E enjte, 14.11.2019, 12:13 PM (GMT)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: 10 qershori - plaga dhe krenaria ime

E merkure, 10.06.2015, 06:33 PM


P o e z i

 

Sejdi BERISHA:

 

DHJETË QERSHORI–PLAGA DHE KRENARIA IME...!

 

Dhjetë qershori

Toka ime

Malli im

Shkrumbi e loti im

Krenaria ime

Njeriu i im

Historia ime

Plaga dhe copëtimi

I trupit tim

Liria ime

Inati i tokës sime

Daktisja e njeriut

 

Dhjetë qershori

Mërgimi e kurbeti im

Kënga e atdheut tim

Etja për ujë shqip

Zjarr e nostalgji

 

Dhjetë qershori

Vargu im

I përplasur me shkëmbinj

I shtruar fushave e pllajave

Kënga ime

Kënduar vetit e detit

 

Dhjetë qershori

Festë kujtim e përmallim

Ku jemi tash

Se do eshtra

Në vendlindje po rehatohen

Në tokën e etur

Në tokën e pritjeve

Në tokën qëndresë

Kështu është për besë

Me kujtime e me harresë

 

O njerëzit e mi

Dhjetë qershori

Është edhe DITËLINDJA IME

Dje dhe sot

Ndoshta edhe nesër

Përqafohuni dhe shtrëngohuni

Bëhuni një dhe vetëm një

Atëherë

Këndoni dhe vdisni

Se dielli na ngrohë

Se harta është dëshmi

E njeriu vule toke

 

Dhjetë qershori

I vitit 2015

Pesha e qiellit

Madhështia e tokës

Diçka zbriti në Boletin

Këtë gjithkush le ta din...



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT