E enjte, 25.04.2024, 11:45 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Florim Zeqa: Dashuria ndaj atdheut mbi të gjitha

E enjte, 11.06.2015, 08:06 PM


Dashuria ndaj atdheut mbi të gjitha

Shkolla shqipe në Paderno (Treviso-Itali) e përfundoj me sukses vitin shkollor 2014/2015, të mësimit plotësues në gjuhën shqipe

Shkruan Florim Zeqa

Paraqitja e bukur skenike, ambienti i ngrohte i një atmosfere vëllazërore e përshkruan manifestimin kulturoro artistik në lokalet e mësimit plotësues të shkollës shqipe në Paderno (TV-Itali), nën ombrellën e shoqatës Kulturore ILIRIA-Treviso.Eshtë kjo njëra ndër shumë shoqata që veprojnë në provincën e Trevisos, rajonin e Venetos dhe Italisë, e cila viteve të fundit prinë në nivel shtetëror me veprimtarinë dhe organizimet e larmishme, në përbërjen e të cilave ka pjesmarrje të bashkatdhetarëve nga të gjitha trojet etnike.Programi festiv filloj me intonimin e himnit kombëtar nga nxënësit e shkollës shqipe, dirigjuar nga mësuesja Malsore Shaqiri.Moderatorja e këtij programi artistik Malsore Shaqiri, në emrin e saj dhe të kolegut, profesorit Beqir Cikaqi fillimisht i përshendeti; nxënësit, prindërit, të gjithë të pranishmit në sallë, duke ju dëshiruar mirëseardhje në këtë program kulturoro-artistik, e në veqanti përshendeti mysafirët e nderit; z. Nuhi Gashi, përgjegjës për mësimin plotësues në Diasporë nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës, zyrtarët nga Ministria e Diasporës, Mentor Borovci dhe Lorik Pustina, nënëlokën, veprimtaren e dalluar Vitore Stefa Leka, gazetarin dhe publicistin Florim Zeqa, kryetarin e shoqatës "Iliria" nga Kopri, Heset Ahmeti, përfaqësuesit e shoqatës "Bashkimi Kombëtar" nga Bassano del Grappa, kryetari Avdi Beqiri, nënkryetari Rexhep Berisha dhe mësuesi Ragip Thaçi, përfaqëesuesit e UNIKOMB-it,  Selim Musaj dhe Agim Mullosmani, studenten nga Trieste Iliriana Dobërdolani, etj...Me një fjalë të shkurtër rasti u paraqit kryetarja e shoqatës ILIRIA, Avokatja shqiptare Ermira Zhuri, e cila përshendeti të gjithë pjesmarrësit në këtë aktivitet.Pjesa artistike e programit filloj me poezinë "Atdheu", recituar per mrekulli nga Dafina Cikaqi, për të vazhduar me recitimet e radhës; "Gjuha jonë" nga Djellëza Haxhijaj, "Abetare, Abetare" nga Hana Haxhijaj, "Shkolla ime" nga Betim Cikaqi, për të vazhduar me një këngën "Jam një shqipe nga Kosova" të interpretuar në mënyrë të shkëlqyeshme nga Ermonda Krasniqi dhe vëllau i saj Erijoni.Recitimet e shkëlqyera të nxënësve Defrim Shaqirit, Jeton Jasharit, Gentian Përzhakut, Armend Gallopeni, Nazif Sopaj, Ideal Shaqiri, Alban Sopaj dhe Fitim Cikaqi ngjallën emocione të papërshkruara tek të pranishmit e shumtë në sallë.Kohë pas kohe, në skenë prezantuan edhe grupi i valleve të shoqatës ILIRIA, me valle ritmike me motive nga trevat shqiptare, si vallja e Shotës, vallja e Hasit, vallja e Tropojës,...mirëpo vallja e Hasan Agës e ekzekutuar në mënyrë artistike nga valltarët Imri Osmani nga Ferizaji dhe Muhamet Murtezani nga Shkupi, ngjalli emocione të fuqishme tek mërgimtarët dhe mysafirët e ardhur nga Kosova.Edhe pse i filluar me vonesë procesi edukativo-arsimor i mësimit plotësues në gjuhën në gjuhën shqipe (Janar të këtij viti), niveli i përgaditjes së nxënësve nuk dalon shumë prej atyre të shkollave me traditë më të gjatë mësimi...ishin recitimet dhe paraqitjet skenike të nxënësve që dëshmuan punën e madhe, me përkushtim të jashtëzakonshëm të mëuesve të kësaj shkolle; Beqir Cikaqit dhe Malsore Shaqiri.Është për t'u çmuar vullneti i nxënësve për mësimin shtesë në gjuhen amëtare, por edhe prindërve që i sjellën fëmijët e tyre çdo të shtune mbas dite edhe përkundër detyrimëve të tyre familjare.Shembullin e këtyre dhjetëra prindërve duhet ta ndjekin edhe shumë bashkatdhetar të tjerë, të mos i kursejnë nga dy-tri orë pasditave të të shtunave për fëmijët e tyre, se fundja ky është investimi më i madhë dhe më i çmuar tek fëmijët e tyre, në luftën kundër asimilimit, për ruajtjen e zakoneve dhe traditave të bukura shqiptare.Ekziston vullneti dhe gadishmeria e drejtuesve të Shoqatës ILIRIA dhe disa kuadrove me përvojë të gjatë në arsimin shqip në Kosovë, që të marrin obligimet për hapjen edhe të paraleleve të reja në lokalitete të ndryshme të Provincës së Trevisos.Nga mijëra bashkatdhetar në qytetin Treviso e rrethinë, presim që vitin e ardhshëm numri i nxënësve të shumfishohet nga dhjetëra në qindra nxënës,...në këtë drejtim e kemi edhe mbështetjene institucioneve shtetërore të Kosovës, respektivisht ministrisë së arsimit e cila na siguron librat dhe materialet tjera didaktike falas për nxënësit tonë,...mirëpo përkundër kësaj jemi të ballafaquar me vështirësi financiare rreth pagesës së qerasë për lokalin në të cilin zhvillojmë mësimin plotësues të gjuhës shqipe, u shprehë ndër të tjera profesor Beqir Cikaqi.Në fund të programit artistik, profesori Beqir Cikaqi e ftoi përgjegjësin për mësimin plotësues në Diasporë, zoti Nuhi Gashi që t'ua shpërndaj çertifikatat nxënësve të mësimit plotësues të shkollës shqipe në Paderno.Pas përmbylljes së aktivitetit të shkollës shqipe, përfaqësuesit e Ministrisë së Diasporës, në bashkëpunim me shoqatën ILIRIA organizuan një takim me student dhe jurist shqiptar në rajonin e Venetos, me ç'rast u formua Unioni i Studentëve të Diasporës. Fillimisht u caktua një grup punues prej katër studentëve; Edona Thaçi, Gëzim Cikaqi (Universiteti i Padovës), Iliriana Dobërdolani dhe Besmir Hoxha (Universiteti i Triestës),...si dhe lindi iniciativa për krijimin e një levizje rinore në Diasporë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora