E enjte, 25.04.2024, 12:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Keka: Korrespondenca e mbretit per gruan e Kastriotit

E merkure, 10.06.2015, 08:20 PM


Gjendet korrespondenca sekrete e mbretit Ferdinand per gruan e Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Ne librin tim mbi shtetin e arberit nen udheheqejn e Gjergj Kastriotit qe do te botohet brenda pak muajve nga shtepia botuese Botart ne Tirane, do te mund te gjenden disa nga korrespondencat, fjalimet dhe leterkembimet diplomatike te Gjergj Kastriotit, poashtu edhe kjo korrespodence e cila eshte ne gjuhen italiane e botuar ne nje liber mbi mbreterin e Napolit e vitit 1866 qe kam gjete gjate hulumtimeve te mia, ndersa per perkthimin ne shqip me duhet ta faenderoj miken e nderuar dhe profesoreshen e gjuhes italiane Mirela Papa e cila e ka bere kete perkthim ne gjuhen shqipe te ketij dokumenti qe kam gjete.

Kjo eshte korrespodenca drejtuar gruas se Gjergj Kastriotit nga mbreti Ferdinand

"qe mban daten 24 shkurt, viti 1468 nga Kapua.

VEJUSHËS SË SKËNDERBEUT.

I shpreh ngushëllimet për vdekjen e burrit të saj – i dërgon një lajmëtar për t’i folur mbi disa çështje të trajtuara më parë me Skënderbeun.

Mbretëria e Siçilive etj. – III. Zonjë, për ne si një nënë shumë e dashur. Jo pa keqardhje të thellë mësuam se Skënderbeu III, burri juaj shumë i dashur dhe për ne si një baba i dytë sipas vullnetit të Zotit tonë ka vdekur. Kjo vdekje na pikëlloi jo më pak se ajo e babait tonë të nderuar Mbretit Alfonso kujtimi i të cilit është i pavdekshëm dhe duke qenë se kjo vdekje na u konfirmua më pas edhe nga ambasadori juaj aq më tepër për ne qe një hidhërim i madh: dhe prandaj po dërgojmë tek ju fisnikun Ieronimo de Carvineo familjarin tonë i cili do t’ju parashtojë disa çështje që ne ia kemi komunikuar dhe prandaj do t’ju luteshim që t’i jepnit atij besim të plotë pasi nga ana jonë do t’jua komunikojë si të ishim ne vetë.

Në qytetin Kapua, më 24 shkurt 1468 Mbreti Ferdinand – Korrespondencë sekrete – Gruas së Skënderbeut."



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora