Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Pentagrame shpirtërore

| E diele, 07.06.2015, 12:25 PM |


Pentagrame shpirtërore me ngjyra ylberi qiellore

Esse

Nga Xhevahir Cirongu

Do vijë një ditë kur ti do flasësh, por e do prekësh ngjyrat e ylberit deri në skutat e shpirtit tënd. E pse jo!? Mos u çudit! E vërteta egziston. Ajo ndodhet midis nesh. – Pse udhëton me heshtjen tënde drejt hapsirës qiellore, e diçka kërkon atje nëpër kozmos të fshehtat e shpirtit …!  Thuaj jo, po deshe! E,pra rreth teje qëndron vala magnetike, dhe të ka pushtuar qënien tënde në çdo qelizë, ashtu si ngjyrat e ylberit.   Kjo s’është  çudia e vetvetes, ajo rrjedh në shpirtin tonë me gjithë bukurinë e forcën e ngjyrave qiellore, pastaj dalngadalë e një e nga një, ato ngjyra të ylberit shtrohen si një qylim në trupin tonë; na japin oksigjenin e jetës sonë.

Pastaj , instikti i ngjyrave të ylberit i shtyn në vena gjaku e do qëndrojnë fushës shpirtërore mbushur me petalet e luleve të globit, ku merr jetë jeta jonë. Sa bukur ylberi në qiell! Sa margaritarë ngyrash në shpirtin tonë njerëzor! Bota, kjo lozanjare që ka frymarrje, jep gjallesa të shumëllojshme, por edhe unë jam pjesë e kësaj bote të madhe, ku lind gëzime, dhe…,te vdekja, prapë lind jeta si më parë me gjithë ngjyrat e ylberit në kozmos!? Kushdo e ndjen këtë  ngjyrim ngjyrash, të cilat tek ne ky gravitet kozmik jep shtysat e dimisioneve jetësore jetës sonë.

Ne jemi thërrmija të vogëla, sa edhe të padukshme ndaj kësaj bote të madhe,dhe do vijë ajo ditë si re qiellore e cila shkëlqen e jep shtatë ngjyra që ne i quajmë mgjyra të ylberit; ku do ndriçojnë shpirtin tonë, do japin dritë, do japin ëmbëlsi, do buzëqeshin gëzimet tona. Ato do të ndalin e takojnë mua, ty, të gjithëve do na përqafojnë me urimin e emëruesit tonë të përbashkët: Jetë!

Tek ylberi e rreth tij janë kujtimet tona, janë ëndrrat jetëdhënse, aty qëndron e dieshmja, e sotmja, por edhe stolia e së nesërmes zbukuruar me ngjyrat e ylberit qiellor. Falë Zotit, atje gjen ngrohtësi e qetësi shpirti  ynë!

Vrapoj drejtë liqenit shpirtëror me varkën e ngjyrosur të dritës së ylberit, e cila ecën duke lundruar hapsirës së shpirtit në pafundësinë e jetës. Unë ndal pak çaste, dhe përqafohem me iluzionet e humbura të dallgëve hapsionore, e më thërret ndjenja e shpirtit, e dëgjoj zërin e ngjyrave atje në qiell që është i përzierë me këngën e lejlekëve që shtegëtojnë nga një kontinent tek një tjetër. Me vete ata marrin edhe ngjyrat e ylberit,por ngjyrat e shpirtit tim s’mund t’i marrin dot e t’i  shtegëtojnë, sepse  ato kanë rrënjët në vendin tim,aty nga kam lindur me ato ngjyra e thërrmija dheu të pavdekshme.

Kush tha se dashuritë e vërteta fluturojnë s’bashku me fluturimin e ngjyrave të ylberit!? Jo, ato kanë ngjyrat e aromën e luleve, kristalet e bardha të borës, këngën e bilbilave, oshëtimën e burimeve, por edhe shtatë ngjyrat e ylberit të qiellit. Tek unë, ato ngjyra janë skalitur me daltën e dashurisë së shpirtit, prandaj edhe qëndron statuja më e bukur në botë, sepse janë derdhur ngjyrat e ylberit e që vezullojnë drejtë përjetësisë. i pashë atë ditë vizimet e atij ylberi atje lart në qiell. Vetja m’u duk sikur edhe unë isha aty tek ato ngjyra, e s’bashku me ato vallzoja vallen e jetës sime! Vrepoj, e prap vrapoj për t’i ‘’puthur’’  ato ngjyra magjepse! Zgjata duartë drejt  ngjyrave të ylberit për t’i prekur, për t’i përqafuar, për t’u thënë: ‘’Edhe unë do vij me ju!”. Por…ato ngjyra të ylberit nuk mund t’i prekja dot me duar, i zgjta , e prap i zgjta drejt qiellit,por……! Ato ngjyra kishin lënë gjurmët e ngjyrave thellë në shpirtin tim. Atëherë kuptova s’e  bota qënka plot mistere, ajo paska helm e ëmbëlsi si hoje mjalti. Prandaj, ajo duhet jetuar  që gonxhja të çeli vetëm frutat e ëmbla jetësore. Shpirti jonë duhet të këndojë, të na buzëqesh me vlagun e shpirtit, me ato ngjyra të argjenta ylberi qiellor. Vetëm  zoti na gjykon, si për mirë, ashtu edhe na largon të keqen e shpirtit tonë.  Ndalo pak çaste  e vështro ylberin e ngjyrave atje lart në qiell! Medito, o njeri i mirë! …Dhe vjen dita të flasësh, të lundrosh me yjet e ngjyrat e ylberit, t’i flasësh ndjenjës, të buzëqeshësh , të vallëzosh e të prekësh ngjyrat e shpirtit qiellor. Frakuencat e valëve të shpirtit, gatuen me ngjyrën e kuqe të ylberit e me gjakun e trupit tonë.  Kam shumë për të thënë. Ato s’kanë fund, por udhëtojnë në infinit…… Sytë e mi takojnë ngjyrat e ylberit që janë atje në qiell, kurse pentagrami i shpirtit tim është i ngjyrosur me dashurinë vezullimeve të dritës së ngjyrave të jetës. Tek ylberi  qiellor ‘’flenë’’ ëndrrat e mija. Atje janë stinët e jetës sonë, atje është zëri im i çiltër, emocioni njerëzor.

Prandaj i them ngjyrave të ylberit: ‘’Ejani  ngjyrosni shpirtin tim, ejani të këndojmë e vallzojmë bashkë këngën e jetës!’’.

Durrës, 05.06.2015