Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dhimitër Pojanaku: Gurabija e Mihallaqkës

| E merkure, 17.06.2015, 07:11 PM |


Dhimitër Pojanaku

 

Gurabija e Mihallaqkës

(sonet  satirë)

 

Mihallaqkë, Mihallaqkë,

Gojëhidhura farmaqkë,

Çfarë e bëre gurabinë

Që ta dha cjapi me dhinë?

 

Se nuk ish thjesht gurabi,

Po ta vunë si hajmali,

Të largonte djall` e zi,

Bubuzhelin plot shëmti.

 

Pse se hëngre, Mihallaqkë,

Mihallaqkë, zullumqarkë.

E thërmove Mihallaqkë,

 

Me sheqer të gurabisë,

Ngjall akrepkat e shtëpisë.

Turtull-o , moj turtullaqkë,

 

Që kërthi,  ke qënë farmaqkë!