Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Dasma kob- roman nga Faslli Canaj

| E merkure, 17.06.2015, 06:17 PM |


Dasma kob- roman  nga Faslli Canaj

(ese)

Nga Përparim Hysi

Sapo e mbarova romanin e Faslli Canajt "Dasma kob" dhe kam shumë shkaqe pse duhet të shkruaj për të. Në vija të "trasha", ngjarjet në roman e kanë pikënisjen nga ajo e premte  e 17 dhjetorit 1981, kur ndodhi "vetvrasja" e kryemnistrit të asaj kohe, Mehmet Shehu. Po ta shihni me kjudes, fjalën "vetvrasje" unë e kam futur në thonjëza dhe e kam bërë qëllimisht: ndoshta  jam i vetmi (epo kjo thënie:i vetmi, të merret pakëz hipotetike), që besoj më shumë në vrasjen se sa në vetvrasje të tij. Mos kujtoni se kam ndonjë hobi a dobësi të veçantë për Mehmet Shehun. Në vizionin tim, ka qenë më punëtori  i asaj qeverie partiake, por, në të njëjtën kohë,sa i zoti qe,aq i egër dhe ajo që nuk i falet fare këtij njeriu "vetvrasës" qe se dashuronte shumë veten dhe kishte një narcizim të kulluar që thyhej e bëhej cifla-cifla para atij, tjetrit, që ai,Mehmet  Shehu,siç deklaronte vet:" ... se ku vë këmbët Ai, ai vinte kokën e tij". Ky, tjetri, i hëngri kokën. Ç'po shkruaj, nuk ka nevojë as të shfletosh arshivat dhe as të bësh anketa a plebishite. Dikur në gazetën e partisë,"Zëri i popullit", veç tjerash, kish një rubrikë të veçantë nënë okelion:"... pohojnë me gojën e tyre". Pra dhe gjithë fabula e romanit "Dasma kob" merret me ç'ndodh pas kësaj "vetvrasjeje".

*     *    *

Para se të  tregoj arsyen pse Faslli Canaj e bën objekt të romanit të tij këtë"vetvrasje" dhe pasojat pas saj, më lejoni të bëj një digresion në kohë që i bën  pak karshillëk  temës së ketij romani.

Në shekullin XIX-të, perandoria Austro-Hungareze ka patur një ministër të brendshëm sa të egër, aq dhe të ditur.E kam fjalën për  Meternih. Ky, Meternihu, ka thënë diku" Kur merr të ftohur Franca, teshtin tërë Evropa!". Natyrisht,  analogjitë jo gjithmonë përkojnë me realitetin, por tek lexoj "Dasma kob", them që kështu ka ndodhur. "Vetvrasja" e kryeministrit shqiptar.Mehmet Shehu, e ftohu  "trupin e shëndoshë të blogut" ( a ju kujtohen shokët e byrosë, futurkrahun njëri- tjetrit dhe pozonin si një  trup i vetëm para nesh?!!!) dhe,pse mori ftomë blogu, teshtima u ndje deri poshtë. Teshtima nuk qe as hipoetitke dhe as metaforë. Qe një urugan që u lëshua mbi gjithë krahinën e Mallakastrës nga  qe dhe kryeministri.

Faslli Canaj jo vetëm është nga Mallakastra, por në këto vite, kur zhvillohen ngjarjet në këtë roman, ka qenë mësues.  E ka parë me sytë e tij të gjithë rrebeshin e zi që, për fat të keq, sakatoi jo vetëm individë të pafajshëm, por dhe familjet e tyre me kuç e me maç. Tek lexon "Dasma kob", ti si lexues, merr si në pëllëmbë të dorës ca të vërteta tronditëse sa rrënqethesh. E sa për ata që kanë të fiksuar në mendjet e tyre atë pamfletin famëkeq të atij,Tjetrit "Tablo sinoptike  për kryagjentin..." e blla-blla, sa lexojnë romanin, fitojnë një frymëmarrje tjetër. Unë jam një nga ata, padyshim. Ky,romani i Faslliut, është "tabloja sinoptike" ku ngjarjet dalin çipllak siç kanë qenë me të vërtetë. Para se t'u referohem ca personazheve në roman, ajo që të bie në sy tek Faslliu, është një fakt që duhet lakuar: përmjet gojës së personazheve bjerret gjithë ai vel prej legjende e kryeministrit: "... na harroi; nuk e ktheu njëherë kokën nga ne; për të bëhej copë dhe vinte kokën tek këmbë e tij... e mund të vazhdoja dhe me pasazhe të tjera.

*     *     *

Autori nuk ka shkruar me  apriori. Si bashkëvendas i atyre trevave, lupës së tij vëzhguese nuk i ka  shpëtuar as varfëria e zonës dhe as "vrasjes" së traditave e dokeve. Në roman "vritet" ceremoniali i vdekjes,përmjet atij "porcioni mitk" të 100gramkafe; të disakg mish për dasëm dhe më tej, për radhën për një shishe qumësht. Të gjitha këto,sado pak kalimthi, por bëjnë aktualitetin e  asaj kohe që quhej e"bukur" nën udhëheqjen e partisë.

Vritet apo "vetvritet" kryeministri  që për 27 vjet drejtoi qeverinë dhe,sa jepet lajmi"flesh" vazhdohet me muzikë popullore. Natyrisht, që çdo njeri me dy fije mend, di të nuhasë se diçka nuk shkon në këtë mes. Por ishte një kohë kur për një fjalëgoje shkoje drejt e në hapsanë. Megjithatë, ftoma mbi "trupin e blogut" mori tatëpjetën dhe teshtima ra  tërsëllitëse jo vetëm mbi krahinën, por mbi të gjithë ata që ishin të lidhur qoftë dhe që nga koha e luftës me kryeministrin "poliagjent".

Mobilizohen agjentë të rinj e të vjetër, dega e brendshme dhe në të gjitha këto"drama të trilluara", në kokë si regjisore:partia. Partia në rreth dhe në rajon. Do goditeshin bashëshokët e tij të luftës dhe, si "rroftë sebepi", në "dhëmbëzat e gjakosur" të kësaj rrotëze alla mesjetë, u "fabrikuan" dhe armiq të rinj, viktima të një mendësie provinciale, të një sekretareje të parë; të një të"dyti" që shkallët një nga një i ngjiti, dhe për ta bërë sa më të plotë këtë tablo kaq tragjike, kontribuojnë me një egërsi përverse, një sekretar i parë rajoni dhe një i dytë (ardhur nga "kllasa" punëtore).

*      *    *

Për të gjithë ata që kanë qenë bashkohës, këto që ndodhin në romanin e Faslli  Canajt, nuk janë çudira që të çudisin. Stomaku ynë nuk vuante nga mideja nga këto goditje mbi"armiq" që i zbulonte partia. Kur them partia, nënkuptohej Enveri. Mandej, "Enverët" e vegjël  për të rritur karizmën e tyre, si shenjt të rremë e perversë bënin reprazalje, andej, poshtë. Pa  besuar se zmadhoj, po kur shihje dëbimet  e familjeve en bloc, nuk kishe si të mos kujtoheshin pogromet. Se, me të vërtetë, sa dallonin ato nga pogromet.

Terrori që u ushtrua mu në qendër të Mallakstrës, Ballsh, dhe në periferi të Ballshit qe më shumë se tramundanë. Qe si Nata e 18 Brymerit. Në nuk u pushkatuan, u vranë moralisht dhjetra familje të ndershme e të lidhura me luftën. Dikush arrsetohet tek bënte dasëm, një tjetër publikisht dhe, siç e kish bërë zakon partia: me goditje të përqëndruar!!! Këto pasazhe dramatike janë trajtuar me një vërtetësi historike dhe pa e "ntrashur" penën.

Duke qenë vrojutes i hollë i këtij realiteti të kobshëm, me penën  e tij, autori ka bërë portretin moral dhe fizik të gjithë asaj lukunie partiake që gjakon përmjet sekretares së parë, të dytë, kryetarit të degës së brendshme, sekretarit të parë të rajonit dhe  të atij që kish ardhur nga"kllasa" punëtore.

*     *     *

Pse u ndala për romanin e Faslli Canajt? Se njoh si viktimat që u nëpërkëmbën padrejtësisht dhe, ca më shumë, njoh persekutorët e tyre të drejtpërdrejtë. Sekretaren e parë të rrethit, kur zhvillohen ngjarjet në roman, unë, si të thuash,e kam pritur në krah. Kur isha mësues në fshatin më të largët të Fierit, kjo erdhi si stazhiere nga Instituti Bujqësor dhe,si jabanxhinj, ndanim "hallet" me njëri-tjetrin. I kam dhënë me duarët e mia xinxife (mëlqinja u thonë në Myzeqe,hide në  Shqipërinë e mseme, kimça në veri) dhe, ku ta dija,se një ditë ajo do qe në kupolë. Ia ka zografisur mirë portretin dhe,sa për atë, sekretarin e dytë, këtë e kam patur inspektor kur qeshë mësues në Mallakastër. Ngjitja e tij, si me kolpo, në pirmaidën e partisë dhe të shtetit,e bëri dhe më përverse seç qe, figurën e tij. Qe sadist dhe mjerë ata që  e kanë provuar perversitetin gati mazoskin të tij. Edhe rajonalët (dy primatët e partisë në rajon) i kam njohur. Sekretari i parë qe nga ata,burrecër, që, tek ngrinte zërin, donte të shtonte dhe ca cimetro mbi shtatin e tij prej xhuxhi. Tjetri, ai nga "kllasa" punëtore, ndodhi i befasuar kur e ngritën në detyrë: bile e atashuan si kandidat të KQ dhe dukej sikur zënë qiellin me dorë. Ky, i fundit, më çuditi. Karriera të prishë dhe,siç u ngrit,"krahët prej dylli" të këtij Ikari u thanë dhe e pësoi: pagoi "doganën" dhe për të tjerët.

*    *    *

Kisha shumë për të shkruar për këtë roman ku më dolën shumë të njohur. NJëherë thashë: po i ka thënë Faslliu të tëra. Mirëpo, ja se ç'më ndodhi. Tek u bie rrugëve të Tiranës kryq e tërthor, befas pashë një nga ata,të Faslliut. Ishte as më pak dhe as më shumë ishsekretari i parë i rajonit. Ashtu i shkurtër,me sy të kuq si prej sarhoshi dhe, për çudi, ky partiak që të vinte mu para bankos së drejtësisë, për moraliin e partisë, kish dalë të bënte pazar me pantollona të shkurtëra. I kalova tek hunda dhe as më njohu. Për pak, dessh i thirra me atë nofkën që ia ka vënë Faslliu: milori rudë! Sa i shkon. Desh i thashë:- Ç'kemi, milori rudë? E kemi të fortë partinë a jo? Dhe tek e mbyll, i them Faslli Canajt: " Ke bërë një roman që ia vlen. Krahas atyre njerëzve që u morën në qafë, krejt kot, ua ke çjerrë maskën këtyre partiakëve, njërin prej të cilve, fare rastësisht e pashë sot. Ti e ke quajtur milor rudë. E di si ishte: si karçinë që kish zënë purtha. Kurrë nuk është vonë për të paguar ato ç'ke bërë.