| E diele, 14.06.2015, 09:31 AM |
VJETËRSI..
QAZIM D. SHEHU
Sa të vjetër jemi ,një zot e di,
Thonë librat, çfarë nuk thonë,
Flas për librat që shkruhen tani,
Librat e vjetër kush nuk i shfleton.
Librat e vjetër fshehin të vërteta,
Fshehin dinakëri dhe mosbindje,
Vështirë të thuash sa je i vjetër,
Kur të sotmes i bën bisht me hile.
KUJTESË E LIQENTË
Mund ta përpish gjithë liqenin e kujtesës,
Në kërkim të një vale të freskët
Dhe në majë saj të vërtisësh
Gjykimin tënd të kthjellët.
E në këtë përpimë, një gropë,
Mund të shndrrohet në humnerë,
Më mirë ujin lerë aty të mbledhur lotë- lotë,
Nga djegia e pemëve prej një rrufeje të zjerë...
YJET
Pasi u endën universit yjet, duket, zunë vend,
Shkëlqejnë me një verbim të vjetër,
Në natën që kujdeset t`i ndezë fosforishentë.
Pika të një zjarri të shpërndarë,
Lopata e shpuzës hedhur nëpër erë,
Asnjë sy nuk është mbyllur pa qarë,
Për shkëlqimin e tyre të mjerë...
Zjarrin tokës ky qiell ia vodhi më parë,
Ajo të ftohet e shpirtin në qiell ta përzerë...
FSHATI
Dimension tjetër ka jeta këtu
Dimensionin e thellësisë në natyrë,
Dhe për këtë shkak qielli është më blu,
E për këtë njeriu më me vlerë.
Ec i vetëm anës rrugës shikoj rrjedhën e lumit,
Kreshtat e thepisura si kërcënim,
Dhe një ditë që mbushet bukur,
Me zëra që nuk duan zgjim.
E pse ta duan ,zërat janë kaq paqësore,
Kaq të thella në vetbesim,
Ato nuk u ngjajnë borive të plagosura,
As fishkëllimave të makinave me tërbim.
Që zgjojnë tmerret tona
Të ikim prej tyre pa na zënë shqim...
OBSESION
Nga poezia e një poeti amerikan
Më del përpara një mëllenjë,
Sapo ata dalin nga një tufë ferrash,
Dhe imazhin e tyre shembëllej.
Më duket se ai poeti e ka ditur
Këtë ndjesi,
E marr një gur për t`ua vërtitur,
Vetëm me vargjet e tij të rri.
Ndërsa emri i tyre më rrënqeth
Gjithë angështi...
Hedh sytë,mëllenja s`ka aty...