E premte, 19.04.2024, 12:39 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Naim Tërnava fshin dhe përdhos historinë shqiptare

E marte, 16.06.2015, 07:09 PM


Myftiu i Portës së Lartë, Naim Tërnava fshin dhe përdhos historinë shqiptare

Myftiu Naim Tërnava ka bërë disa deklarata fyese për historinë shqiptare, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 626 vjetorit të vdekjes së Sulltan Muratit I në Betejën e Kosovës.

Tërnava, i cili përfaqëson besimtarët shqiptarë të Kosovës, ka folur në këtë ceremoni sikur të ishte përfaqësues otoman.

Sipas tij, Sulltan Murati I nuk është pushtues dhe se Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese e trevave shqiptare.

“Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e zotit se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit zot”, ka deklaruar Tërnava.

Ai ka shtuar se “është obligim për ta kujtuar Sulltan Muratin i cili kontribuoi në çlirimin e popullit shqiptar nga okupatori sllav që kishte zaptuar trevat shqiptare duke zbritur nga malet e Rusisë me qëllim që shqiptarët t’i asimilojnë plotësisht duke i zhdukur”.

“Me ardhjen e Sulltan Muratit, zullumqari i quajtur car Lazar u fshijë nga faqja e dheut”, u shpreh myftiu Tërnava duke shtuar se për 500 vjet të tjera “shqiptarët dhe turqit bashkëjetuan dhe bashkë qeverisën këto troje”.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/myftiu-i-portes-se-larte-naim-ternava-fshin-dhe-perdhos-historine-shqiptare-108887/



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora