E hene, 20.09.2021, 11:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Markokaj: Dragoi i Alpeve të Veriut

E hene, 15.06.2015, 07:40 PM


DRAGOI I ALPEVE TË VERIUT

-Poemë kushtuar Dragoit të Dragobisë, Bajram Beg Currit-

Nga Gjon Markokaj

...!

Forca e Alpëve, shkelçimi i borës

"Urtia dhe forca" e burravet

Këthjelltësia e kristaltë e Valbonës

--Jetojnë e s' shterrojnë kurrë! ...,

Shëndrisin si ari në dritën e diellit

Në Tropojë, "Malësi e Gjakovës"

...!

I,

Shumë poet e shkrimtarë

Kanë shkrue për Bajram Currin

Se jeta e tijë gurron si alpët...,

Si mos t' mëndojsh e të shkruajsh

Për madhështinë dhe heroizmin

-- E këtijë trimi të kësajë ane ?

--Dragoi i Alpeve të veriut

Unë kurë e kujtoj e shkruaj, për të

Zëmëra më rritet e më bëhet mal

"Shpirti", më bëhet dritë e përmëndore

E, thekësoj, madhështinë e tijë

-- Se i takojnë, t' gjitha fjalët e mira

-- I takon ndera, i takon  lavdija

Për të flet mirë, pupulli e historia

Ishte Burrë, me zëmër të madhe

Burrë i madhë i të gjithë shqiptarëve

"Forcën shkëmb", "mëndjen flori"

Syrin n' shënjestër, pushkën n' gji

Mëndimtar, trim e vizionarë...,

"Urtinë", n' oda e patë t' veçantë

Për liri, t' Atdheut u gjënd në luftë

-- "Kreshnik burri", n' Alpet tona

I dual zot Atdheut e Kombit

-- "Hero i Popullit" Shqiptarë

Bajram Curri, bir i Gjakovës

Origjina e tijë, është Tropoja

-- Nga Koçanajt, fisi i Krasniqës

Shtepi oxhak me burra trima

Shndritën si ari, n' malet tona

Familja e tijë e patë në traditë

E shkuan, jetën me pushkë n' dorë

Zot m' i dalun at'dheut e kombit

"Shpirtin", t' gatshëm m' u flijue

Pushtetarët, e Përëndorise Osmane

Si hakmarrje ndaj qëndreses

Të atit tijë, Shaqir Currit...,

-- Internuen familjen e tijë

Nga Malësia e Gjakovës....,

Jeta është," idhënim e gëzim"

Në mes t' idhnimit, lindi gëzimi...,

Lindi n' karrocë n' "Krushë të Madhe"

Erdhi në jetë, rrugës për n' internim

"Ylli ndriçues", i Malësisë Gjakovës

U bë shëmbull, në t' gjithë Shqipëri

Udhëheqës, n' beteja për liri....,

-- Vdiq në shpellë në Drogobi

Armiqët e ndoqën këmba - këmbës

Gjatë jetës tijë, ai s' u dorëzue

-- Kurrë burgun, nukë e pau me sy

 

II,

Nese i këthehem  rinisë tijë

Ishte i shkathtë e me zgjarësi

Vrapimi me kalë, ishte "hobi i tijë"

-- Përdori armën qyshë i ri

Ngjujke n' shëjë, për mrekulli

Trashigimni e t' parëvet të tijë

-- Ishte pritja e mirë për mikun

Urrejtja ishte, për armikun

Ato i ushqyen, zëmrën gjatë jetës

E ngjeshi pushkën, n' moshë të re

U burrënue, përpara kohe

Luftoi trimi, n' borë e n' shi

-- Atdheut, t' vet jetën ja fali

-- Që Shqipëria, t' ketë liri

Edhe pse "koha e la pa shkollë"

Mëndjen e kishte shumë të hollë

Ishte i zgjuar e arësim dashës

Mëndonte për shqiptarët

-- Shkolla dije e kulturë

Me inisiativë të tijë, hapi shkolla

N' Tropojë, n' Hasit e n' Lumë

Është shëmbull i sakrificës

është përmëndore e qëndreses,

së dashurisë, për trojet shqiptare

-- Në levizjet për Pavarësi

Ishte udhëheqës, "Yllë Karvani"

Mblodh rreth vetit mijra luftarë...,

T' Gashit, Krasniqes e t 'Hasit

T 'Bëtyqit e Nikaj - Merturit

T' Shalës, Shoshit, Iballe e Pukës

Në Krye të forcave kryengritëse

Udhëhoqi më shumë strategji

Gjersa fituen, n' "Betejën e Shkupit"

-- Perkrah, Hasan Prishtinës,

Idriz Seferit e Isa Buletinit...,

Ajo ishte, ëndrra e pritshme e tijë

Shkëputja, prej Përëndorisë Osmane

 

III,

Porsi diellin që shkrepë n' agim

Pavarësinë e priti me gëzim

Me pasterti zëmre si uji i Valbonës

Ai mbështeti, "Qeverinë e Vlorës"

E, atë të dalë, nga "Kongresi i Lushnjës"

E cila e ëmëroi: Ministër Paportofol,

dhe Komandant të Forcave Kombëtare

-- Në "Rrevolucionin e Qershorit"

Bajam Curri luajti rrolin vëndimtar

-- Pas deshtimit të Rrevolucionit

Përsëri s' rreshti së luftuari...,

Vazhdoi "qëndresën e vëndosur"

Ndaj shovinistëve, serbo - malazias

Në Tropojë n' malët e vëndëlindjes

Në mbrojtje t' ideve demokratike

Anë e kënd, Malësisë Gjakovës

-- Gjet strehë e gjet përkrahje

 

IV,

Kryeministri i Serbsë Pashiq...,

Në bashkëpunim me "trathëtar"

Me njerëz të pa besë, t' "pa shqiptari"

Kishin vënë "dhjetë mijë"  frëng ari

Kush e kapë Bajram Currin t' gjallë

Burri për pare s' e epë fëtyrën

"Të pa fëtyrët", parën e marrin

Kurë hynë parja, njeriu pritet....,

-- Bajram Curri i gjallë s' lidhet !

Nëndëdhjetë vjet, kurë vdiq më parë

-- Me njizet e nëndë marës

Njimijë e nëndëqind e njëzet e pësë

Dragoi i Alpeve të Veriut

Armiqëvet, trimërisht u tha:

"S' më ka lidhë, asë krajl asë mbret,

-- veç më ka lidhë nana në djep"...,

U vra, në male, po ai s' vdiq...,

Kënga popullore hapi lajmin:

... /Bajram Curr o Bajram Curr/

Ëmri i ytë s' harrohet kurrë/

/T' kujton, gjithënji Shqipnia/

S' të harron për jetë Kosova/...,

-- Kujtojmë, vargjet e Nolit

Kushtuar bashkëluftarit të tijë:

... /"Thon' u shtri thon' u vra/

Po ti s' vdiqe, or baba/

/Asë te shkëm' i Dragobisë/

"Asë te zëmra e djalërisë..."/

Për "HEROIN E POPULLIT"

-- BAJRAM CURRIN

Mburret Shqipëria e Kosova

Krenohet "Malësia e Gjakovës"

Në Shqipëri shumë rrugë e shkolla

-- Janë pagëzue, me ëmrin e tijë

Që ai, të mbetët, në përjetësi....

Qyteti Bajram Curri, mban ëmrin e tijë

...!

Forca e Alpeve, shkelçimi i borës

Urtia dhe trimëria e burravet

Këthjelltësia e kristaltë e Valbonës

-- Jetojnë e s' shterrojnë kurrë ! ...,

Shëndrisin si  ari, në dritën e diellit

Në Tropojë, "Malësi e Gjakovës"

...!

-Per ZemraShqiptare, nga Uashington State, USA, Qershor 2015-



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora