E premte, 29.03.2024, 04:38 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Xhevahir Cirongu: Përkujtohet Koloneli Tomsom

E merkure, 17.06.2015, 05:58 PM


Përkujtohet Koloneli hollandez Tomsom

Nga Xhevahir Cirongu

Klubi i Artit dhe Kulturës SIGAL, në bashkpunim me shoqatën ‘’Miqt e Tomsonit’’ organizuan më datën 15 qërshor 2015 një aktivitet të larmishëm përkujtimor për nder të 101 vjetorit të vdekjes së kolonelit Hollandez Tomson. Atë mbasdite, pjesëmarrësit ishin të shumtë, e midis tyre merrte pjesë edhe ambasadorja e Hollandës në Shqipëri znj. Dewi Van de Weerd.

Pjesëmarrësit e aktivitetit i përshëndeti znj. Mimoza Mele, drejtoreshë e klubit SIGAL  të qytetit bregdetar të Durrësit. Midis të tjerave, ajo vuri theksin për kontributin që dhanë oficerët e Misionit Ushtarak Holandez për mbrojtjen e teritoreve shqiptare gjatë viteve 1913- 1914. Me interes e vëmendje u ndoq nga të pranishmit edhe fjala e ngrohtë e ambasadores hungareze në shqipëri znj. Devvi Van De Weerd.

Oficerët e Misionit Ushtarak Holandezë janë nderuar me medalje ushtarake nga Ministria e Mbrojtjes me mativacionin: ‘’Për kontribut të shquar në organizimin dhe komandimin e repareve ushtarake dhe trimërinë e treguar për mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe vendosjen e autoritetit shtetror në vitet 1913- 1914’’. Dhe ata nuk janë pak, por 18 oficerë, e midis tyre edhe Koloneli Lodevijk W. J. K. Tomson, oficer këmbësorie.

Në këtë aktivitet përkujtimor u promovua edhe libri me titull : ‘’ Kolonel Tomson- Misioni Holandez ‘’ të autorit Fluturak Gërmenji.

Shumëkush, që e morën fjalën nga ajo foltore atë mbasdite përkujtimore, ngritën edhe një herë lartë figurën e e Kolonel Tomson. Ata përgëzuan edhe autorin e librit z. Fluturak Gërmenji, sepse libri mbart me vete dëshmi historike e dokumenta të asaj periudhe, e lexuesi do njihet më nga afër me historinë e atyre viteve të shkuara, por që tingëllojnë fuqishëm me aktualitetin e vërtetësisë historike edhe në ditët e sotme. Fluturak Gërmenji, shkrimtar dhe studiues, ka lindur më 21 nëntor 1948 në Tiranë. Ai ka mbaruar Shkollën Ushtarake ‘’Skënderbej’’ , Fakultetin e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Tiranë. Eshtë autor i disa librave, dhe libri  më i fundit që sjell para lexuesit tonë është ‘’Misioni Ushtarak Holandez – Kolonel Tomson’’.

Në këtë veprimtari kushtuar kolonelit Holandez Tomson, ishte organizuar edhe takimi muziko – letrar për nder të 101 vjetorit të tij. Pjesëmarrësit e aktivitetit dhe amasadorja holandeze znj. Dewi Van De Weerd vendosën kurora me lule te busti i kolonel Tomson.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora