| E merkure, 17.06.2015, 07:11 PM |
Dhimitër Pojanaku
Gurabija e Mihallaqkës
(sonet satirë)
Mihallaqkë, Mihallaqkë,
Gojëhidhura farmaqkë,
Çfarë e bëre gurabinë
Që ta dha cjapi me dhinë?
Se nuk ish thjesht gurabi,
Të largonte djall` e zi,
Bubuzhelin plot shëmti.
Pse se hëngre, Mihallaqkë,
Mihallaqkë, zullumqarkë.
E thërmove Mihallaqkë,
Me sheqer të gurabisë,
Ngjall akrepkat e shtëpisë.
Turtull-o , moj turtullaqkë,
Që kërthi, ke qënë farmaqkë!