E marte, 11.08.2020, 07:59 PM (GMT+1)

Editorial » Radovani

Radovani: Bavarezi Shtraus dhe kopështi i kelkazave

E enjte, 11.06.2015, 08:24 PM


F.J. Shtraus takohet me R. Alinë...

BAVAREZI  FRANZ  JOSEF  SHTRAUS DHE KOPËSHTI  SHQIPTAR  I  KELKAZAVE

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

Nga Fritz RADOVANI

Kush ishte vizitori gjerman Franz Josef Shtraus që erdhi në Shqipni në vitin 1984 ?!

Kancelari Gjermanisë Helmut Kohl e ka vlersue me këto fjalë Shtrausin: “Një nga Etnit themelues ma të mëdhej të Republikës Federale.” Ndersa z. H.D. Gensher, e vlersoi: “Kontributin e Tij të pazevendsueshëm per ndertimin e demokracisë së mbas luftës në Gjermani.” Ishte themelues dhe drejtues per 25 vjet i Partisë Konservatore Gjermane.

Ishte një nga politikanët ma me eksperiencë dhe ma të fortë të Gjermanisë Perëndimore.

Presidenti amerikan Ronald Reagan e ka quejtë Shtrausin: “Njeri i jashtzakonshëm...”

Pak fjalë per jeten e Shtrausit: Asht le në Mynih me 6 Shtator 1915. Ka perfundue po në Mynih studimet per letersi greke dhe romake. Në Luftën e Dytë ishte oficer artilerie në Francë dhe BS, u sëmue dhe u kthye në Bavari. Aleatët e nxoren të pafajshëm mbas 1945.

U ngarkue me detyra të randsishme shtetnore prej vitit 1949 dhe njihet si arkitekt i Shtetit Gjermano Perëndimor, që me Adenhauer, atëherë, kur edhe emnohet Minister Mbrojtje nga viti 1956 – 1962. Në 1966 deri 1969 ishte Minister Financash. U lidh me Lindjen per probleme ekonomike, tue u quejtë dhe mbet “konservator progresi”.

Kryeministri i Landit Bavarisë F. Shtraus, vjen në Shqipni nga Hani Hotit...

Me siguri emnin e Shqipnisë duhet ta ketë “ndigjue gjatë Luftës, kur ishte në BS !!”

Kur po kalonte në rrugen e Taravicës në 21 Gusht 1984, pyeti perkthyesin: “Pse jemi tue udhtue nga kjo rrugë sekrete?”... Nuk kishte asnjë veturë që lëvizte andej...Rruga ishte gjithkah e “sigurueme” me bunkera... Ndersa vizitën e dytë e bani në Maj 1986, me një avion të vogel që drejtonte Ai vetë. Vizitat nuk ishin zyrtare. Në Nandor 1987 erdhi me i urue zyrtarisht Presidentit Ramiz Alia lidhjen e mardhanjeve diplomatike me Shqipninë që me 2 Tetor. Bisedimet e Tij me pushtetarët tanë nuk u publikuen kurr!

Si e shikon Shtrausi Shqipninë?

Që diten e parë kur Shtrausi vuni kambën në Shqipni, Ai punoi per me krijue lidhje aq sa të rregullta dhe normale, aq edhe mbi baza institucionale. Ngjyra e mardhanjeve  ishte mbi bashkpunimin ekonomik, teknik dhe financiar. Takimet e Tij me Adil Çarçanin, Manush Myftiun dhe mbyllja me Ramiz Alinë, i formoi Atij tablon e plotë per Shqipninë.

Në të verteten Shtrausi kerkoi me ngulm një qendrim të rij mbi të drejtat e liritë e njeriut.

Në vitet ma vonë janë dishmitarë dy djelmët e Tij, që shpalosin edhe të vertetat e atyne takimeve ku Shtrausi, mendonte që Shqiptarët nuk duhet të humbin rasën dhe shansin jo të vogel, per proceset demokratike që shpejt do të perfshinin Europen Lindore.

Per çfarë kishte nevojë Shqipnia simbas Shtrausit?

Vendi ma i mbrapambetun stalinist në Europë, “pika ma e errtë e komunizmit” që shtypej nga Enver Hoxha dhe pasuesi i tij poaq terrorist Ramiz Alia, me një diktaturë nder ma të mnershmet në Europë, dhe me varfni të paimagjinueshme nuk mund të bante asnjë hap përpara me sistemin “mbretnor komunist” që qeverisej. Këto masa kishin vetizolue Shqipninë e bunkerizueme antidemokratike. Pra, duhej kerkue prej tyne liria e ekonomisë së tregut, hapja e kufinjve, heqja e nenit agjitacionit dhe propagandës dhe e drejta themelore e Lirisë Njeriut, “Liria e besimit” e mohueme me kushtetutë.

Ishte hera e parë mbas vitit 1944 që Shqiptarët shpresuen nga Bavarezi Franz J. Shtraus!

Kujt i “besonte” në vendet komuniste z. Shtraus?

– Vetem falimentimit ekonomik të sistemit komunist botnor! Rezultati ishte vetizolimi!

Po, tradhëtari i Popullit Shqiptar, krimineli Ramiz Alia, kujt i besoi?!

– Një tradhëtari tjeter si vetes së vet, Onekerit të Gjermanisë Lindore komuniste.

Ardhja e një delegacioni nga Oneker, i kryesuem nga Ministri i Jashtem gjerman, me një “premtim” per Ramiz Alinë, që “nëse Shqipnia, do të vazhdojë rrugen komuniste dhe dogmatike, nga Gjermania komuniste asaj do ti sigurohet e ardhmja e ‘ndritur”!! (1987).

Një dhomë e madhe në Drejtorinë e Pritjes në Tiranë u mbush me dhurata bizhuterie argjenti dhe ari dhe iu derguen “shokut” Oneker, në shenjë falnderimi nga R. Alia. Vertetë “kushtuen” po, ishte koha kur Populli Shqiptar hante bar...“me ruejtë parimet”!

Foto Çami dhe Dhimiter Dhora, shkuen dhe prishën marrveshjen me Perëndimorët, se Ramiz Alisë me shokë, nuk i interesonte “as mirqenja, as Europa, dhe as... Shtrausi”!

“Në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni!” Pra, kolltuku!!

Me 9 Nandor 1989 Muri i Berlinit ra! Ai ra në Berlin po jo, në Tiranë!

Kopshti socialist i kelkazave nuk pranonte ndryshime...Shqipnia nuk kishte ndryshue asnjë gja nga kushtet e pranueme prej Esad Pashës në “Rrethimin e Shkodres” në 1913.

16 Prill 1990. Mbas Katovicës, terroristi Ramiz Alia tha nder mbledhje “sekrete”:

“Dy gjëra nuk do t’i lejojmë, këto kurrën e kurrës, e para puna e shumë partive, që do të thotë të lejojmë një parti e Legalitetit apo e Balllit... Këtë kurrën e kurrës, sepse kjo do të thoshte tradhëti e atdheut , mbaroi pushteti popullor mbaroi revolucioni, e dyta ne kurrë nuk do të pranojmë çështjen e pronës private, tregun e lirë të varur mbi pronësinë private...Kjo do të thotë likujdim i socializmit. Po të vijë puna deri këtu, ta kemi parasysh se këtu jemi në Komitetin Qendror, edhe bar do hamë edhe gjak do derdhim. Këtu s’shkon më dhe s’do shkojë më tej, s’mund të shkojë. ..Ne kemi thënë që teza ynë ka qenë , deri tani, në kongrese dhe nëpër mbledhje që ne pranojmë pluralizëm mendimi por nuk pranojmë pluralizëm partiak. Kuptoni, që edhe pranojmë vetëm këto lloje subjektesh politike qe kemi edhe sot...Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe mbështetjen e aleateve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha...Shoku Enver dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto lidhje që të garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë! Ju garantoj se pavarësisht nga rrethanat e vështira aktuale, sido që të shkojnë punët, ujë do të rrjedhë në mullirin tonë. Për këtë jeni të garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju që të mos keni frikë, të mos shtrëngoni radhët dhe të mos dekurajoheni nga situatat e vështira që po kalojmë, sepse në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni. Ju uroj punë të mbarë, mobilizim dhe mendje të kthjellët!

Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tona!”

Dhe, menjëherë filluen vrasjet nder kufinjë e, shetitja e kufomave nder tela me gjemba!

Shikoni me kujdes foton nalt! A nuk ju duket sikur Shtraus mendon... e thotë me vete:

“Sigurisht, ky gomar, kujton se edhe unë do ha bar në ‘Kopshtin socialist të kelkazave!”

Shtrausi i superfuqisë ekonomike, politike dhe strategjike e kuptonte mirë në surrat, terroristin që kishte perballë...Ashtusi sot, kuptohen pasuesit e tij mashtrues e rrencakë po, të asaj Parti hajdutësh vrastarë, që na nxorën nga Europa plot 70 vjetë përpara..!



(Vota: 15 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora