E marte, 23.04.2024, 07:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Je jam i gënjeshtërt

E diele, 07.06.2015, 10:48 AM


Je jam i gënjeshtërt

 

Nga Mehmetali Rexhepi

 

cipeve të buzëve rrodhi

rrëshirë jargësh

vesë e tisit të syrit

në mëngjesin e fytyrës tënde

veli mjegullor i avullit të epshit

as vola as fshive vesën

thesarit të dritës i lëbyre shikimin

*

me shqisën e lëkurës langore

jemi veshur

sumbull për sumbull

vesë e epshit të mjegulluar

hajni e patrajtë hyri

mes gjinjsh tu dhe meje

mjegulla qumështore

lëpin e lëpin njelmët

këmishën e shpifur të politesës

*

e përpiu etjen e fshehur

reja e mallëngjimit të dehur

*

je dhe jam gënjeshtar

se as vole as fshiva vesën

këmishën e larë

atë këmishë të njelmët

të bardhë të politesës

do ta varësh për tu tharë

në bisqet e avujve të shqisës

*

je dhe jam i gënjeshtër



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora