Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Drita Lushi: Histori jete të qëmtuara me kujdes

| E merkure, 10.06.2015, 08:11 PM |


Histori jete të qëmtuara me kujdes

Recension nga Drita Lushi

Ndërsa kam në dorë librin “Prozë” të Sabit Abdylit i cili jeton në Zelandën e Re, mendoj se Ai aq sa jeton atje, aq më shumë ndodhet në vendlindjen e tij; Jeta, kushtet, rrethanat e çojnë  përtej oqeaneve, ndërkohë që merr gjithë kujtimet me vete, për të na i rikthyer të bukura, të shkruara, në një libër pa një titull bombastik por thjeshtë, qartë, një jetë e shkruar në copëza kujtimesh të përditshme por tëngulitura thellë në memorien e tij dhe tashmë edhe në vëmendjen e lexuesit. Prozat e Abdylit, janë të shkurtra, por të bëjnë të mendohesh gjatë, të gjitha të sjella në një rrëfim të thjeshtë të një burri të mençur, aq sa të duket, se je në një tavolinë duke pirë kafenë dhe ai të çon larg dhe afër me rrëfenjat dhe fantazia shkon në vise dhe ngjarje ku sheh Lisin (tregimi Lisi) nga yll në yll, në një rrëfim prekës, apo me njëlarmishmëri temash qoftë nga përditshmëria apo nga lufta në Kosove, ato mbeten të ndjeshme të prekshme, të ngjallin emocion, kërshëri, dhimbje apo gëzim. Të lehta në të lexuar ecën nëpër to dhe ndihesh “Larg dhe afër” apo herë herë, bëhesh njësh me personazhet, e herëherë, ata të ngjallin mëshirë, dhimbje, apo neveri dhe ironia ravijëzohet vetiu ne fytyrë teksa i kalon në lexim. Shpesh ndesh nëparadokse të paimagjinueshme të një vendi policor, si tek tregimi “Dushkaja”, ku nga dëshmitar i rastësishëm i një ngjarje kthehesh nënjë të akuzuar, apo dhembshurinë, që ndjen tek tregimi “Lesi” për tëkaluar në mesazhin e tregimit “Njeriu me ombrelle” në të cilin lexuesi vetiu kupton se jeta është e bukur të jetohet edhe më pak para dhe jo ato të jenë qëllim, një qëllim që sjell dhe vdekjen siç ndodh me personazhin e këtij tregimi. Tregimet e tij janë “thërrmija jete” por janënga ato pikantet ku ke jo vetëm ç’të lexosh por edhe  ç’të mësosh përmes leximit dhe meditimit. Ato shtrihen në një periudhë kohore tëgjatë qysh nga vitet 1960 dhe ngjarjet vendosen në rininë e hershme të autorit në përditshmërinë e tij jetësore dhe punës por edhe ne Zelandën e Re ku ai jeton qysh në vitin 1999. Duket sikur ai i ka qëmtuar me kujdes gjithë historitë pikante në jetën e tij, marrëdhëniet me të tjerët, i ka grumbulluar ato histori jo vetëm që ta njoh lexuesin por dhe ti tejçojë atij edukimin përmes dukurive. Personazhet kanëemra domethënës sidomos ato që flasin dhe vendosen në trevën e Kosovës, e ngjarjet sjellin një larmishmëri tematikash të vogla në dukje por të mëdha ndërsa i lexon.  E vijojnë më tej në rrëfime prekëse dhe tëvërteta, si “Emigrant” apo”Kurnaci” me humor dhe një ironi tënatyrshme. Në libër shkrimtari ka përfshi edhe dy proza të përkthyera ku ai na vjen edhe si një shqipërues i saktë i prozës italiane duke na e sjellë në shqip Dino Buzzatin. Fare në fund do të thosha se libri "Prozë" i Sabit Abdylit është një përmbledhje e bukur dhe origjinale me krijime artistike që begaton letërsinë shqipe.

Shqipëri, qershor 2015