E premte, 26.04.2024, 12:17 AM (GMT+1)

Mendime

Shqipëria, një miks çudish pozitive

E premte, 25.07.2008, 12:31 PM


Gazeta prestigjioze amerikane “San Francisco Chronicle” i ka kushtuar një editorial zhvillimit të shpejtë të Shqipërisë dhe turizmit. Trashëgimia arkeologjike dhe joshja trendy për turizëm modern, pikat e forta për një perlë, ende pak të njohur, në vendin më të bukur të Ballkanit

“Shqipëria është një vend i përshtatshëm për turizëm dhe shihet si një vend që po rritë zhvillimin e industrisë së turizmit dhe industrisë. Por edhe një vend i sigurt pas ngjarjve tragjike të 1997, kur njerëzit bridhnin rrugëve me kallashnikovë në dorë”, shkruan autori i editorialit gazetarit amerikan Bill Fink, i cili ka realizuar një tur vizite nëpër disa vende turistike të shtetit shqiptar. Në artikullin e titulluar "Shqipëria ofron një miks çudish dhe sharmi" shoqëruar me foto nga Berati nënvizohet se “Shqipëria merr sërish vlerësime pozitive nga mediat ndërkombëtare, si një vend që shumë shpejt do të jetë pjesë e Bashkimit Europian, dhe që ka marrë një ftesë në Samitin e Bukureshtit për në NATO, falë zhvillimit të shpejtë në infrastrukturë dhe ekonomi gjithënjë e në rritje, por edhe në luftën me zero tolerancë ndaj krimit e korrupsionit nga qeveria e kryeministrit Berisha”. Në shkrim më tej shkruhet se reklamat për turizëm aventuresk në Shqipëri vazhdojnë dhe se ky vend është një perlë e pazbuluar. Rrëzimi i statujës së "djallit" mes Tiranës (Enver Hoxhës), fshirja e tij nga faqja e një mali nuk kanë qenë të lehta për Shqipërinë, shkruan në fillim të artikullit autori. Një theks të veçantë i jepet edhe qytetit të Beratit, me ç`rast Fink e cilëson si një qytet me sharm të mrekullueshëm, me antikën dhe origjinën shekullore që magjeps turistët. “Berati është një ndër qytetet e rrallë, i cili i takon agimit të njerëzimit. Një kohë, kur ujrat rridhnin të pakontrolluara dhe shkatërruese në këtë zonë u krijua një masiv shkëmbi, i zbuluar nga natyra në sajë të këtij lumi, i cili duket të jetë vënë posaçërisht për të mirëpritur një qytet ku jeta filloi të organizohej për më shumë se 2400 vjetë. Ky qytet, rezultat i fantazisë së rafinuar, tërhoqi poetët të shkruajnë dhe piktorët të pikturojnë.Qytetet si Berati kanë një gjenezë jo të thjeshtë. Periudha e para-qytetërimit zgjati gati dymijë vjet. Zbulimi në muret e kështjellës, i dy çekiçëve prej guri dhe mbetjeve metalike (përbërë prej bakri dhe bronzi), që i përkasin fillimit të periudhës së bronzit (dymijë vjet para Krishtit) e provojnë këtë. Zbulimet e mëvonshme të shumë pjesëve prej qeramike, tregojnë shtimin e ngulimeve të bëra në këtë qendër, derisa në shekullin e IV para Krishtit vendi u transformua në një kështjellë në kodër djathtas lumit Osum, e cila shënoi origjinën e qytetit. Kështjella me bazamente ilire, u ruajt në shekuj dhe në shekujt” shkruhet në artikullin e gazetarit Fink.
Pesë gjerat me të veçanta për Shqipërinë e shqiptarët/1 - Bunkier, bunkier bunkier: Shqipëria ka mijëra bunkier betoni të mbirë si kërpudhat, në çdo "pëllëmbë" të tokës shqiptare, ndërtuar në kohën e Luftës së Ftohtë. Disa prej tyre janë djerrë, disa janë lyera me ngjyra të bukura murale, ndërsa disa janë kthyer edhe në kafe-bar. 2 - Zoti e Bekoftë Amerikën. Për atë që SHBA-së kur ndihmuan vëllezërit kosovarë nga spastrimi etnik serb.Amerikanët janë populli më dashur i shqiptarëve të cilët(shqiptarët) janë më pro amerikanët në botë. Flamurin amerikan e gjen në çdo institucion shqiptar, shtëpi, rrugë, lokal ose duke e valvitur në sheshet shqiptare. Të takosh një shqiptar sapo t'i thuash që jam amerikan merr një shtrëngim dore të fortë dhe një "Falenderim shumë të ngrohtë - Ju faleminderit për atë çka keni bërë për ne " i thonë shqiptarët çdo turisti amerikan. 3 - Shqipëria është vendi i traditave të çuditëshme. Shumë zakone të tyre në Amerikë nuk njihen fare. Disa të tjera janë si në Amerikë. Këtë e vëren kur takohesh me një shqiptarë. 4 - Koha kur bregdeti "magjik" shqiptarë ishte i rrethuar nga bazat ushtarake e ruhej nga ushtarët "Dr. Djallit" siç i thërrasin tashti shqiptarët ish diktatorin e tyre Enver Hoxhës ka përfunduar. Bregdeti është një perlë e vërtet, nga Shkodra, Shëngjini, Durrësi, Divjaka, Semani, Vlora, Dhërmiu, Himara e Saranda e hapur dhe e lirë për turizmin me hotele tepër luksoze. 5 - Mbreti Zog, tash ka mbetur si emër, i cili u bë Mbret në 1928, dhe pasi Iatlia fashiste pushtoi vendin ai dhe familja e tij u largua në ekzil. Mbreti Zog vdiq më 1961.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora