E enjte, 28.03.2024, 08:56 AM (GMT)

Kulturë

Mihai Prepelita: Karina e etshme për puthje

E premte, 05.06.2015, 05:59 PM


KARINA E ETSHME PËR PUTHJE TË ZJARRTA

(Fragment nga romani “Dashuri dhe vdekje në fund të mileniumit”, Përktheu Adriana Tabaku, Editura Dacoromana, Bukuresht 2014)

Nga Mihai Prepelita

Gjithmonë isha i detyruar ta prisja  “në erekcion”, nja dy orë, në shtratin bashkëshortor, derisa bënte dush deri afër mesnatës... Na zinte agimi! Përgjumesha nja dy-tre orë, zgjohesha e drita po e hapur ishte në banjë... Nuk munda të rezistoj më dhe një natë vendosa të shikoj nga vrima e kyçit. U ngrita nga krevati, u afrova me ngadal-ngadalë në derën e banjës dhe... Po ruante këmbët! Që  sipër deri tek kyçet... Pastaj nisi me lëkurën e barkut, por më shumë, rreth kërthizës... Tërhoqi më pincetë disa fije qimesh nga e ndara e gjinjve, të tjera fije  rreth thithave dhe më në fund nga buza e sipërme... Në një farë mënyre u tmerova! Nga  çfarë “planeti” do të ketë zbritur në tokë? Nga një “inferiore”? Por mirë që nuk thirra dhe nuk çkallmova derën e banjës... Do të më kishte rënë të fikët... Do të kisha vdekur nga frika... Nuk e di si vajta deri në shtrat, u fsheha nën jorgan dhe nisa të “ vibroj”. Me i gjith trupin! Dhëmbët më kërcëllinin... Por, më shumë më “vibronte” instrumenti për lumturimin e femrave. Ndjeva një ereksion të fuqishëm, aq sa paditur nisa t’i bëj masazh, të masturbohem...

Pas pak u hap dera me ngadalë. Karina ngriti cepin e jorganit me dy gishta, ashtu siç e ka zakonin dhe bërtiti: “Oho-ho sa i madh! Si një shejtan...” Robja i shkau nga supet në parket, u shtri afër meje dhe pata përshtytjen se menjëherë e çava më dysh me një shpatë... Nga sipër deri poshtë... Para orgazmit të parë ia përkëdhela gjithë trupin, i hoqa syzet, i shkëputa “qaforen” nga qafa dhe i pëshpërita në vesh, me gjithë dashurinë që isha në gjëndje ta shprehja: Karina, e di që të dua... Shumë... shumë... Je gruaja ime... Dhe vetëm për një gjë të lutem  mos e largo “vegjetacionin e pasur” nga trupi! Nuk i fola  drejtëpërsëdrejti, nuk i kërkova “të mos ruhet”, për të mos e lënduar me fjalët, aq më tepër që “shpata” e fshehur “ në këllëf”, çlodhej i lumtur në hijen e pyllit në rrëzë të Malit Venus... I cili nuk ka qënë prekur nga thika e shpatës... Dhe i mbulova gojën me një të puthur të zjarrtë, pa mbarim, duke e përsëritur vazhdimisht, me pushime të shkurtra, vetëm për të “thithur” pak ajër. Mua më pëlqen të jesh sa më me qime, për të humbur në skutat e trupit tënd e të mos gjej asnjë dalje nga ty, e dashur...

Kjo më eksiton më shumë se çdo gjë!” mu përgjigj pak e shqetësuar, por me zërin e ëmbël. E ndjeva në tërësi... Çfarë ishte kjo, morre burrë? Mu duk sikur do të vdisja... iu përgjigja menjëherë: “Mos vdis Karina, dhe mendoju çfarë të jam lutur... Dhe përpiqem të kërkoj me gojë gropkën poshtë grykës, të puth shënjë që i la kirurgu kur i oqi gjëndrën tiroide, megjithëse unë besoj se gjithçka ka qënë një trillim.... U egërsua si një luaneshë! Nisi të më guduliste, pastaj të më gërvishte, të më kafshojë me dhëmbët ku të mundte, duke thirrur: “Ku e kam varësen qe mbaj në qafë?! Ku i kam syzet?! dhe nuk u qetësua derisa i vura syzet në hundë dhe “qaforja” në qafë... Mbas këtij “shpërthimi përkëdheljesh”, nuk më mbetet asgjë për të bërë, përveçse të ngrihen e të tërhiqem në “dhomën e vogël” dhe të hap krevatin e palosur... Ndërsa në agim të ngrihem e të nis punën. Sepse, mundem të punoj vetëm në mëngjes në qetësi, derisa të zgjohet Karina. Pas një nate të vrullshme ajo nuk ngrihet nga krevati bashkëshortor vetëm mbas orës dymbëdhjetë! Orët “e shkrimit” të gruas janë vetëm natën, pas mesit të natës, deri nga ora tre-katër...

Përndryshe, kemi “një rregjim pune” të ndryshëm... Në daktilografim ndeshemi keq: Karina “kërcet” në makinën e shkrimit portativ “ UNIS” vetëm duke ndenjur në këmbë, ashtu punon, si Hemingway duke vendosur” veglën”  taman në kokën time, domethënë në dërrasën e ngushtë të krevatit –palosje...Nëqoftëse i vjen “frymëzimi” në mes të natës, kam përshtypjen që kllapat e makinës së shkrimit shtypen ne kokën time... Ndërsa unë daktilografoj vetëm në dritën e djellit. Kishte të drejtë Natalia kur thoshte: Kam nevojë gjthmonë për një xham të pastër... Kam dhe unë “një vegël” me të njëjtën markë “UNIS”, identike deri dhe në ngjyrë - një e kuqe e ndezur - si e gruas. Një tjetër motiv sherri! Kur i prishet makina e saj e shkrimit-ndërsa në doçkat e saj gjithçka prishet – e merr timen e nuk e lëshon nga dora derisa e prish dhe atë...

Vetëm atëhere del nga shtëpia me të dy makinat e shkrimit dhe e mbaj frymën në uznë, sepse nuk ka tjetër vend në të gjithë Moskën për ti riparuar, sepse nuk munden të rregullojnë pjesët e metalta të këputura e të prishura në vende që dukeshin shumë të sigurta... Kam gjetur një uzinë në anë të qytetit, tutje stacionit të metrosë” Preobrajenskaia plosceadi”, atje një usta plak dhe me përvojë gëzohet kur më shikon sepse e paguaj mirë për reparimet “jostandarte”... Të gjitha këto më ardhën ndërmend, ndërkohë që mbarova së lari xhamin, fshiva pervazin me një leckë, me leckën e Natalisë... Vazhdova të shfletoj dorëshkrimin e librit tim të ardhshëm me poema “Mbi Karpat, mbi tërmete”, vjersha lirike, vjersha dramatike... Aq më tepër “dramatike” , ashtu siç më është bërë jeta, kohëve të fundit, në këtë metropolë të mallkuar...



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora