Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Himni blu

| E enjte, 18.06.2015, 07:02 PM |


Rrustem Geci

 

H I M N I   B L U - poezi nga libri , "Heroika"

 

Ç´është ky flamur i huaj

në direkun e shtëpisë

mos r r o t a e historisë

që mua më duhet ta bart

 

Ç´është ky flamur i huaj

në direkun e shtëpisë

i kujtoj të vrarët e mi

të vrarët nëpër mërgime

 

Ç´është ky flamur i huaj

që unë duhet ta bart

për hir të një kontrate

që ta kem një adresë

 

Ç´është ky flamur i huaj

me h i m n e pa tekst

është një gjysëm fitore

për të vazhduar në fitore

 

 

KRYENGRITËSI

 

Haptazi ia dorëzova veten

Luftës për liri të Kosovës

kjo ndodhi në vitin 1999

kur unë isha njëzet vjeç

 

Vullnetar shkova në luftë

bleva vet veshjen e çizme

nëna më dha jelek, qorape

UÇK-ja armët dhe detyrat

 

Ditën kur u nisa në luftë

të gjithë më përqafuan

babi qau me lot gëzimi

unë isha vëlla me 7 motra

 

Liria s´ blihet, po fitohet

këtë ma kish mësuar babi

në luftë s´vritën të gjithë

me luftë unë mbeta gjallë

 

 

S T U H I A

 

A ka faj shqiptari

kur atë e bastisin

kur atë e arrestojnë

pse do të jetë i lirë

 

A ka faj shqiptari

Pse gjakun e tij të

trupit ia fal atdheut

Kosovës për l i r i

 

A ka faj shqiptari

Pse qëllon armikun

Kur çështja ngecën

Nëpër zyra të huaja

 

A ka faj shqiptari

Pyesin shqiptarët

Të rënët e luftës

gjaku i dhënë lirisë

 

 

BISEDË ME PUBLIKUN

 

Përroi që  s´di  ta  gjej  lumin

dhe lumi që  s´ di ta gjej detin

i ngjan ecjes së ujit pa këpucë

Në tërë këtë duknajë të vogël

fjalët    kot  i   rrokullisim

anëve e nëpër shpatijet  tona

Në këtë bisedë  me publikun

me miqtë e mi të përditshëm

ngarkesa është tepër e rëndë

për t´u ngjitur    përpjetave

Rrustem Geci - Dortmund, 2015