E enjte, 25.04.2024, 11:37 AM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Kuizi vjetor i diturisë “Linci 2015”

E diele, 14.06.2015, 10:12 AM


U mbajt kuizi vjetor i diturisë “Linci 2015”

I.Lladrovci: “U bëjë thirrje prindërve shqiptarë që t’i regjistrojnë fëmijët në gjuhën shqipe” Y.Avdiu-”Të dashur vëllezër mërgimtarë, u thërras që t’i mbushni klasat me nxënës shqiptarë, vijueshmëria është shqetësuese”. Z.Giegler: “Integrimi është çelësi i lidhjes sonë”.

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Në një ambient të bukur u mbajt gara e diturisë “Linci 2015” në Landin e Austrisë së Epërm i organizuar nga Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri. Peshën kryesore në realizimin e  programit  e kishte mësuesi nikoqir, z.Ismet Sinani me gjithë familjen e tij. Në garë morën pjesë mësues/e nga e gjithë Austria.

Nga Ambasada e Republikës së Kosovës ishte z.Imer Lladrovci, konsull. Mysafir tjerë ishin edhe z.Ymer Avdiu, drejtor drejtorie për diasporë në Ministrinë e Diasporës, z.Nuhi Gashi, koordinator për mësimin shqip në diasporë pranë MASHT së Kosovës, z.Arif Demolli, shkrimtar. Hajro Ulqinaku, shkrimtar,  Fatime Blakaj  veprimtare etj. Nga vendoret mori pjesë z.Stefan Giegler dhe z.Belimr Zec nga Bashkia e Lincit, përfaqësuesi i Partisë SPÖ z.Jakob Huber, Drjtoeresha, znj.Bammer Inge,  Mustafa-Selimpahic , kryetar i shoqatës së mësuesve të gjuhëve amtare në Austri i cili i përshëndeti të pranishmit në emër të shoqatës që drejton.  Manifestimin e drejtuan me shije Valbona Krasniqi dhe Besian Sinani. Manifestimin e hapi Kryetari i Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë në Austri z.Ismet Sinani. Ai përshëndeti në emër të shoqatës. “Sot na bashkoi Linci, një qytet me traditë e kulturë, ku strukturat udhëheqëse të qyteti gjenden në mesin e festave tona dhe të nacionaliteteve tjera duke i përkrahur aktivitetet tona në bashkëjetesën tonë shumëkulturore, për të krijuar ura lidhëse mes nacionaliteteve në Linc”  Në emër të Ambasadorit të  Kosovës z. Sami Ukelli, përshëndeti konsulli z.Imer Lladrovci. “Ju po e trasoni rrugën e rilindësve tanë, ju fëmijë të dashur, në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe. Ju bëjë thirrje të gjithë prindërve shqiptarë në Austri që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në mësimin shqip. Ky është interesi i fëmijës, familjes, kombit. Suksese!”Nuhi Gashi (MASHT-Kos) përshëndeti të pranishmit në emër të dikasterit që përfaqëson. “ Uroj që gara të jetë fituese e të gjithëve dhe të jeni të lumtur”. Ymer Avdiu nga Ministria e Diasporës: “Ju përshëndes të gjithëve. Dua që t’i bashkëngjitëm thirrjes së z.Konsull që të regjistrohen të gjithë nxënësit shqiptarë dhe të mbushen klasat me nxënës. Suksese!”  Përfaqësuesi i qytetit të Lincit, këshilltar z.Stefan Giegler:“ Mirëdita! (shqip) Në Linc jetojnë njerëz me prejardhje nga 150 kombe dhe fliten mbi njëqind gjuhë e shumë besime fetare. Ne synojmë që banorëve në qytetin tonë t’iu japim shanse për jetë e perspektivë me dëshirën të jetojmë së bashku dhe integrimin e shohim çelës i lidhjes sonë.  Në këtë rast dua ta përshëndes Shoqatë e Mësuesve në Austri dhe ta falënderoj njëkohësisht për këtë angazhim në Kuizin Integrues të parin në Linc. Është me rëndësi shprehja, jo vetëm në gjermanisht por edhe në gjuhën amtare dhe kjo është shumë më rëndësi në kapjen e njohurive mbi historinë, kulturën, gjuhën e vendit të origjinës”.  Znj. Bammer Inge, drejtoreshë: “Unë kam shumë nxënës në shkollën time dhe jam krenare me ta dhe prindërit e tyre. I falënderoj për bashkëpunimin e frytshëm!” Në emër të Shoqatës “Kosova” në Linc përshëndeti veprimtari z Afrim Dedushaj. Shkrimtari i njohur Arif Demolli lexoi nga krijimtaria e tij për fëmijë u prit ngrohët nga publiku.

Në garën e Ciklit të Ulët me temën “Integrimi” morën pjesë ekipet: Linc: “Shqiponjat”, “Prizreni”, “Opoja”, “Llapi”; Welsi,”Dardanët”, nga Vjena “Fluturat”, “Bletët” dhe “Ilirët”, nga Graci ekipet “Dituria” dhe “Dita”, nga Harbergu “Dardania”, nga Welsi ekipi “Shpresat”. Juria e përberë nga mësueset: I. Hasani, F. Aredini dhe R. Ndrecaj, fitues shpalli ekipin “Llapi” nga Linci, vendi i dytë “Dardania” Hartberg, vendi i tretë ekipi “Shpresat” nga Linci.  Kuizi me temë “Integrimi” i projektuar dhe organizuar nga organizatori u mbajt në gjuhën gjermane dhe sipas njohurive të mësuara në shkollë. Për këtë pati kritika nga prindërit të cilët këtë nuk e priten mirë. Në garën e Ciklit të Lartë i fillores gara u mbajt në gjuhën shqipe në formën e përgjigjeve alternative e hartuar dhe projektuar nga z.Nuhi Gashi (MASHT) i cili i paraqiti pyetjet sipas ecurisë së garës. Kjo formë është tërheqëse edhe për publikun e gjerë. Në këtë cikël në gara morën pjesë tetë ekipe, juria: M.Berisha, M.Demaj,F. Aredinaj, fitues shpalli grupin e nxënësve “Afrim Zhitia” nga Deutsch Wagrami “me mësues Ibrahim Hasani, vendi i dytë i takoi ekipit “Dukagjini” dhe të tretin ekipi “Iliria”. Morën pjesë edhe ekipet: " Dituria", "Yjet " ," Rozafa" , "Shqiponjat" e  "Flamuri " Programi artistik ishte i pasur me këngë, valle recitime nga nxënësit, ku veçan u dalluan vallet nga grupi i Gracit të përgatitura nga mësuesja Bukrije Limani. Me recitime u paraqitën: Yllka Vllahiu, Jetlira Maliqi, Agnesa Sinani. Deline e Benard Krasniqi, ekzekutoi në violinë Fiona Kabashi etj. Mësuesi nikoqir i cili organizoi kuizin u përkrah nga disa donator, ku Ministria e Diasporës u dallua në tri vitet e fundit me mbështetjen e saj çdo vit me 2 mijë eurosh. Të tjerët: Fondi SPÖ, Bashkia e Lincit, kompania “Festimi Turs”, Kompani e udhëtimi Zhitia Turs” u dallua në bartjen e nxënësve nga Grazi në Linc dhe anasjelltas etj.     Salla e bukur në Linc  me pajisjet e nevojshme, foli e këndoj shqip me zërin e ëmbël të nxënësve shumë nga të cilët të veshur me kostum kombëtar, me flamuj kuqezi dhe të Republikës së Kosovës i dhanë gjallëri e kuptim që do mbetet gjatë në kujtesë. Zëri i lartë, gabimet teknike, pëshpëritjet e personave pa ndërgjegje, hamendjet e jurisë u mbytën në madhështinë e garës dhe mundi i organizatorit u shpërblye.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora