E enjte, 18.04.2024, 11:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Bejtullah Sadiku: Poema e parasë

E premte, 05.06.2015, 07:29 PM


Bejtullah Sadiku

 

Poema e parasë

 

"Historia e gjithë shoqërisë ekzistuese është historia e luftës së klasave."

Si duket edhe në demokraci po vazhdon lufta e klasave...!?

 

“Ah moj paraja murdare

që e bëre botën avare

e gjezdis po si zagare“

 

Pa ty asgjë

me ty çdo gjë.

Paraja rezil

paraja vezir.

 

Pa ty prishen

me ty ndreqen.

 

“Sa pati çura e çurana

pati miq dhe jarana.“

 

Me ty blehet e shitet

pa karar

sa dikush bëhet si hambar

e po duket maskarar.

 

Për ty rrihen

për ty mashtrohen,

sa që morali

deri n´palcë u shkatrohet.

 

O bo bo, kjo para

Ç´është ka bo?

Jo veç njerzimin

por edhe shtete ka shkatru,

që vështirë n´këmbë t´mbesin e mbijetu.

 

Shumë mirë që moti

Zuko kishte thënë:

„Se pa para, dukesh ahmak

e me para shkohet edhe n´parajs“...?!

 

Sa mendja shkrihet

hollohet e stërhollohet,

duke vrarë mendjen me ide

se si ne para të afrohet,

e gjithësesi të fitohet.

 

Mallra e produkte

prodhime të llojllojshme,

veç me mbushur kontot

me mundësi sa më t´bollshme.

 

Kuku,fukaraja lufton për kafshatë,

kur siguron bukën

i lumtur këndon uratë.

 

Pasanaiku gjithëmon i “uritur”

kurri s´ju bo boll duke “grabitur”.

Kur grabitjet u pakësohen

nisin luftën të shkatrohen.

 

Ah moj paraja murdare

Që gjezdisë po si zagare

Kur tërë botën e bëre avare...!

 

Kur dikur këmbehej malli me mall

njerëzit si loti,

Ishin plot moral.

 

Kur u arijt zhvillimi,

këmbimi

mall – para,

para - mall,

prap njerzimi mbeti pa hiç moral.

 

Konkurenca e rivaliteti

shkatroi vetëdijen dhe lojalitetin,

Sa që shitën edhe sovranitetin.

 

Andaj, s´ka udhëheqës s´ka parësi

Ku gjithë botën e shpien n´huti...?!

 

“Mos Zot më keq”!

Bejtullah Sadiku

Krefeld,04.06.2015

Germany



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora