Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: E rende qenka ikja

| E enjte, 18.06.2015, 06:52 PM |


Dibran Demaku

 

E RENDE QENKA IKJA

(Gani Xhafollit)

 

Mbremje kanadeze me drita e ngjyra

dhembjen sec e ndeze ne zemra e fytyra

lajmi shperthen i hidhur i rende sa vete Planeti

ne ndjenjen e ndrydhur sot na la Poeti.

 

Duke shkruar vargun dridhet dhe vete dora

pikelluar eshte simboli-loton metafora

Vere moj e uruar qe e pjek dhe fikun

ne endrren e gurezuar pse na e morer mikun?

 

Sonte Ujevare e madhe per nje cast ndali rrjedhen

sonte muzes poetike dikush ia mbylli deren

pertej Ujit te madh,larg oh sa larg

ne vend te trendafilit e dergoj kete varg!

 

Eu,Gani Xhafolli e rende qenka ikja

tek te kujton miku,tek te kujton mikja

dhe loti i

femijes rrjedh pa ndal ne faqe

Fjala jote do jetoje-Ti prehu ne paqe!...

 

Ujevare e Niageres, kufiri ne mes te Kanadase e SHBA-se,

17.06.2015