E enjte, 28.03.2024, 10:48 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Xhafer Leci: Treva e Rugovës, Park Nacional

E marte, 09.06.2015, 07:56 PM


Njëra nga pamjet e restoraneve të bukura të Trevës së Rugovës

Rugova, një ndër trevat ma të bukura turistike dhe artistike

TREVA E RUGOVËS ËSHTË SHPALLUR PARK NACIONAL

Teksti dhe fotografitë nga Xhafer LECI

Të flasësh-shkruash për trevën Turistike e Artistike të Rugovën, duhet të jesh ndonjë studius, gjeograf, historian, hartograf, apo njohës i mirë i kësaj treve.

Megjithatë, unë do të shkruaj vetëm pak për ato bukuri natyrore, që pash me sytë e mi, e që Zoti ja ka dhuruar vendit tonë, Kosovës.

Në gusht 2013 bashkë me familje time; gruan Refiken, vajzat Aiden  e Afërditën me djalin e saj atëherë 9 muajsh, Lian Alimehaj, djalin tonë Liridonin, dhe me djalin e vëllait tim Shukriut, Besnikun, vizituam këtë trevë të bukur dhe shumë interesante për syrin, shpirtin dhe mendjen e njeriut  të shëndoshë, i cili e do ta shohë natyrën, shtazët dhe shpezët e shumta të egra e të buta-shtëpiake të Bjeshkëve të Nemura - Alpeve Shqiptare.

Treva e Rugosës është shpallur park nacional dhe  kundër këtij vendimi janë shprehur banorët e 15 fshatrave të kësaj treve. Ata kanë mbledhur mbi 1200 nënshkrime, duke iu drejtuar institucioneve qendrore dhe Gjykatës Kushtetuese, për t`i ruajtur pasuritë e tyre që i kanë trashëgim nga të parët e tyre, e që me miratimin e këtij ligji do t’u cenohet shfrytëzimi i tyre.

Pamje e mrekulluar fotografike“Ujvara, Gryka e Rugovës”, gruaja ime me dy vajzat tona.

Mendimi i shkruesit të këtyre rreshtave është: më mirë është që kjo trevë të mbetët park nacional, sepse popullsia shumicë e kësaj ane është shpërngulur dhe me kohën ky vend mund të mbetët i zbrazët, si shumë vende-fshatra  tjera malore në Kosovë.

Në fillim rrugës nja 3 km nga Peja, arritëm tek vendi “Ujvara, Gryka e Rugovës”, aty ishin vendosur dy shitës të pijeve, me disa tavolina e karrike. Edhepse ishte muaj gusht, nuk kishte nevojë për frigoriferë. Nga uji i Ujvarës, kur i nxirrnin  pijet freskuese për turistët, ishin të ftohta, sikur i nxjerr nga frigoriferi. Duke pushuar dhe freskuar me pije, ashtu si e kam zakon të pyes, për gjëra që mua më interesojnë, e pyeta njërin nga shitësit: A ka hulumtuar ndonjëherë ndokush, si dhe nga ku buron ky ujë? Ai mu përgjigj: "Po, para disa vitesh kanë qenë një grup hulumtues nga Italia, dhe ata kanë hy mbrenda në shpellë, atje kanë pa një pishinë të madhe që i përngjanë një liqeni... Gjatë stinës së verës shton ai, nga ujëvara rrjedh shumë më pak ujë, se sa  gjatë stinëve tjera".

Restorant "GRYKA" Me familjen time dhe djalin vëllait Besnik Shukri Leci

Duke vazhduar rrugën përrreth së cilës kalon edhe lumi Lumbardh, i cili freskon edhe më shumë bashkë me freskinë e natyrës, pas pak kilometrash, ndaluam për të drekuar në Motel – Restorant "GRYKA". Aty pyeta kamarierin sa kushton një natë fjetja për turistët? Ai mu përgjigj: "Një dhomë me dy krevata kushton 20 euro, pa ushqim. Restorantet janë mirë të ndertuara, të bukura dhe të pastërta. Ushqimet dhe shërbimet janë të nivelit perëndimor".

Pas pauzës filluam rrugën në drejtim të fshatrave Bogaj e Stankaj, të cilat gjendën afër kufirit me Malin e Zi. Interesant, edhepse ky vend ka aq shumë bukuri natyrore dhe ishte zonë verore, shumë pak shihje turistë atje. Si duket ne, shqiptarët, ende nuk e kemi kuptuar mirë TURIZMIN. Shumica mendojnë se vetëm në detnat e vendeve të ndyshme bëhen pushimet!

Nga e djathta: Xhafer Leci me Islam Selimaj, vendas i kësaj treve-më shtëpi 3 katshe.

Me të arritur në fshatin Bogaj, afër shtëpisë së tij, takojmë një burrë të moshës afër 50 vjeçare, e pyes a është vendas, apo turistë?   "Vendas  jam", - më përgjigjët ai:

Si quhësh? "Islam Selimaj",- më përgjigjët ai. Jeni këtu vendas i vjetër? "Po, por, të parët e mi kanë ardhur nga Plava, Mali i Zi". Islamin e pyes a ka jetuar këtu ndonjëherë popullsi sllave? "Jo përgjigjet ai, në trevën e Rugovës gjithmonë kanë jetuar vetëm shqiptarët dhe të gjithë jemi të fisit Kelmend",- shton ai. Islamin e pyes: "Sa kilometra nga këtu është kufiri me Malin e Zi? "Nga këtu, nja 2 km vijë ajrore, majtas këndej shkohet për Shqipëri, është më larg, ndërsa këndej në anën e djathtë shkohet për Rozhajë".

Islamit i them se kam dëshirë ta bëjmë një fotografi së bashku. "Me gjithë dëshirë",- përgjigjet ai. Me t'u ndarë me Islam Selimaj, u përshendetëm dhe u përqafuam, sikur të kishim qenë shokë e miq të vjetër.

Një pamje tjetër

Infrastruktura i mungon këtij vendi, ndërtimi urbanistik i shtëpive, hoteleve etj., bëhet pa plan. Edhe papastërtia, si p.sh. e kontinjerëve në rrugë, të stërrmbushur dhe të derdhur edhe në tokë, për një vend turistik, ta vret syrin dhe dëmton turizmin.

Nga Peja, nja 10 kilometrat e parë janë të asfalltuar, ndërsa mbi 20 km tjerë janë të pa asfaltuar. Gjatë rrugës pamë punëtorë, me mjete-makinerie ndërtimi rrugorë, duke punuar, zgjëruar e drejtuar rrugën e pa asfaltuar. Tash, si duket, ka përfunduar ndërtimi i kësaj rruge.

Treva e Rugovës fillon nga Kisha e Pejës, deri në kufirin e Malit të Zi. Ka  rreth 33 km. Kjo trevë ka gjithsejt 15 fshatra, me rreth 60 mijë hektarë tokë, përafërsisht, sa gjysma e territorit të Pejës.

Bjeshkët e Nemura, arrijnë lartësinë mbi detare, mbi 2 mijë metra. Ajri është shumë i freskët dhe natyra e gjelbër, ndyshon shumë nga ajo në Pejë, ku atë ditë gushti temperatura ishte 35 gradë Celsius. Ndërsa në fshatrat e Rugovës binte shi, kur u kthyem në mbrëmje në Pejë, ende ishte temperatura 35 grad Celsius dhe nuk binte shi.

Shumica e popullsisë të kësaj treve është shpërngulur në Rrafshin e Dukagjinit dhe Diasporë, kryesisht për shkaqe ekonomike.

Trevën e Rugovës duhet ta ndërtojmë e rregullojmë, ashtu si dimë dhe mundemi, bashkarisht: populli, qeveria e biznismenët, dhe t`i shfytëzojmë këto pasuri natyrore, për interesat dhe nevojat ekonomike të vendit tonë.

Një pamje fantastike në fshatin Bogë në Rugovë, vilat Rugova Relax

Kur themi se Treva e Rugovës është njëri ndër vendet më të bukura turistike dhe artistike të trojeve shqiptare, atëherë kemi parasysh, jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe organizimin për çdo vit dhe mbajtjen e shumë lojërave  historike e tradicionale të Rugovës, si nga  Ansambli Folklorik “Rugova”, me vallen  Rugova, por edhe shumë lojëra tjera, organizime këto që përkrahen dhe ndihmohen nga Komuna e Pejës.

Kujtojmë xhirimin e një pjese të njërit nga filmat më të  bukur e të njohur në botë, ”Der Schut” film ky gjermano-jugosllav, i cili është xhiruar në vitin 1964-65, në Slloveni, Kroaci, Serbi, Mal të Zi, e në Kosovë, Pejë, Deçan dhe në një pjesë në fillim të trevës së Rugovës. Ky film është gjiruar sipas shumë veprave, romaneve  të autorit të famshëm gjerman, Karl May (1842-1912). Kur jemi te Karll May, të kujtojmë  edhe romanin e tij shumë interesant.

Durch das Land der Skipetaren”, shqip ” Udhtim në vendin  e shqiptarëve”. Kjo vepër “Tregime udhtimesh” ( shkruar në vitin 1892), sa na bënë të mburremi me besën, trimërinë tonë, aq disi edhe të zhgënjen si p.sh kur Karl May, shkruan: "Ka burra të pasur edhe të moshës mbi 40 vjeçare, të cilët martojnë vajza të familjeve të varfëra, edhe nën moshën 18 vjeçare..." Këtë roman e kam lexuar në vitet 1970-ta në Gjermani, në gjuhën gjermane dhe ende ka disa gjëra, që më kanë mbetur të freskëta në mendje time. Raste të martesave të kësaj natyre, të moshave të ndyshme, ka edhe sot edhe tek popujt tjerë, por, për atë kohë, për karakterin e fortë të shqiptarëve, disi tingëllonte keq.

Në foto babë e bir Xhafer e Liridon Leci, Rugovë, gusht 2013

Në Rugovë është gjiruar edhe filmi i bukur “Bjeshkët e Nemura – Uka, Film Artistik” etj. Kur jemi tek Bjeshkët Nemuna, më kujtohet një rast në njërin nga kanalet televizive të Kosovës, para më shumë se një dekadë, ku Dr.Ibrahim Rugovës një gazetar, i bën një pyetje në lidhje me Bjeshkët e Nemuna. Dr. Rugova u përgjigj se duhet hequr nga përdorimi termin "Bjeshkët e Nemura", ato janë Alpet Shqiptare, të cilat sllavët e Jugut i kanë quajtur “Proklete Shume”, sepse në trevën e Rugovës shqiptarët gjithmonë, trimërisht, u kanë rezistuar luftërave. Edhe terreni i vështirë i ka ndihmuar për qendresën e tyre. Si p.sh. strehimi i kaçakëve në atë trevë, zënia e pusive dhe eliminimi i shumë xhandarëve të Serbisë okupatore, të cilët shumëherë kanë masakruar, maltretuar e burgosur,  popullatën e pafajshme të kësaj ane. Nga presidenti Rugova, kam dëgjuar edhe për emrin e qytetit të Deçanit, se nuk ka asnjë lidhje me ndonjë fjalë sllave, por, në atë pjesë të Dukagjinit ka jetuar një princeshë shqiptare, me emrin Dekane, dhe nga emri i saj është emërtuar qytei i sotëm Deçan. Dihet se Dr.I.Rugova vjen nga Treva e Rugovës dhe  Ai ka qenë një  studiues i mirë i historisë dhe traditave shqiptare të Trevës së Rugovës etj.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora