Nexhmiu
Nga Shahin Ibrahimi
Disa ditë
më parë një kanal televiziv i njohur Italian dha një dokumentar interesant
rreth fillimit të proçeseve demokratike në vëndin tonë. Më tërhoqi shumë ai
dekumentar. Ndonëse kisha një punë në duar e lashë atë dhe nisa ta ndjek me
shumë vëmëndje. Më bënë të lëshoj një psherëtimë të thellë planet që i
kushtoheshin dy eksodeve massive të viteve 91-92. Spikeri fliste por në mëndjen
time rrotulloheshin pa pushim turmat e refugjatëve, që iknin nga sytë këmbët
për një jetë më të mirë. Në vazhdim kishte edhe filmime rreth trazirave të
popullit tonë mbas falimentimit të Firmave piramidale, shpërbërjen e Shtetit
mbas hapjeve së depove të armatimit. Me thënë të drejtën nuk më erdhi mirë kur
i pashë, këto veprime të bëra jo nga individë por nga grupe njerzish. Ndaj i
bëj pyetje vetes: - Gjitha problemet që lindin në jetën e përditshme, dhe
pakënaqësitë që na dhurojnë administrat, apo në sjelljet me njëri tjetrin, ne
duhet ti zgjidhim me dhunë apo me ligj. Dhe a është ligji i barabartë në parim
për të gjithë, dhe të vlerëson për të të dhënë të drejtën që të takon?
Sigurisht që jo! Shpesh dëgjojmë në jetën e përditshme sjellje jo të mira në
familje, midis shokëve, miqsh apo ndaj
të panjohurve. Këto grindje me njëri tjtrin janë me fjalë acaruese, fyese dhe
bëhen në çdo lloj ambjentesh shoqërore, pa menduar përshtypjet që lënë tek të
tjerët, dhe në veçanti tek brezi i ri, që duhet ta edukojmë. Si e kemi
trashëguar ne si popull edukatën qytetare në breza dhe a jemi të ndërgjegjshëm
se sot ne po i ruajmë burrërinë dhe besën. Disa veprime që bëjnë individët në
kohën e sotme vlejn për të dëshiruar, por dhe shoqëria i ushqen ata me
indiferentizëm. Problematikat e konfortimit të njerzve sot janë nga më të
ndryshme, që nga zbatimi i ligjeve dhe rregulloreve deri tek respekti që kemi
ne si popull për njëri tjetrin. Përgjigjen më të mirë për këtë ma dha dhe një
njoftim prej gjashtë rreshtash botuar në kronikën e zezë të një gazette të
pamvarur. U tmerrova dhe zura të dridhem sikur të më kishin futur në një enë me
ujë të akullt. Ishin njohur me njëri tjetrin që në fëmini dy shokë dhe punuan
bashkë në një brigatë në ndërmarje bujqësore {fermë} në rini. Njëri ishte
shatmadh dhe i qetë ndërsa tjetri i keq dhe i rrëmbyer. Kushtet ekonomike nuk i
lejuan të vazhdonte shkollën. Muratit bursa nuk i doli megjithëse klasën e tetë
e mbaroi me nota të mira, ndërsa Nexhmiu nuk i kishte qejf librat. Murati
vazhdoi shkollën e mesme të përgjithshme natën dhe kur shkoi ushtar e la në
vitin e fundit, të cilën e mbaroi mbas ushtrisë. Punuan bashkë afërsisht dy
vjet, se Murati filloj punë në një nga ndërmarjt e qytetit të vogël, kurse Nexhmiu kur mbushi tetëmbëdhjetë vjeç vazhdoi
kursin e shoferave dhe mori patentën e shoferit. Mbanin shoqërinë dhe rrinin
shpesh bashkë duke e njohur më mirë njëri tjetrin për moshën që kishin. Por
jeta vazhdonte për ta duke vazhduar të respektonin njëri tjetrin, megjithëse
siç e thash ishin tipa të kundërt. Në bisedat që bënin shpesh tregonin
karakteret e tyre, por asnjëherë midis tyre nuk pati qejf mbetje. Fillimi i
demokracisë i gjeti të martuar dhe me fëmijë. Nexhmiu kur u shpërbë ndërmarja
bujqësore jetonte në fshat dhe mori një copë tokë, një lopë dhe makinën që
punonte. Nuk mori pjesë nga afër në proçeset demokratike dhe rrëmujat që u
bënë, por punonte dhe jetonte mirë. Makina e tij ishte ende në gjëndje të mirë
dhe punonte duke ju ardhur në ndihmë fshatarëve nëpërmjet transportit të
prodhimeve bujqësore për në qytet. Murati vazhdonte në uzinë ndërsa e shoqja
ishte mësuese në fillore. Sa herë që takoheshin do gjenin një copë kohë të pinin
ndonjë kafe me raki, por Nexhmiu disa herë e kalonte masën, se ja tërhiqte
vetja një çikë rakinë. Gjëndja e mirë ekonomike dhe makina e ndihmonin të bënte
një jetë më të shfrenuar. Në vitn 1997 ai ishte ndër të parët në rrëmuja dhe
shpesh në makinën e tij mbante armë. Lëviste orar pa orar me njerëz të dyshimtë
dhe të urryer. Shumë herë i bënë dhe kontroll në makinë për armën, por ai dinte
si ta fshihte. Koha filloi të ndryshonte shumë gjëra në jetën e njerëzve. Shumë
e shumë ndërmarje u mbyllën duke flakur punëtorët rrugëve, çmimet u rritën,
papunësia nxorri rrugëve gjithë rininë dhe mes tyre shumë familjarë. Kështu që
varfëria filloj të ulej këmbëkryq kudo. Murati u mendua mirë dhe i dha karar të
provonte fatin e tij në kurbet dhe kështu bëri. Në qershor të vitit 1995 mori
rrugët e kurbetit dhe përfundoi në Athinë mbas dhjetë ditësh rrugëtimi në
këmbë. U mbështet tek disa të njohur që e rregulluan në punë dhe shtëpi.
Qëndroi gjatë pa ardhur në shtëpi se nuk kish dekumenta. E shoqja të paktën
punonte dhe rriste djalin e vetëm. Ajo kishte pranë dhe mbështetej tek
prindërit e tij. Në vitin 2002 mbas shtatë vjetësh qëndrimi në emigracion ai u
kthye. I kishte ecur mbarë dhe solli lekë. Në fillim meremetoi shtëpinë dhe
mori një dyqan me qira dhe filloi të punonte. Nuk kishte punë shumë, por
jetonte me të dhe rrogën e të shoqes. Bënte dhe ndere, por gjithmonë e kursente
lekun për ditë të vështira. Nexhmiut makina filloi ti vjetërsohej dhe pjesët e
këmbimit për të gjëndeshin vështirë. Mbas një difekti në motor ai e shiti në
varreza, me çëmim shumë të ulët. Ngeli ngushtë ekonomikisht se dhe punës në
bujqësi nuk ja thoshte, se ishte dembel. Pijen alkolike e kishte shtuar dhe
gati ishte bërë i pa dëshirueshëm për shumë të njohur. Por skamja e frenoi atë
dhe nuk e degradoi aq shumë në shoqëri. Dilte më rrallë në qytet dhe ju
shmangej shumë miqve dhe shokëve, se ata të dyshimtët ju vranë në një pritë.
Bënte një jetë familjare me probleme sidomos kur vinte i pirë. Vajza që ishte
fëmija e parë u rrit shpejt dhe pasi mbaroi shkollën e mesme kish nisur të
hedhte shtat duke rënë në sy. E ëma mundohej ta edukonte dhe ta mbante pranë si
fëmijë, por ekonomia ju ra shumë shpejt, dhe nuk ju a plotësonin dot më nevojat
fëmijëve. Vajza zu të dilte shpesh në qytet gjoja të takohej me shoqet e
shkollës dhe ngandonjëherë vinte vonë nga qyteti, vetëm apo me ndonjë shoqe me
makina të rastit. Një ditë marsi të vitit 2005 ajo u vesh si zakonisht, i
kërkoj ndonjë lekë së ëmës, e cila nuk i dha se s`kishte, dhe doli duke qarë
nga shtëpia. Doli për mos tu kthyer në shtëpi për një kohë të gjatë. Ata e
pritën si zakonisht por ajo nuk u kthye. Të nesërmen pyetën disa shoqe të saj,
por ato nuk dinin asgjë. Në fillim u bënë merak për vonesën, më vonë i zuri
frika, dhe mankthi zuri tja shtërngoi shpirtin. E ëma kujtoi lotët e së bijës
për lekët që sja dha atë ditë, dhe i ngeli mëndja aty. Ku e dinte nëna e gjora
se e bija qau, jo pse si dha lekë ajo, por se do ta mirrte malli më vonë për
të. Ku se kërkuan vajzën, por më kot, ajo ishte zhdukur pa gjurmë. E qanë për
së gjalli. Mbas disa javësh ajo mori të ëmën në telefon nga Italia. Ndër të
tjera e lajmëroi që ishte martuar me një djalë nga Fieri dhe banonte në veri,
në një qytet të vogël pranë Milanos. E ëma edhe u gëzua por edhe u merakos.
Vrapoi tja thoshte të shoqit këtë lajm. E çtë thoshte Nexhmiu atë çast. Vdekjen
e priste por ti largohej vajza nga shtëpia, dhe aq më tepër të martohej kaq pa
pritur më një të panjohur, nuk e mendonte kurrë. Tani ai nuk dilte shpesh por
shkonte me lopë në fushë se i ishin bërë dy me qumësht. Para dite shkonte shiste qumështin në
qytet, dhe vinte shpejt në shtëpi. Mbas
katër muajsh ajo i dërgon edhe disa lireta të jatit me një familjar nga qyteti.
I thotë në telefon emrin e tij që të shkonte ti mirrte. Nexhi i mori ata lekë.
I mbante në xhepin e këmishës me frikë se mos ja mirrte njeri, se si i dukeshin
ata lekë të së bijës. Brënda vitit ajo i solli disa herë lekë dhe ai filloi si
më pare avazin, por rrinte nëpër klube dhe e shtoi pijen më shumë. Ndonjëherë
kthehej edhe nga Murati, por thjesht sa për forcë zakoni. Mbas dy vjetësh e ca
ai mendoi të shkonte tek vajza në Milano, për ta parë dhe për tu njohur me
dhëndërin. Bisedoi me të shoqen, të cilën e brente meraku për të bijën, por
meqë lekët e biletës kushtonin, më në fund vendosën të shkonte vetëm ai. Një të
shtune mbas dite ai merr të shoqen dhe shkon tek shoku i hershëm Murat. Pinë
kafetë, kthyen dhe nga një dopio dhe kur do ndaheshin ai i kërkon një sasi
lekësh mbasi i duheshin për të marrë vizën dhe biletën. Murati e pa i habitur
dhe nuk u ndie mirë. Atij i erdhi e papritur dhe i ra si bombë, kjo kërkesë,
sepse Nexhmiu shpërdoronte pa kriter lekët kohët e fundit. Megjithatë ja dha
sasinë e lekëve që i duheshin. Nexhmiu i tha dhe afërsisht se kur do kthehej
nga Italia dhe do ja sillte huan që po i mirrte. Brënda javës ai e sajoi vizën
dhe shkoi tek e bija. Kishte prerë biletë në linjën Tiranë-Bergamo. Sa zbriti
atje e priste e bija me një djalë që u prezantua si shok i saj. Shkuan në
shtëpi ku banonte ajo. Një hyrje e zakonshme me dhomë e guzhinë pa salltanete, vetëm me orenditë e
domosdoshme. E bija dhe shoku i saj e pritën mirë dhe gëzushëm. Të nesërmen
ishte e diel. E shëtitën në qytetin e vogël ku baninte dhe kur hynë në një kafe
ai porositi kafe dhe dopio raki, gjë që si pëlqeu as vajzës as shoqëruesit të
saj. Të nesërmen ajo iku në punë dhe Nexhi kur u ngrit gjën mbi tavolinën e
dhomës një sasi të hollash për kafe. Ajo erdhi vonë nga puna. E kam pak larg
punën iu justifikua ajo të atit. Vajti menjëherë për të bërë dush, por më parë
nxori nga gjiri një shuk kartmonedhash. I ata i vuri re me bisht të syrit, por
s`kuptoj asgjë. Kjo gjë përsëritej ditë për ditë. Nexhmiu filloj të mërzitej
vetëm dhe filloi të shfrynte vetminë e tij. Vajza i propozon për punë diku aty afër
në ndërtim. Ai pranoi dhe për dy ditë filloi punë. Me që ishte ngushtë i gjeti
një dhomë me qira pak larg saj dhe Nexhi rrinte atje. Filloi dhe për të jeta e
beqarit të vetmuar. Ai qëndroi atje afërsisht tre muaj, por nuk u takua më me
atë djalin që e pandehte për dhëndërr. E bija e justifikonte se gjoja ai
punonte larg dhe vinte shumë vonë. Nexhmiu mundohej të lexonte përtej fytyrës
së të bijës. Ajo në vetvete bënte jetë të shthurur, ishte prishur shumë në
fytyrë dhe vuante shpirtërisht. Nexhi punonte shumë për moshën e tij. Donte
edhe të justifikonte veten, për të rinovuar vizën të qëndronte në Itali. Disa
ditë para se të ikte takoj të bijën. E pa më të vrenjtur dhe më të lodhur se
herët e tjera, dhe në fytyrë seç kishte një të nxirë. Ajo i tha që qe gërvishur
pa dashje në punë një ditë. Por i ati nuk e përtypi lehtë këtë justifikim. Bëri
çbëri dhe mori nga firma ku punonte një garanci pune për ta patur më të lehtë
marrjen e vizës për tu rikthyer në Itali. Kur erdhi në Shqipëri takoi miq e shokë dhe nisi të krekosej si
gjel deti. E harroi Muratin, as nuk vajti ta takonte. Diku e pa nja dy herë
shkarazi dhe bëri sikur nuk e pa. Një nënqeshje tinzare i lodronte nën buzë. Su
vonua shumë dhe mori vizë një vjeçare. Si bëri nja dy gostira me miqtë e tij më
të vjetër, mbas pak ditësh qëndrimi në shtëpi, u nis si kapadai dhe shkoi
përsërii atje. Punë filloi përsëri atje ku ishte, shtëpi kishte, por filloi të
pinte më shumë dhe zuri shoqëri të re më të shfrenuar dhe të pa punë. Shumë
herë i vardiseshin atij për të kaluar kohën dhe për tu ushqyer nga ai. Mbas
pesë muajsh vajza e ndihmoi dhe bleu një makinë që të shkonte në punë. Ajo nga
ana e saj vazhdonte të bënte një jetë të rrugës. Nexhi e kishte parë nja dy
herë të shoqëruar me ca fytyra të këqia, por aq i bënte. Për të kish rëndësi
paraja. Me makinën e tij filloi të lëvizte natën me njerëz të ndryshëm, që nuk
e dinte kush ishin dhe me se merreshin. Një ditë kur po ikte në punë policia e
ndaloi dhe ja kontrolloi makinën, me që si gjetën gjë e lanë të lirë. Ai nuk po
e kuptonte se e përdornin për punë të këqia, se shpesh i ipnin shuma të mëdha
për rrugën që bënte në shërbim të tyre. Erdhi dhe dy herë të tjera në Shqipëri
pranë familjes brënda vitit, por nuk u bë i gjallë për shokun, as ta takonte, e
jo më ti kthente huan. Vishej me rroba të shtrënjta italiane. E bija i dërgonte
nënës para nga kurbeti, dhe i ati nuk nguronte tja përmëndëte emrin, sa herë që
ulej tavolinave të rakisë. Murati kish nisur të ndihej keq. E ndjentee
që ish shoku i tij i dikurshëm e kish mashtruar keq. Po çtë bënte? Nexhua bleu edhe
shtëpi në një lagje të Durrsit. Ai vinte dhe ikte dhe dukej se e kishte harruar
fare. Herë herë shkonte edhe si shofer taksie. Një ditë i dhanë të kryente një
porosi të çonte një çantë sporti në një qytet tjetër. E mori me mënd se atje do
kish lëndë narkotike, dhe kur kaloi
pranë një makine policie ndjeu të rrënqethura dhe frikë. U takua me personin që
e priste dhe i dha çantën, por u betua që nuk do mirrej më me kësoj punësh.
Mbas një qëndrimi prej dy vjet e gjysëm në Itali e shkurtuan nga puna. Kërkoi
punë kudo por nuk gjeti. Një ditë në një udhëkryq shikon vajzën e tij të veshur
ndryshe. Ai e kuptoi se ç`punë bënte vajza kur e pa ashtu, me minifund në një
vënd të shkretë, në rrugë dhe ……. Ndaloi makinën dhe u acarua me të. E bija
edhe sja vari. U largua nga e bija i vrarë shpirtërish por dhe i pafuqishëm që
të tregonte unin e prindit tek ajo. Kohët e fundit ajo e kishte lënë në harresë
të atin, dhe takohej rrallë. Mendoi gjatë për vajzën dhe iu dhimbs. Pse mori
jeta e saj atë rrugë, por pa marrë mbi vete përgjegjësitë e tij si prind. Ai
ishte fajtori që fati i vajzës qe i tillë. Asnjëherë në jetën e saj vajza nuk
pati ngrohtësinë e tij, kurrë se kishte pyetur atë, qoftë për mësimet apo për
ndonjë kërkesë të saj. E takoi përsëri të bijën dhe bisedoi me të, më shtruar
se si do i shkonte fati i saj. Po ajo i tha të atit
se dashuronte një Italian dhe së shpejti do të martohej me të, sepse kohët e
fundit ishte ndarë nga i shoqi. Nexhmiu nuk i mori si të vërteta fjalët e saja,
por sërish nuk i tha gjë asaj. Ndjenja e njeriut të vogël kish triumfuar edhe
mbi zemrën e tij si prid. Tani gjetkë i rrihte zemra atij. Kishte grumbulluar
një sasi të mirë lekësh dhe vazhdonte të fitonte ende mirë. Koha e vizës po i
mbaronte, pa punë ishte, fuqitë po e linin ndaj, vendosi të vinte në Shqipëri
dhe të jetonte këtu me të shoqen dhe djalin. Koha kaloi shpejt se ditët ishin
të numëruara. Erdhi në shtëpi me një makinë të madhe ku solli disa orendi
shtëpijake që mund ti shiste. Shumë shpejt doli në sipërfaqe se nuk e harroi
pijen dhe takonte shpesh shokët e vjetër. Murati vazhdonte të jetonte me ato
pak para që fitonte nga dyqani, djalin e kishte në shkollë të lartë për mësues.
Një ditë ai u ndesh me Nexhin, ishte një takim i befasishëm për të. Nexhua për
një çast u zu ngushtë, por si mjeshtër që ishte stampoi në fytyrë një
buzëqeshje të shtirur. E përqafoi si i përmallur dhe e ftoi për një kafe. Por
Murati nuk pranoi me preteksin se sa e kishte pirë. Si të duashi i tha Nexhua,
duke fshirë nga xhaketa një njollë salcë kosi që i kishte mbetur, që nuk e kam
harruar nderin që më ke bërë, do të takohemi tani afër. Muratit sikur ja zuri
njeri gojën me shtupë. Ishalla murmëriti me vete, dhe i dha dorën pa zemër. Dhe
kishte të drejtë Nexhua në muajt në vazhdim ju fsheh nga sytë. Koha kalonte dhe
ai, nuk u kujtua më ta takonte. Mbas një viti të takimit të tyre Murati kishte
një punë në Durrës dhe u nis ta takoi edhe atë. Ai kishte nevojë për ata lekë
ndaj dhe ja kërkoi, duke i treguar gjëndjen ekonomike të tij. Po ku donte të
dinte Nexhmiu për gjëndjen e keqe ekonomike që kishte shoku. Ai e kishte
harruar varfërinë kohët e fundit dhe duke i nxjerrë fjalët si me pincë i tha
përsëri, se do ja sillte në shtëpi. Murati s`duronte më, ndaj mbas gjashtë muajsh
i shkoi bashkë me të shoqen në shtëpi. Donte që ta zinte ngushtë në prezencë të
gruas dhe djalit. Trokiti në derë të cilën ja hapi djali i Nexhmiut, ai s`dinte
gjë ndaj e përqafoi Muratin me respkt, edhe se ai me djalin e tij njiheshin dhe
kishin shoqëri. Sa e pa Nexhmiu në derë shtangu, por e mblodhi veten. E
mirëseardhi shokun dhe e urdhëroi të shoqen të nxirrte një gotë raki, edhe pse
për veta kutërbonte i tëri. Në fakt kishte pirë shumë dhe linte të kuptohej,
por mundohej dhe e mbante veten. La të kuptohej se kishte ndërmënd ta takonte
këto ditë i tha gjatë bisedës. Përsëri Murati ja ruajti respektin në sy të
familjes dhe iku i zhgënjyer, por i vinte inat në vetvete, për naivitetin e
atij qeni. Me të ikur Murati në shtëpi plasi sherri. E shoqja e Nexhmiut e
dinte se ja kishte dhënë Muratit 600 eurot, që ja kishin marrë hua para tre
vjetësh. Mbas shumë debatesh ai e pranoi që nuk ja kishte dhënë lekët Muratit,
por i kishte shpërdoruar duke pirë. Nexhua ngriti dorën ndaj saj duke ulëritur
me të madhe, i dukej sikur po ja falte ato lekë tjetrit. Por i biri ndërhyri
duke ja mbajtur duart të atit, bile duke guxuar edhe ta shtynte atë. Mbas disa
ditëve ai ja dha lekët Muratit. Por në mbrëndësinë e tij ziente nga mllefi dhe
inati.
- Majmuni
e shan me zë në prani të disa shokëve të tij. Erdhi në shtëpi dhe më injoroi
për 600 euro, por do të ma paguajë keq. Shokët që e rrethonin i shkelën syta
njëri tjetrit. Hakmerru sikur thoshte heshtja dhe qëndrimi i tyre. Dhe nuk
vonoi shumë mbas ca javësh u ndeshën në hyrjen e një kafeneje. Nexhua se
përmbajti inatin dhe e qëlloi tjetrin me shpullë në sy të të tjerëve. Ndërhynë
të tjerë dhe i ndanë. Dhe Murati si
gjithnjë gjak ftohtë u largua në heshtje, por i prishur në fytyrë. Rrugës për
në shtëpi ai kujtonte kohët e kaluara dhe sjelljet përherë tekanjoze të shokut
të tij. Tërë natën Murati rrutullohej në shtrat i fyer dhe i turpëruar, por
edhe duke i bërë pyetje vetes:
- Pse të
përfundonte kështu shoqëria e tyre. Përgjigjen e kësaj pyetje mund ta japë
kushdo, po të llogjikojë i qetë. Ka një kategori njerzish që e ashtuquajtura
Demokraci Shqiptare i degradoi shumë keq, duke nxjerrë në pah pjesën e tyre më
të errët, sa mund të barazohet me atë të një kafshe grabitqare. Harrohet miku,
nderi, besa, por mbi të gjitha ana njerëzore. Dhe për fat të keq të tillë
njerëz nuk mund ti numërosh më me gishta.
Janë bërë
shunë, shumë. Zot na ruaj!