E premte, 19.04.2024, 06:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Miradije Gashi: Gjuha shqipe

E merkure, 10.06.2015, 07:33 PM


GJUHA SHQIPE

Nga Miradije Gashi

Si krijuese më ka ngacmuar vazhdimisht një thënie e linguistit më të shquar të kohës, në fushën e indoevropianstikës, në Europë, ajo e danezit Holger Petersen: “Gjuha shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar…”, e cila ka vlera të jashtëzakonshme, ku edhe Perënditë kanë folur shqip në gjenezën e zanafillës së saj, dhe në rrjedhat e shekujve ajo ruajti ekzistencën e vlerave shpirtërore, historike dhe kulturore të këtij kombi të lashtë. Atëherë, nuk meriton ky aset që është shpirti i kombit një përjetësim monumental në art? Kjo më dha frymëzim që t’ i kushtojë një vëllim poetik, ku shenjtërohet roli i saj i patjetërsueshëm në zhvillimin bashkëkohor të shoqërisë sonë, me atë kolor kaq të larmishëm në relievin leksikor. Mendoj se është një mision atdhetar t’ua përciellim gjeneratave, me ndjeshmëri emocionale dhe shije estetike këto vlera që i japin krenari dhe dinjitet kulturës sonë amtare...



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora