E premte, 29.03.2024, 03:02 PM (GMT)

Kulturë

Birrat i kushtojnë 1.000 dollarë në javë

E premte, 25.07.2008, 11:41 AM


Australiani, i dënuar shtatë herë më parë për shkelje të rregullores në trafik, është kapur prapë i dehur në timon. Ai shpenzon 1.000 dollarë australianë (rreth 610 euro) në javë për birra, që kanë mjaftuar të pijë mbi 2.500 birra të vogla në muaj.
Punon në ndërtim dhe me zemër të thyer ka filluar të shuajë dhimbjen e tij me alkool para pesë vjetësh kur e ka braktisur gruaja, ka thënë avokati i tij gjatë gjykimit. Gjykata, megjithatë, Majkëll Lerin, babain e katër fëmijëve, nuk e ka dërguar në burg sepse e ka lënë pijen që kur është arrestuar për herë të fundit. Megjithatë atij i është ndaluar kategorikisht blerja e birrës e madje edhe mbajtja e saj në dorë. Gjykata nuk e ka marrë shumë seriozisht problemin me birrën e preferuar të Lerit, “Melbourne Bitter”, të cilën ai e ka pirë në një pjesë të Australisë ku njerëzit i janë besnik birrës lokale ashtu si edhe skuadrës së tyre të zemrës. “Ky është krim në dy aspekte: pirje dhe zhytje në ‘Melbourne Bitter’”, ka thënë gjykatësi Vince Lupino.

Siçili, hajdutin e tradhëton hunda e madhe

Një hajdut në Sicili duket se nuk ka ka marrë parasysh problemet që do i shkaktonte hunda e tij e madhe në vjedhjen që kishte planifikuar. Rosario Peruxhia 44-vjeç, duke iu referuar hundës së madhe është identifikuar si plaçkitës në fund të muajit shkurt në bankën e qytezës Cerdi afër Palermos, kanë njoftuar mediat italiane. Hajduti kishte hyrë në bankë me kokë të mbuluar me kapele të leshtë dhe kishte drejtuar armën nga arkëtarët duke arritur të merrte prej tyre 10.000 euro. Peruxhia edhe para disa vjetësh ishte dënuar për vjedhje. Policia ka thirrur dëshmitarët dhe u ka treguar atyre fotografitë e hajdutëve të cilët tashmë janë dënuar për shkak të krimeve të ngjashme. Të gjithë dëshmitarët e kanë njohur Peruxhian, duke bërë me gisht nga hunda e tij. Pas një pritje jo të gjatë, hajduti është kapur ditën e enjte.

Indiani 74-vjeçar, ngelës i përjetshëm

Një pensionist indian ka dështuar për të 38-ën herë me rradhë të kalonte testin e shkollës së mesme. Edhe pas këtij dështimi ai është betuar se nuk do të dorëzohet. Pas përkushtimit të tij për t’a kaluar testin e shkollës 10-vjeçare indiane, Shiv Çaran, 74-vjeçar, kësaj here ka arritur t’i përgjigjet saktë vetëm 14 përqind të testit në gjuhën angleze, 17 përqind në shkencat e përgjithshme, 5 përqind në matematikë dhe 25 përqind në sanskrishte. Ai ka arritur të kalonte pjesën e testit të gjuhës hindu, duke iu përgjigjur saktë 34 përqind të pyetjeve. “Derisa të jem gjallë do t’i nënshtrohem këtij provimi, dhe të gjej një grua”,-është shprehur ai. I pyetur nëse dikur do të heqë dorë, Çaran ka thënë: “Është më mirë të vdesësh se të kthehesh prapa”.
Fqinjët e tij në shtetin indian Rajasthan kanë dëshirë që Çaran të marrë diplomën e shkollës së mesme, pasi në këtë mënyrë do t’a kishte më të lehtë të gjente edhe një grua për t’u martuar.
“Ai ndoshta është studenti më i keq në botë, mirëpo Zoti e ka sprovuar mjaft. Tani është koha që fati t’i buzëqeshë”,- është shprehur fqinji i tij. Provimi në fjalë mbahet vetëm një herë në vit.

Shpendi i rrallë imiton sirenën e ambulancës

Një familje në Shtetet e Bashkuara zgjohet çdo ditë në orën pesë të mëngjesit nga një shpend i rrallë që imiton sirenën e ambulancës. Shpendi këngëtar ka mësuar t’i imitojë alarmet e automjeteve të emergjencës duke qëndruar pranë një spitali.
Mirëpo, zhurma e mëngjesit është një pengesë e madhe për Nathan Talbot dhe familjen e tij. 39-vjeçari, Nathan dhe gruaja e tij, Alison, 37, po zgjohen çdo ditë në mëngjes për tre muaj rresht që nga koha kur shpendi është vendosur në kopshtin e tyre. “Në fillim ishte interesante, mirëpo tani është e mërzitshme. Është një shpend shumë i vogël, por me zë shumë të lartë. E kam gjuajtur me gurë duke shpresuar se do të largohet mirëpo kjo nuk ka ndodhur”,- ka thënë Nathan.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora