E shtune, 20.04.2024, 08:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Drita Lushi: Ngatërrestar-e

E hene, 08.06.2015, 08:20 PM


DRITA LUSHI

 

NgAtËrrEsTaR-e

 

-Cikël poetik-

Lirika, 2015

 

SYTE

 

Ah, sytë, sytë!

Kur janë larg, qielli ndahet përgjysmë

Kur lidhen me vështrime,

Qiejt bëhen dy

dhe bota,nis të ndërtohet nga fillimi, përsëri!

Ah, sytë..!

S’duhet ti lije peng tek unë

As unë tek  ty, të mitë!

 

 

NgAtËrrEsTaR-e

 

Shpesh, më pëlqen të luaj

Duke të të ngaterruar;

Ashtu si humbet gishtat ti

Nëpër  flokët e mi

 

Jam përpjekur të të ngatërroj

ditët, në të gjitha stinët;

Të kam folur për pranverën në vjeshtë,

Dhe n’ dimër të kam sjellë detin  në sy;

Të kam ngatërruar nëpër vargje,

Duke kërkuar më kot veten, “jam këtu, apo aty”?

 

Të kam ngatërruar sa herë të kam thënë

“të dua:

Dhe sa herë të kam thënë

“…s’të dua”.

 

Por, kur qëllon, vështrimi na

puthet në sy….

S’ka më NgAtËrrEsTaRe;

Ndihem dyfish ngatërruar nga Ti…!

 

 

QËKUR TË KAM NJOHUR

 

Qëkur të kam njohur

ndihem çuditshëm…

E ndërsa kam nisur të të dua,

Ndihem herë circe

e herë grua.

 

Shpesh, bëhem e padukshme

dhe si D(r)itë,futem fshehtas brenda teje;

Të zgjoj fjalët,

të ngatërroj mendimet,

u jap udhë fantazive,

të largoj gjumin tutje,

dhe ëndrrat t’i çel me puthje.

 

Ndërsa ti qesh

(kushedi ç’ëndërr sheh!)

Unë, nga d(r)itë kthehem në lumë,

E vërshoj për në zemën tënde,

Duke rrjedhur lehtë, pa zhurmë.

 

Pastaj,lë ca petale prilli në dhomëzat e saj,

nga ato që s’thahen kurrë,

qoftë dimër,vjeshtë, apo maj…

 

Ashtu e padukshme

Bëj sikur iki…

E sa herë,që ti mendon se jam larguar,

të kam mashtruar…

 

Fshehur jam,po aty

Tek Ty…!

 

 

KËRKESE…Zotit

 

Unë s’kam një zemër…

Por dy..

Një për të dhënë,

dhe një për të marrë dashuri.

Kam ende shume gjera të bukura për të bërë,

për të thënë,

për të shkruar;

Kam ende shumë emocione për të provuar dhe  dhuruar;

Kam ende per tu puthur dhe ende per t’u dashuruar;

Kam ende njerez për të njohur dhe udhëtuar;

Kam ende për të qeshur me gjithe shpirt;

Kam ende grindje për të bërë me burrin që dua;

Andaj  Zot, edhe 101 vite falmi mua…

(Gezuar Datlindjen Vetja ime..!)

 

 

LETËR MBRËMJE, PËR TY.

 

Mirëmbrëma!

Sot është e mërkurë!

Të kujtohet?

S’jemi takuar kurrë në një ditë si kjo.

Por, ndërsa muzgu hidhte tisin e tij të parë,

në këtë metropol të hutuar shqiptar,

m’u desh të kaloja pranë bar-kafe “R.H”

ku ne takoheshim dikur,

dhe padashje, mbajta hapat;

Ngjita ato pak shkallë,

dy e nga dy, dhe u gjenda papritur aty..!

 

Tavolina ku uleshim ne dikur, ishte bosh.

Mbi të,

dukeshin sikur vallëzonin qindra fjalë që thamë.

Mungonim vetëm unë e ti përballë.

Kamarjeri, ishte poi ai djalë i hajthshëm,

(ndoshta pak më i rritur)

që na sillte uiskin menjëherë,

sapo na shihte në derë…

 

Dal, duke zbritur shkallët një e nga një ngadalë,

e ndërsa gjendem jashtë,

muzgu më mbështjell, si për të më mbrojtur

nga syte kureshtarë.

Ndërsa mbi supe…

Mbi supe më rëndojnë,

Mijëra fjalë që dot s’i thamë…

Eh!

Unë kam mbetur po ajo grua romantike

Që beson ende në dashuri,

Megjithse jetojmë në shekullin e njëzetenji.

Ndoshta, jam pak më e fortë, sepse kam nisur,

që dhimbjen ta tall në sy,

megjithëse, akoma shkruaj vjersha për ty.

 

Do të doja,të mbyllja sytë një moment,

dhe të shprehja një dëshirë…

por,

po e mbyll me kaq këtë letër…!

 

Natën e mirë!

 

 

NËSE MË DO…

 

Ti thua se më do?

Kjo nuk është lojë.

Dëgjo!

Që dhe unë të vendos,

Të të dua apo jo,

Duhet të vish tek unë,

Me tre palë mend!

Një palë për ty,

Tjetrën, të lexosh mendjen time drejt!

Te tretën,të kuptosh gjerat çuditëshme, që rrinë aty.

Nëse thua që më do,

Duhet të vish me dy palë sy,

Nje pale të shohesh vështrimin tim,

Tjerët, fjalët qe s’thuhen,

Por kanë vedosur

Të shkruhen aty!

Por nëse ke vendosur

Të më duash vertet (veç)mua,

Duhet të vish vetëm me një zemer!

Një zemër,

e cila ta ketë çdo dhomë të lirë,

të pastër e ajrosur mirë.

Dhe tek pragu e qark,

Të mos ketë askënd që pret,

Asnjë që troket.

Kuptove?

Mos qesh…!

 

 

Si?

 

Kam ikur për të mos u kthyer më,

Kam mbyllur sytë e vetes i kam thënë:

-Duhet të shkosh…

-Shko!

I kam vënë pranga shpirtit

për të mos ndjerë më.

Nje shkëmb zemrës që të ndalja

rrahjet prej rrathësh

ku në çdo njërin,

formëzoheshe përsëri!

Ti - ringjallur dejeve, pa ditur si…

Si?!

 

 

KUR GRINDEMI

 

Sa herë ne grindemi,

Ti me ngulm më kërkon paqe.

E, me puth vrulltas në buzë

Ndesa unë, veç lehtë në faqe

 

“Më kurre s’do ketë sherre” vazhdon ti

Unë qesh…dhe t'them ne sy:

“Qe të ketë puthje në faqe,

Duhet me pare,të ketë zënka,

Dhe që të ketë puthje në buzë

Duhet më pare, së paku luftë”

 

 

EDHE NJË BURRË

 

Ti, hiqesh i fortë,

sikur mendjen s’e vret;

sikur je i pathyeshëm…

i vendosur,

dukesh më shume se burrë,

në ato ç’ka thua.

 

Por, ja..

ja që të mbahet pakëz goja,

kur flet me mua.

 

Ti s’je kaq i lirshëm sa dukesh

Ty, të tradhëton edhe lëkura.

Sepse dhe një burrë, mund të skuqet në fytyrë

teksa ka përballë, e në sy e sheh një Grua…

 

 

Ç’ËNDËRRON MARTESË ME MUA ?

 

Kot e ke që thua:” Me ty do isha martuar

nëse do ishim të dy beqarë”

Natyrisht unë qesh, se për të qeshur është

Qesh, se s’është për të qarë.

 

As nje jave s’kisha për të ndenjur me ty;

E pas shtatë ditësh veten do shihje

në rrugë, ose diku pas dere ti;

Unë do qeshja me një burrë që trishtohet

Kur gruaja e le të rrijë larg e për karshi.

 

Pra, mos ëndërro më kot

Martesa me “sikur” e ojna fjale;

Nëse Dashuria është (dhe) lojë,

i pranon dhe xhestet e mia,prej të marre!



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora