E marte, 20.10.2020, 09:39 AM (GMT+1)

Aktualitet

Myslimanë të Llapushnikut kundër varrezave katolike

E enjte, 18.06.2015, 08:30 PM


Myslimanë të Llapushnikut kundër varrezave dhe kishës katolike në këtë fshat [video]

Banorët e fshatit Llapushnik të Drenasit po e kundërshtojnë projektin që një parcelë prej 2 hektarë e gjysmë të shërbejë për varreza katolike e ku në të ardhmen mund të ndërtohet një kishë, raporton KTV.

Një gjë të tillë po e kundërshtojnë banorët e besimit mysliman të fshatit Llapushnik.

Këshilltari komunal në Drenas, nga radhët e PDK-së, Bujar Thaçi, pohon se komuna mori vendim të jashtëligjshëm pa e marrë pëlqimin e këshilltarëve të tjerë në kuvend.

Zëdhënësi i Komunës së Drenasit, Bekim Dobra, thotë se i kanë ndjekur të gjitha procedurat ligjore pasi që toka ka qenë nën menaxhimin e AKP-së dhe me kërkesë të komunës së Drenasit ajo është shpronësuar.

Don Fatmir Koliqi, nga Ipeshkvia e Kosovës, nëpërmjet telefonit ka konfirmuar se ajo hapësirë do të shfrytëzohet për varreza të komunitetit katolik nga Llapushniku dhe nuk përjashtohet mundësia që aty të ndërtohet edhe kisha për nevoja të komunitetit.

Llapushniku ka gjithsej 5 mijë banorë, ndërsa pas vitit 2000 rreth 20 familje janë konvertuar nga myslimanë në katolikë.

Teksti: KOHA.NET

VIDEO: GAZETAEXPRESS.COM



Protesta ne Llapushnik by GazetaExpressTV



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora