E premte, 29.03.2024, 03:40 PM (GMT)

Kulturë

Elmedina Dema: Mbijetesa në ishull

E diele, 07.06.2015, 12:14 PM


“Perëndia e Mizave” romani që i solli Nobelin Wiliam Goldingut

Mbijetesa në ishull

William Golding është ndër shkrimtarët më të njohur jo vetëm në Britani, por në mbarë botën. Njëri nga romanët më të suksesshëm të tij, është “Perëndia e Mizave” (1954), me të cilin fitoi çmimin Nobel, në vitin 1983.

Nga Elmedina Dema

“Perëndia e Mizave”, roman i përkthyer në shumë gjuhë botërore, ka arritur të frymëzojë edhe botën e filmit. Sipas motiveve të romanit janë realizuar disa filma. “Perëndia e Mizave” është roman që përcillet nga forma e utopisë negative. Autori analizon sjelljet e një grupi nxënësish britanikë, të cilët, si pasojë e një fatëkeqësie ajrore, përfundojnë në një ishull të pabanuar, ku përpiqen të organizojnë jetesën në rrethana katasrofike. Golding ka bërë një përshkrim detaj të zbritjes së fëmijëve në një egërsi, larg nga qytetrimi. Ata janë të detyruar që të kthehen në kohën primitive, edhe pse ishin të arsimuar. “Perëndia e Mizave” përfshinë tencionet midis grupit dhe individit, rreth reagimeve dhe emocioneve ndërmjet moralit dhe imoralit. Fëmijët, ndonëse të vetmuar në ishull, vendosën të krijojnë një rregull brenda shoqërisë, që të organizohen në mënyrë demokratike. Në mënyrë që grupi të funksionojë, ata filluan të ndaheshin në nëngrupe e të marrin përsipër detyra. Disa fëmijë do të ruajnë zjarrin, disa do të ndërtojnë çadrat për të kaluar natën, disa të tjerë do të shkojnë për të siguruar ushqimin. Ata janë gjendur në një ambient tërësisht pa rregulla dhe kontrollë, prandaj fillojnë të ndihen të tencionuar. Situata sa vjen dhe përkeqësohet, aq sa edhe mbijetesa e tyre bëhet e vështirë.

Ambiciet për pushtet në një ambient të egër

Autori e përshkruan peisazhin si një parajsë, shpresën e shpëtimit dhe kënaqësinë e ngjarjeve të përditshme. Të parët që arritën në ishull, ishin Ralfi dhe Pigi. Kërmillin e përdorin si sinjal për t`i ftuar të gjithë të mbijetuarit në ishull. Ata zgjedhin Ralfin si shef të tyre. Ralfi mundohet t`i argëtojë të mbijetuarit. Ai kishte ambicie optimiste për të shpëtuar. Mundohet ta mbajë një sinjal tymi, që të mund t`i shpëtojë ndokush, në rast se vjen ndonjë anije afër ishullit. Por gjendja e rëndë në të cilën ndodhen ata, do të përkeqësohet shumë shpejt. Besonin se në ishull gjendet një përbindësh, edhe pse Ralfi nuk e besonte këtë. Xheku fiton kontrollin e diskutimit. Ai ka filluar një luftë për pushtet me Ralfin, duke premtuar për ta vrarë bishën. Në një moment, Xheku thërret të gjithë gjahtarët e tij që të ndjekë një derr të egër. Marrja e kontrollit të ishullit nga Xheku dhe fillimi i gjuetisë e mbajtën larg sinjalin e zjarrit. Një anije udhëton nga ishulli, por pa sinjalin e tymit, vazhdon pa u ndalur. I zemëruar nga dështimi i djemve, Ralfi mendon të heq dorë nga pozita e tij, por është bindur që të mos veprojë kështu nga Pigi. Xheku vendos për të udhëhequr një parti, në anën tjetër të ishullit, në një mal me gurë, ku ai pretendon se babon bisha. Kur ata arrijnë në strehimore, Xheku përpiqet për t`i kthyer të tjerët kundër Ralfit, për të hequr atë nga posti. Merr mbështetje të vogël. Një grup lë strehimoren, për të formuar vetë fisin e tyre. Sa më shumë që ditët kalojnë në ishull, ata egërsoheshin më shumë, aq sa bëhen të rrezikshëm për njëri-tjetrin. Xheku vendos ta vras edhe Ralfin. Golding, përmes personazhit të Ralfit dhe Xhekut mundohet t`i paraqes dy botë të kundërta. Ralfi, si një fëmijë, ka ambice dhe mençuri për të vetëqeverisur. I sjellshëm dhe i logjikshëm, ai mundohet në çdo moment të gjejë zgjidhje për t`u larguar nga ishulli, kurse Xheku simbolizon të keqen, egërsinë, dhunën. I mundon fëmijët tjerë, e vranë Simonin dhe torturon binjakët. Ai dëshiron ta vras edhe Ralfin. Në këtë pikë të romanit, gjurmëve të qytetrimit, janë zhdukur deri në momentin kur vjen oficeri, i cili shpëton fëmijët, të cilët kishin arritur kulmin e egërsirë. Ai ndihet i zhgënyer nga natyra e egër e djemve.

Simbolet e romanit

Goldingu, në këtë roman, kërmillin, syzet dhe tymin i ka përdorur në mënyrë simbolike. Kërmilli simbolizon rendin brenda grupit. Personi që mban në dorë kërmillin, ka të drejtë të flasë. Kur Pigi vrahet, kërmilli thyhet dhe sinjalizon fundin e rendit dhe fillimin e kaosit. Syzet e Pigit janë përdorur si mjet për të ndezur zjarrin, kurse tymi simbolizon sinjalin për të gjetur shpëtimin. “Perëndia e Mizave,, është kreu i një derri që ka qenë i prerë nga Xheku dhe i vendosur në një shkop për t`i frikësuar fëmijët. Kreu i derrit simbolizon keqdashjen, mbinatyrshëm në fuqinë që shkakton bisha brenda të gjithëve dhe se fuqia e së keqës në zemër të njerzimit. “Perëndia e Mizave,, lindi nga një eksperiment në shkollë, të një mësuesi që kishte qenë marinar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai vendosi një ditë t`i linte fëmijët e lirë dhe parashikimi i tij u vërtetua. Ndërhyri me nxitim për të penguar situatën që të mos dalë jashtë kontrollit. Nga ky eksperiment vjen ”Perëndia e Mizave”. Romani i Goldingut ka vlera jo vetëm pse vë në pah errësirën e zemrës së njeriut, por sepse mundëson që të ngritet niveli i një njeriu të zgjuar. Është një ballafaqim midis egërsisë dhe civilizimit, të drejtës dhe të padrejtës. E keqja vjen si pasojë e situatave.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora