E shtune, 24.10.2020, 04:08 PM (GMT+1)

Aktualitet

Gjonaj: Kolë Zagreda sjell 10.000 $ në Kumanovë

E merkure, 17.06.2015, 07:34 PM


Kolë Zagreda sjell 10.000 dollarë ndihmë në Kumanovë

Nga Gjekë Gjonaj

Mërgimtarët nga  fshati Reç  dhe Qurkaj të Komunës së Ulqinit , Kolë Zagreda  dhe  Azem Zeka më 9 qershor 2015  vizituan Lagjen e Trimave  në Kumanovë, ku  forcat policore maqedonase  më datë 9 dhe 1o maj të këtij viti brenda 28 orësh zmbrapsën një grup të armatosur. Ai me këtë rast solli 10.ooo dollarë të cilët i ka  grumbulluar   vullnetarisht bashkë me disa shokë të tij bashkatdhetarë bamirës  në Nju-Jork. Ata me këtë  vepër konkrete treguan dhe dëshmuan anën humanitare dhe shpirtin fisnik e bujar.

“ Pas shumë  skemave  trishtuese, tronditëse e të tmerrshme   që pamë  dhe lexuam  në media  dhe  deklaratave  rrënqethëse të familjarëve  të Kumanovës, që  humbën më të afërmit e tyre, që gjenden në burgjet e Maqedonisë, dhe të atyre që mbetën pa shtëpi dhe u shpërngulën tek familjarët dhe miqtë, kam marrë iniciativë, që së bashku me disa  shokë të mi fisnik     japim kontributin tonë modest, duke u solidarizuar me  nevojat, hallet dhe shqetësimet e   vëllezërve tanë, me familjet e dëmtuara shqiptare në Lagjen e Trimave në qytetin e Kumanovës”, thotë Zagreda dhe apelon tek njerëzit vullnetmirë dhe shoqatat  bamirëse  e humanitare t’i ndihmojnë shqiptarët e Kumanovës për të   tejkaluar atë tmerr dhe ato monstra që i përjetuan.

Zagreda  gjatë kësaj vizite njëditore Lagjes së Trimave në Kumanovë u takua me përfaëqsuesit e kësaj lagjeje, të cilët e njoftuan me  pasojat e rënda dhe tragjike  të këtij aksioni policor në  këtë qytet   dhe e falënderuan për ndihmën e dhënë vullnetare.

“ Ajo çka pashë në Kumanovë është  shumë e dhimbshme dhe shokuese. Shtëpi të djegura, të bëra shkrumb, kulla të rrënuara, të shkatërruara, të dëmtuara, që të çojnë mallin e kullave të Jasharajve në Prekaz të Kosovës. Ajo që  në fokus të veçantë vërejtëm edhe nga rrëfimet e njerëzve ishte diskriminimi që i bëhej popullit shqiptarë të Kumanovës karshi popullit maqedon. Shqiptarët me të cilët biseduam  edhe përkundër të gjitha traumave që përjetuan  flisnin me plot krenari e buzëqeshje për hallet e tyre të bindur se nuk ka forcë policore e cila do t’i shpërngulë ata nga  qyteti i tyre Kumanova dhe se do të vazhdojnë ti ruajnë vatrat e tyre stërgjyshore dhe traditën e lashtë shqiptare.”, pohon Zagreda. Ai shprehet  i bindur se dëmet materiale edhe  mund të kompensohen, por jo dëmet shpirtërore dhe besimi i thyer dhe i humbur i kumanovarëve ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të këtij shteti.




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora