E marte, 23.04.2024, 09:27 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Non Stop!

E enjte, 18.06.2015, 08:06 PM


NON STOP !

HAPNI  DOSJET !

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

Nga Fritz RADOVANI

HAPNI DOSJET ! ASNJË LËSHIM! BASHKIMI EUROPJAN NUK ASHT ANDERR!

?Shtator 1990: “Ramiz Alia ishte në sesionin e OKB-së por takon ministrin e jashtëm të B. S., pasi më 30 korrik kishte firmosur një marrëveshje të normalizimit të marrëdhenieve, pasi kishte kundërshtuar marrëdheniet me SHBA. Antoni Athanas e priste ne Boston. Jashtë protestonin shqiptarët kundër diktatorit komunist. Alia përgjigjej:”Qentë le të lehin, karvani shkon përpara” (Marrë nga “R. Alia engjelli apo djalli i tranzicionit” R. Papa, Liria, tetor 1, 1990).

?“Dhjetor 1990: Ramiz Alia: “Ne kemi thënë që teza e jonë ka qenë, deri tani, në kongrese dhe nëpër mbledhje që ne pranojmë pluralizëm mendimi por nuk pranojmë pluralizëm partiak. Kupton, që edhe pranojmë vetëm këto lloje subjektesh politike qe kemi edhe sot...”

?”Dritëro Agolli dhe Gramoz Ruçi kanë mbrojtur idenë e mos lejimit të pluralizmit, fjalë për fjalë nuk mund ta riprodhoj por kjo ishte esenca. Ndërkohë me histeri ka rreshti i parë është çuar Rita Marko, i cili ishte kundër pluralizmit ashtu si edhe Nexhmije Hoxha.

?Nexhmije Hoxha: “Esenca e dekllaratës do ishte ajo që keni thënë juve dhe që i keni dekllaruar edhe Peres Dekuelarit, që Shqipëria duhet pranuar kështu siç është. Kjo duhet jetë esenca e dekllaratës, pastaj se çfare presionesh do na bëjnë, se ka presione te karakerit për të drejta humanitare, por ka edhe presione të karakterit politik që janë te mprehta, persa i përket çështjes delikate të pluralizmit, unë mendoj se ne duhet të mbetemi të patundur, sipas vendimeve të plenumit KQ dhe dekllaratave të prera të shokut Ramiz, se pranimi i partive të tjera do ishte përçarje e unitetit që eshtë problem jetik... Do thotë të dorëzoh çelsat e pushtetit popullor...”

?Duket qartë se Alia nuk donte të lëshonte. Pra, Uashingtoni, ushtronte presion, por Alia ishte i shtërnguar mes Nexhmijes dhe Uashingtonit. Pse thirrej Nexhmija në mbledhjet e Byrosë? Vallë, a drejtonte ajo, si mëkëmbësja e Hoxhës? A ishte Ramiz Alia manekini klloun i rradhës? Alia, duke afruar Xhelil Gjonin, jepte mesazhin, se dontë dorën e fortë, por ngaqë Gjoni ishte nga Dibra, ai kënaqte edhe Nexhmije Xhunglinin, por merrte me të mirë edhe klanin Kapo, sepse Gjoni ishte kunati i H. Kapos, mbase njeriut më të zi, pas Hoxhës te diktatura shqiptare.

?“Kemi shkuar për gjithë natën në Dajt. Nga shtëpia e Hoxhës kemi ngarkuar për gjithë natën, një makinë të madhe IFA, me dokumenta. Ishin shumë dhe na rrinin në kokë, madje, ajo, edhe na bërtiste. Ishte në panik. Të egër ishin edhe eprorët tanë. Kemi shkuar në Dajt, dhe me revolver të koka na kanë detyruar të digjnin çdo gjë.”

?R. Alia: “Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjisaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes... Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet të jemi të përgatitur në të dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të luftës së armatosur... Pasuria e tyre na përket neve,sepse ne e bëmë...”

?25 VJET: Kriminelët, tradhëtarët, vrasësit, torturuesit, mashtruesit, hajdutët, të korruptuemit, gënjeshtarët, dhunuesit, magallomanët, llomi i shoqnisë sonë, imoralët, karrieristët agjentë..rrugaçë e vagabonda, egoistët injorantë të etshëm per pushtet dhe kolltuk diktatorial... janë në drejtimin e Shtetit “Ringjallja komuniste” në Shqipni!

?E paimagjinueshme! Europa flenë, Amerika rrenë, Ballkani zien mbrendë...

?Kush nuk siguron HAPJEN E DOSJEVE, pranon “Ringjalljen komuniste”!!

?Kam nenvizue disa nga emnat naltë që besoj ju sjellin mjaft kujtime të idhta!

?Demokracia e vërtetë nuk mund të vendoset kurrë në Shqipni nga një elitë komuniste!

?Elita e sotme drejtuese asht vazhdimsi e porosive të Nexhmije Hoxhës e Ramiz Alisë.

Shteti i mbajtun me forcë nga elita e korruptueme e bijve të komunistëve kriminelë, ka shkatrrue pushtetin gjyqsor, legjislativin dhe ekzekutivin që nuk ishte kurrë pushtet.

?Sistemi i qeverisjes së sotme nuk asht as demokraci, as tranzicion as post – komunist.

Ai asht sistem puro komunist me një korrupsion gjigand, që mbahet me pabesi dhe krimin e organizuem nga sigurimi i shtetit, ashtusi në qeverisjen e Hoxhës e Alisë.

?Në vitin 1990 kur në Shqipni plasën demostratat në Shkoder dhe Kavajë, kur nga Don Simon Jubani shtetit komunist ju imponue Liria e Fesë dhe pluralizmi politik, atëherë kur Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna të Shqipnisë, organizoi grevat dhe rrëzuemjen e monumentit diktatorit gjakatar Enver Hoxha, dhe menjëherë filloi fushata e zgjedhjeve per Kuvendin Popullor... Europa dhe Amerika nuk duhet të lejonin rrebelet e Vlonës me shkatrrue gjithshka në Shqipni që kishte fillue me hy në rrugen demokratike, po me realizue kerkesen thëmelore të Popullit Shqiptar: “E duam Shqipninë si gjithë Europa!”

?Atëherë kur të gjithë Shqiptarët pa dallim Feje dhe krahine, i sollën sytë nga Europa e Bashkueme dhe NATO, atëherë kur Presidentët Amerikanë Reagan e Xhorxh Bush, adhuroheshin nga Populli Shqiptar, tradhëtarët komunistë e inkuadrojnë Shqipninë me 2 Dhjetor 1992 në “Konferencen Islamike”... E megjithate, Vatikani vendosi mardhanje diplomatike me “Shqipërinë ateiste”...Edhe pse Kushtetuta vazhdonte ajo e vitit 1975.

?Pushtetarët tanë kishin primare regresin politik dhe jo ecjen perpara, rrugë e cila edhe sot vazhdohet në kundershtim me të gjitha perpjekjet e bame nga dy Figurat e Mëdha Botnore në favorin e Shtetit Shqiptar, nga Papa Gjon Pali II dhe Nana Tereze, të cilët, nuk kanë lanë asnjë Veper Atdhetare dhe Fetare në favorin e Shqipnisë Kastriotit, pa realizue me dëshiren ma të madhe Njerzore dhe Paqësore, edhe pse Shqipnia ynë, sot kishte një Popullsi Muslimane disa herë ma të madhe se Kristjane ase Katolike.

?Kjo politikë e njohun nga Shqiptarët që në “Revolucionin Kulturor të 1967”, vazhdohet nga një elitë fanatikësh anadollakë që kryesohej nga Ramiz Alia e pasuesit e tij, që edhe pse kanë marrë tituj e grada shkencore, vazhdojnë porositë e tij per vorfnimin e Popullit dhe mbajtjen e pushtetit me mjetet ma të imponume të sigurimit të shtetit, i cili kudo dhe kurdo, vemendjen e ka tek bizneset dhe shperdorimet per pasunim personal.

?Nga elita e vjeter dhe trashigimtarët e tyne, Shqiptarët vetem pengojnë vetveten me hapë Dyertë e Europës së Bashkueme, të garantueme me pikpamjet antidemokratike.

?Rruga e vetme e mundshme per një dalje nga situata asht angazhimi i elementit të rij, i cili ka perfundue shkollat Perëndimore dhe mund ta bajnë të prekshem vizionin e Tyne të pikpamjeve Demokratike, në sherbim t’ Atdheut. Këtu, vendimtar, asht qendrimi i premë i Drejtësisë kunder korrupsionit dhe zhdukja nga fjalori i fjalës “tolerancë”, per të gjithë ata pushtetarë që shperdorojnë besimin e Popullit dhe voten e Tij.

?Fillimi i kësaj rruge duhet të jenë zgjedhjet nder Bashkitë e Republikës Shqiptare!

?Elementi i Rij konsiderohet i aftë dhe i pranueshem nga vetë Populli Shqiptar, vetem atëherë, kur garantohet pastertia e figurës me HAPJEN E DOSJEVE !



(Vota: 18 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora