E merkure, 24.04.2024, 10:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Vataj: Robert Schumann poeti që u bë kompozitor

E hene, 08.06.2015, 07:56 PM


Robert Schumann poeti që u bë kompozitor

Nga Albert Vataj

Mes ndikimit letrar të të atit, August Schumann, romancier dhe një përkthyes i vlerësuar, njëherash zotërues i një biblioteke të pasur; dhe nënës, e cila kishte prirje të forta për muzikën, duket se Robert Schuman-i do të zgjidhte përfundimisht ëndrrën e udhërrëfyer prej së ëmës, mizikën, por pa mundur të heq dotë përfundimisht nga pena.

Në moshën 7- vjeçare, Roberti mori orën e parë të mësimit për piano, shkroi kompozime të shkurtra, por edhe hartime, poezi dhe fragmente romanesh. Në atë masë që ishte rrënjësor shkollimi bazë i Schumann-it - ai mësoi latinisht, greqisht, frëngjisht dhe konsiderohej si talent i veçantë për gjuhët - në atë masë mbeti amatoresk shkollimi i tij muzikor. Shpejt ai arriti të luajë piano më mirë se mësuesi i tij dhe prandaj e vazhdoi si autodidakt mësimin e pianos për tu bërë më pas një nga kompozitorët më të mëdhenj të romantizmit gjerman.

Ai lindi sot 205 vite më parë, më 8 qershor 1810. Ka lënë një galeri të pasuri krijimtarie, nga pjesët e vogla për piano deri në sinfonitë e mëdha.

Një fund aspak dinjitoz, por gjithsesi me pritshmeri për shkak të balancave të humbura psikkike, shënoi shuarjen graduale të këtij ylli të muzikës, njeriut të ndjenjave delikate dhe dhe shpërthimeve të hovshme krijuese.

Shenjat e depresioneve dhe të manive te Robert Schumann-i do ta sëmbonin gjatë kompozitori. Shpesh ai rrinte gjithë natën zgjuar dhe ankohej se në kokë i buçitnin pjesë të tëra orkestrale. Megjithatë, në katër vjetët e tij në Dyseldorf ai shkroi një të tretën e gjithë veprës së tij: midis të tjerash, Koncertin sot të famshëm në botë për Violonçel, Koncertin për Violinë, Meshën op.47 dhe "Rekuiem"-in.

Pas kësaj edhe një rreze tjetër drite. Johannes Brahms-i i viziton Schumann-ët në Dyseldorf. Roberti entuziazmohet nga pianisti dhe kompozitori i ri dhe i shtron atij rrugën për karrierën muzikore.

Por Schumanni kalon gjithnjë e më tepër në një gjendje problemesh mendore. Më 27 shkurt 1854, në një moment kur nuk e pa njeri, ai doli nga shtëpia. Është e Hëna e Karnavaleve, gjithë Rajoni i Rinit feston karnavalet. Askujt nuk i bie në sy burri, i cili ecën drejt Rinit, ngjitet mbi kangjella dhe hidhet në lumë. Schumann-in e shpëtojnë, por dy vitet e mëpasme të fundit të jetës ai i kalon në një spital në Bonn.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora