E shtune, 25.09.2021, 06:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Mustafë Rugova: Ti besojmë vetes e vatanit

E enjte, 18.06.2015, 07:11 PM


Mustafë Rugova

TI BESOJME VETES E VATANIT

 

-KJO ESHTE LUTJA IME NE KETE MUAJ TE RAMAZANIT-

 

Shqiptarë:

O ju v'llaznitë e mi të gjuhes e të gjakut

Ne që i mbijetuam gjithqysh vitet e  shekujt

Ti lëm mënjanë perrallat e gjyshes e të plakut

E të mos ndegjojmë gjindët dhe sojin e dreqit!

 

Pash njat Zot e pash Tokë e Qiell

Mos të bahemi  te mjerë e idhujtarë

E ta duani me shume Turqine  e Arabine

Se sa te bekuemin  tonë  Djepin Shqiptar.

 

Mosni, mosni  e mos të bahem budallë

(me u kapë per lesh e per shkum deti)

Vet Zoti plot bindje na fali shqiptarë

Të mbushemi njeherë mend, a ta haj dreqi!

 

Bashkë túa kthejme shpinden bidateve te huaja

(e ta begatojme traditen tone pash Perendine)

Ç'na duhen zakonet , perrallat e hallehuajat

Kur kemi tonat që na e rritin lavdinë.

 

Per fund per respekt e per fjalen e art

ndiqeni At Irakli Pyllin, njat zemerbardhë:

"Unë besoj ne Zot, ne Abetare dhe ne Komb.

Keto jane, Ati, Biri dhe Shpirti i shejte".

 

-Per ZemraShqiptare, nga Hollanda, mesqershori 2015-



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora