E enjte, 25.04.2024, 01:55 PM (GMT+1)

Mendime

Letër publike nga shkrimtari Shefqet Dibrani

E premte, 25.07.2008, 07:59 PM


Shefqet Dibrani
I dashur Gëzim Marku,

Uroj të jeni mirë Ju dhe familja jote. Unë të njoha vetëm përmes kësaj faqe interneti dhe u ngazëlleva nga puna jote, nga kujdesi yt, nga entuziazmi për të bërë një tribunë ku mund të debatojnë krijuesit, gazetarët dhe intelektualët e shumtë. Po ashtu më pat lënë përshtypje edhe koncepti politik. Deri në një masë i pranueshëm dhe përkonte me të gjitha angazhimet e mia të deritanishme.

Kohëve të fundit kam hasur në një varg përplasjesh që nuk shkojnë në të mirë të askujt dhe duke qenë i sigurt se jeni implikuar pa pasur asnjë faj ju kam shkruar, kam ndarë dhembjen me ty dhe kam shprehë gatishmërinë time për të ushtruar ndikimin tim që sadopak kjo plagë le të mbyllet.

Unë nuk jam gjykatës të ndaj drejtësi por jam intelektual që mund të të luti ty siç e kam lutur edhe z. Flori Bruqi që të heq dorë nga këto përplasje. Unë të kam lutur në rrugë private dhe nuk dua të të lëndoj as publikisht, por dua të të lus si mik, si vëlla dhe si një djalë i ri që për hatrin e kësaj Lutje të Zotit ti shlyesh të gjitha ato letra që shprehin mllefe, urrejtje dhe inate. Unë nuk dua të dal në mbrojtje të askujt, pra as të Floriut, unë nuk dua të armiqësohem as me ty dhe as me dikend tjetër, sepse i kam hequr në lëkuren time shpifjet, fyerjet dhe trillimet pa pasur asnjë njollë. Pastaj ua shton këtyre ato mundime që mi qoi Zoti dhe askujt nuk ju kam hakmarrë, kam shkruar poezi dhe i kam skalitur dhembjet personale që janë të tejdukshme dhe të publikuara në libra dhe te „Zemrashqiptare“, por miku im ti a mund ta bësh këtë të hiqesh dorë nga inatet dhe nga përplasjet që askujt më shumë se ty, dhe kësaj faqe të bukur të internetit nuk do ti bëjë dëm.

Unë jam për një „higjienë“ prandaj po të luti ashtu siç i luste edhe Anton Çetta njerëzit për t’u pajtua. Unë nuk po kërkoj të përqafoheni por po kërkoj që të ulën gjakrat. As Anton Çetta nuk ka bërë e as e ka kërkuar fajtorin, ai ua ka mëkuar plagën edhe dorërasit edhe atij që duhej të shtrinte dorën dhe të falte. Prandaj po të lus nëse je i lënduar fal, se falja nuk të ulë, nuk të zhburrnon, përkundrazi vetëm të forcon.

Gëzim Marku, po ta citoj emrin, mos e bëj këtë gjë për mua por bëje për gjithë ata emra shkrimtarësh dhe intelektualësh që i ke radhitur me aq kujdes. Fal buzëqeshje Gëzim Marku he burrë, dhe ktheje frymën e dashurisë dhe mirësjelljes për vete dhe miqtë e ftuar në Konakun tënd. Hiç dorë të lutem nga kjo gjë se lëndon secilin intelektual, prandaj shtrija dorën paqes dhe mirësjelljes e jo asaj të shëmtuarës se Kombi Ynë mjaftë është shëmtuar.

Ka rrugë e mënyra të tjera ku mund të qohet drejtësia në vend, jo kështu me forma publike e aq më pak nga Konaku yt, nga Oda jote themi ne në Kosovë. O Gëzim Marku, në këtë konak ti i ke ftuar këta burra të Kombit, këta shkrimtar, e vet i ke radhitur me mund e sakrifica. Mendo pak he burrë dhe më thuaj mua në cilin Odë Burrash janë lejuar konfliktet e këtyre përmasave në mes trimave (lexo poetëve), edhe pse ka ndodhur  në një Konak të takohen dy armiq të përbetuar, as i Zoti Konakut pra në këtë rast Ti, e as të ftuarit nuk kanë bërë sehir, e aq më pak është lejuar të qiten gaca në barutin e terur për eksplodim!?.

“Zemrashqiptare” është konaku YT, Ti je i Zoti i tij, dhe ty të takon ta shtrish dorën, përkatësisht t'i fshish të gjitha pa asnjë hezitim.  Në këtë konflikt  përmasash çoroditëse ty Gëzim Marku të takon që jo për mua por  për hir të atyre personaliteteve që i ke prezantuar në këtë Dritare Kulturore - Informative t’ua mbrosh dinjitetin.

Unë nuk kam asnjë mundësi e fuqi tjetër të bëjë. Unë mund të të luti ashtu siç jam duke të lutur  sepse nuk po ndjehem mirë. Unë nuk mund të rri indiferent kur janë poezitë dhe shkrimet e mia në atë faqe ku kërkohet linçim publik, ku kërkohet heqja e kokave të njeri tjetrit, dhe ato koka janë poetësh.

I dashur Gëzim Marku unë ndihem i dëshpëruar dhe madje i fyer nga kjo mos përfillje. Unë nuk dita çfarë të bëjë tjetër vetëm të të thërras edhe publikisht që për hatrin e gjithë asaj plejade krijuesish që i ke prezantuar të mos shndërrohen në lojë, për hatrin e familjes sate dhe për hatrin e ardhmërisë sate hiqi të gjitha ato shkrime denigruese nga „Zemra shqiptare“. Hape dritaren e së bukurës, e së ardhmes e pajtimit dhe dashurisë mes njëri – tjetrit!

St. Gallen, 24 korrik 2008.

Me nderime!

Shefqet Dibrani / Zvicër
E-Mail:
shefqet.dibrani@bluewin.ch 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora