve , ato pasurohen dhe krijojnë një reliev vlerash me emra poetësh të shquar shqiptarë dhe të huaj dhe , njëherit,  fitojnë një gravitet tërheqës edhe për poetët e rinj dhe amatorët e poezisë.

Kjo e sjell vetiu atë nderim dhe respekt për Bashkinë e Korçë që bëhet donatorja e këtij aktiviteti, për poetin Skënder Rusi , një zë i fortë lirik i poezisë së re shqipe i cili ideon dhe projekton mbarëvajtjen letrare;për poetët dhe shkrimtarët e klubit” Bota e re”me Ali Bregun, të cilët i japin një frymëmarrje këtij evenimenti letrar.Jeta letrare në Shqipëri është e kapërthyer nga interesa të caktuara, nga prirje të ndryshme , ajo nuk e ka përkujdesjen institucionale,  as mirëkuptimin e lexuesit sa duhet.Shkrimtarët dhe poetët edhe pse shkruajnë,  botojnë libra, ende nuk po e marrin zërin e përgjigjes për vlerat e tyre.Edhe pse jetojmë në botën e komunikimit masiv, të shpejtë direkt dhe lehtësisht të mundshëm në aspektin e shpejtësisë kohore,  këtë komunikim e ngadalëson indiferenca , apatia , rendja pas lavdive dhe këndelljeve të çastit, ndaj edhe Netët Korçare të Poezisë bëhen,  natyrishëm  nje pikë e rëndësishme referuese se çfarë mund të bëhet për risjelljen e një formatimi të tjetërsojtë letrar.Së pari,  ato na sjellin një komunikim të gjallë midis poetëve, gjë e cila e mundëson diçka që nuk mund ta bëjë kurrë bota virtuale internetike.

Netë Korçare të Poezisë bëhen forume të shpalosjes dhe të verifikimit të vlerave të fjalës poetike, bëhen një nxitje e natyrshme e të menduarit aktiv se çfarë mund të arrihet në të ardhmen.Dhe këtu e vlen të rimerret për theksim se meritën e kanë protagonistët e këtij evenimenti siç janë Bashkia e Korçës, Skënder Rusi dhe gjithë forcat krijuese të Korçës, Korça vetë si qytet i thellësive vertikale kulturore që , dashur pa dashur,  ta imponon këtë.Ky rikthesim duhet rimarrë për të kuptuar idenë se në trevat shqiptare , përveç Gjakovës,  Shkupit, Tetovës, Kërçovë ku vepron Xhelal Ademi, poet,  askund nuk organizohet një takim i tillë kaq i rregullt,  i vijueshëm çdo vit, si në Korçë.Dhe të organizosh një festival poetik kaq të rregullt vijues, të pandërprerë,  jo vetëm që krijon një traditë që premton për vijueshmëri, po edhe sjell çdo vit prurje të reja, ndihmon në fluksin e zgjerimit të ideve të reja,  nxit dhe ndërvepron në krijimin e shembëlltyrave të gjalla dhe ndez intonacione poetike të fjalës.

Ndërsa mbërrij në Korçë është vapë dhe mendoj ta pi një birrë, kur rastësia më hedh sytë tek poetët Arjan Kallco dhe poeti i ri Enea Ruçi.Ulem me ta.Vijojmë fjalën drejt poezisë , drejt veprimtarisë së pritshme.Drejt Orës pesë mbasdite në hotelin Kristal, majë një kodre bleroshe, pikërisht,  atëhere kur pas një fjale përshëndetëse të Skënder Rusit do hapen tapat e shmpanjës.Hapja e tapave me atë brofin karakteristik sjell një farë gongu për poezinë.Fjala patetike e Skënder Rust do sjellë një atmosferë të ngrohtë.Leximi i poezisë që ndodh nga poetët do e rrisë këtë atmosferë.Poetët kanë të drejtë të lexojnë poezinë e tyre,  ashtu siç dijnë,  siç munden , gjithnjë në kërkim të një intonacioni sa më të sjellë të përshtatjes me një ambient që e kërkon këtë.Tek ne , në një farë mënyre,  kanë humbur leximet publike,  sepse publiku është coptuar në tavoline kafenesh,  i thithur në privaci, në lexime facebooku , në punë dhe halle të shumta nuk e thirr atë që quhet e pëbashkët në një ballafaqim autentik.Netët Korçare të Poezisë kanë një timbër që,  akustika e të cilit përcillet në ndjesitë e blerta të kodrave të Moravës,  të atyre rrugicave me plloça guri,  të monumenteve që rrinë heshtur poshtë blirëve aromatikë,  të atyre poetëve korçarë dhe shkrimtarëve të Korçës që veprat e tyre i kanë shkruar në këtë qytet të mrekullueshëm.I tillë është edhe Kristaq Turtulli, autor romanesh dhe novelash i cili jeton në Kanada,  Rajmonda Moisiu një poete dhe publiciste   e mirë, që jeton në SHBA,  të cilët kanë ardhë enkas në këtë takim;siç ndodh me Natasha Lakon , poete e njohur që rrëmben të drejtën për mbjelljen e pemës tradicionale , ritual emblematik i këtij aktiviteti, apo regjizorin dhe aktorin Mevlan Shanaj, dashamirës i poezisë dhe artist.Korça ka një dimenon historik që lidhet me emigrimin, po brenda kësaj përmase nuk mund të rrish pakuptuar atë lidhje që qëndron midis të ikurve dhe qytetit nëpër kohë.Është një lidhje që gjen shpjegim në shpirtin mohues ndaj ikjes , ndërsa kupton se sa mirë i ka bërë qytetit kjo, jo vetëm si një e drejtë për të kuptuar idenë e kërkimit të jetës,  po edhe si një prirje instiktive për të mos braktisur ngjyrat e tij.Por le të kthehemi tek poezia e cila na mbledh në Korçë.Dhe jo vetëm ajo.

Poezia , sidomos ajo lirike i shkon Korçës, e,  jo më kot,  nga kjo trevë ka dalë një lirik i madh si Dritëro Agolli,  për tu pasuar me Koçi Petritin,  Skënder Rusin, Ylber Merdanin, Bashkim Gjozën e sa e sa të tjerë.Kjo lirikë merr dimesionin e një shpirti historik përzier me magjinë e qytetit dhe të fushës së pamatë,  në analizë të fundit,  ajo dhe serenatat korçare gjenden gjithnjë në hapësirën e fluturimit të imazheve të befta dhe aq të ngrohta.Poezia lirike sjell gjithnjë një intonacion të njohur dhe të panjohur interceptimi.Ditë e nesërme si një ditë që shënon grafikun e saj përmes bashkimit poetik nis me mbjelljen e pemës dhe tubimin në sallën e bibliotekës “Thimi Mitko”.Tema :ç`bëhet sot me botimin e antologjive si shkon dhe sillet përzgjedhja e poezisë, kush e përzgjedh.Dhe një aktivitet i tillë ka antologjitë e veta.Sillen shembuj nga Demir Gjergji,  Sheriff Bali, Natasha Lako, Xhel Tosku, Alfred Ziu, Skënder Demolli, etj.Debati letrar gjithnjë fiton nota të reja thelluese duke shprehur shqetësimin e poetëve për botimin e paktë të antologjive,  për përzgjedhjen arbitrare të poetëve ose për mungesën e selektimit të drejtë.Shqetësim mbetet kritika letrare,  mungesa e saj, mungesa e përvijimit dhe relievimit të vlerave.Po si mund të krijohet një reliev vlerash sot në kohën e globalizmit dhe rrafshimit kulturologjik dhe kërcënimit  të tyre nga erërat e ndryshme të konsumizmit të shpejtë?Shqetësimi i poetëve është i drejtë po edhe përgjigja mungon.Koha e sotme i ka sjellë disa mekanizma të përzgjidhjes që mungojnë pa na pyetur ne.Poeti shqetësohet për mungesën e leximit , për humbjen e lexuesit ,  për shkrimin e shumtë të poezisë , po në fund,  kush e ka fajin, a nuk e kanë vetë poetët?

Njhen sot poetë që shkruajnë dhjetra vëllime dhe sillet si kundërpeshë Lasgushi me dy vëllime dhe Mjeda me një.Historia e letërsisë botërore njeh poetë që kanë mbetur të tillë me një poezi.Pyetjet që ngrihen në debate të lira,  miqësore e sjellin një nevojë për zgjerim të tyre dhe thellim të analizës kur është fjala për të kuptuar drejt misionin e poezisë dhe të kuptuarit e saj si cilsësi.Sot pak a shumë mungon debati letrar edhe nga katedrat universitare edhe nga emra të njohur,  klanizmi dhe rendja drejt lavdërimeve të pamerituara e shtron në tavolinën e ftesës së pamerituar një racion vetëkënaqësie.Atmosfera e ndërkëmbimeve të mendimeve vazhdon edhe në rrugë, në pedonalen e famshme,  aty,  ku një kullë e re ngrihet lart dhe një shatërvan spërkat këmbet e saj me rrënjë në idetë e dikujt që e ka ngulur këtu.Qëndroj pak tek kjo pedonale para Monumentit të Luftëtarit Kombëtar.Qëndroj e qëndroj, si i gjallë rri para meje dhe më kujtohet historia,  Odise Paskali, gjeniu skulptor.Bliret sikur aromojnë më mirë para vështrimit të tij trimëror dhe njerëzor.Duket si i gjallë dhe unë nuk kam të ngopur ta shikoj këtë kryevepër.Korça është qytet i historisë së atdheut, bastion i shqiptarizmës,  siç e quan Kadare.Thellësinë e historisë ajo e ka hapur me një vështrim të fuqishëm identitar dhe kuluror prej nga ka shpërther fontanën e së ardmes.Dhe të thuash Korçë,  sikur ke thënë kulturë dhe arsim,  sikur vetiu i ke thirrë këto dy emërtesa në shpalimin e tyre më të mundshëm…Por le të kthehemi tek poezia.Korça ështqë qyteti, treva që ka nxjerrë lirikë të fuqishëm, në këtë pikëpamje duket se lirika ka lindur vetëm në Korçë edhe pse nuk është kështu.Një shetitje nëpër rrugët e saj të cilat shtrihen të heshtura nën blirë, një shkuarje grupe- grupe te Birra Korça,  diskutime, takime,  biseda, njohje, rinjohje,  shkëmbime librash dhe debate  midis poetësh,  përbën atë tharm të këtij aktiviteti që do kulmojë me çastin final:në një nga sallat e hoelit Kristal poetët do presin radhën për të lexuar poezitë e tyre.Poezia është tregues i frymëzimit dhe fuqisë vetanake artistike,  po edhe përgjegjësi ndaj fjalës.

Lexojnë, Skënder Rusi, Ylber Merdani, Riza Çato,  Enea Ruçi, Sherif Bali, Vasil Bozo, Natasha Lako, Xhelal Tosku, Vasil Dede, Vasil Tabaku,  Eduart Konica, stërnip i Faik Konicës, Sofie Zguri etj etj.Duket se recitimet e tyre, vargjet e zgjedhura me kujdes krijojnë atë gjendje pezullie shpirtërore që ta krijon një atmosferë eterike plot ëmbëlsi të paqtë e të lumtur.Rrallë si në Korçë, në Netët e Poezisë Korçare krijohet kjo, larg çdo zyrtarizmi të shtirur, larg çpo imponimi apo deshifrimeve të qëndrimeve të fshehura.Sinqeritet të tillë e krijojnë poetët në Korçë.Dhe në fund çmimet.Vlerësohen me çmime, Riza Çato, Vasil Dede, Vasil Tabaku, Kristaq Turtulli, Qazim Shehu, poetesha maqedonase Sofi Aleksandër Eduart Konica, Alfred Maloholli.Pastaj muzikë, recitime dhe muzikë si në një amfiteatër antik ku fjala dhe tingulli herë shkëputen e herë bashkohen për të marrë fuqi.Këtu arti e fiton karakterin sinkretik në mënyrë mahnitëse edhe pse ai synon notimin modern të mbërritje në rrjedha të reja të shprehjes artistike…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora