E enjte, 18.04.2024, 01:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Oh, ç'më shpoi sfurku?!

E enjte, 04.06.2015, 06:30 PM


Oh, ç'më shpoi sfurku?!

"Gjuha jonë, sa  e mirë

Sa e ëmbël,sa e dlirë..."

NAIM  FRASHËRI

(ese)

Nga Përparim Hysi

Për të qenë pak më  i drejtpërdrejtë, objekti i kësaj esseje nuk ka të bëjë as me sfurkun si një vegël bujëqësore dhe as me fshatin. Unë kam për qëllim që me këtë ese të  fshikulloj sadopak, cilindo që e ka për turp të flasë shqip dhe, ca më shumë, ata që shkruajnë libra, pra: letërsi të mirëfilltë artistike, por jo shqip, gjasme ( sipas tyre, domosdo), se gjuha shqipe nuk i ka ato "përmasa" që të japë të plotë para lexuesëve atë që thotë autori apo autorja.

Natyrisht, unë jam i nxehur me pretendime të tilla sa qesharake,aq dhe ksenofobe, sa, po të jetë për mua, as që do reklamoja çfarëdo suksesi që kanë arritur andej, nga Evropa, ku jetojnë.

*    *   *

Titullin e  esesë sime   e merni si  një parabolë që e vë përbri këtyre autorëve që e kanë  për turp të shkruajnë shqip, kur, deri arsimin e lartë, e kanë bërë në  Shqipëri.

Dhe për  t'iu afruar sadopak objektit të esesë, ja dhe historia e sfurkut. Një djalë fshati erdhi dhe u shkollua në universitet. Në pushime kish ardhur pranë familjes. Epo fshati ka punë si në dimër e verë. Babai i djalit po vinte mullarin me kashtë. KIsh hipur lart në mullar dhe kish harruar. sfurkun (ky është i domosdoshëm në një mullar). Bri  mullarit po kalonte i biri, ky me univeristet.

- Peço,- bëri zë babai.

-Pepe, çfarë do?

-Nëm pak sfurkun se e harrova poshtë.

- Kujt i thonë sfurk,Pepe, se e kam harruar.

-Aha,- e  ke harruar,ë? Të hyftë në barkut!- mallkoi i ati.

Djali ( epo mendja e madhe, e zeza tëzot!), me kokën përpjetë, pa e parë, shkeli sfurkun dhe ky  iu ngul në bark.

Ou,- bërtiti. M'u ngul sfurku!!!

-T'u ngultë dhe mos t'u shkultë,- shfryu tërë inat i ati.

*   *  *

Kaq qe historia e sfurkut. Unë mendoj që kjo histori u  shkon si "rrobë" pas trupit gjithë atyre që jo vetëm kanë harruar  të flasin shqip, po se po, por duke shkruar në gjuhën e huaj, pretendojnë se nuk mund  të thonë si duhet për lexuesit  e librave të tyre, po të shkruajnë shqip. Paradoksi është që autorja ( shkruan vetëm italisht apo frëngjisht) është diplomuar me arsimin e lartë në Shqipëri, ka qenë mbi njëzet vjeç kur ka lënë Shqipërinë dhe,  që mos t'i hamë hakën, ka fituar çmim në librin që ka shkruar. Që të shkruajë në gjuhën që do, është e drejta e saj ekskluzive dhe unë nuk kam tagër që ta ndaloj. Mua nuk më pëlqen  pretendimi i saj dhe jo veëm kaq, por jam kundër dhe me ato gazetarë a gazetare që u japin vend me artikuj të gjatë, si vlera në letërsinë  shqipe. Të mohosh aftësinë që ka gjuha shqipe edhe në fushën e letërsisë artistike, për mua jo vetëm bën një gënjeshtër me bisht, por mua m'i sjell zorrët e barkut në gojë. Letërsia  Shqipe sot ka Everestin e saj që quhet Ismail Kadare që flet e shkruan  shqip dhe, siç është vënë re, është përkthyer nga frankofonë, si Jusuf Vrioni apo dhe  Tedi Papavrami. Ndoshta, edhe nga ndonjë tjetër në frëngjisht. Dhe mandej në gjuhë të  tjera të botës. Kurrë GJENIU I LETRAVE SHQIP, nuk  ka pretenduar se shqipja ia zvogëlon "valvolën" e ajërit. Përkundrazi. Ai vjen çdo ditë më i plotë dhe më i bukur se shkruan shqip. Sa shije ndjen lexuesi (edhe ai ka ikur nga Shqipëria si ti zonja X..., po  kurrë nuk ka pretenduar kështu), kur, së fundi, na dhuroi "Kafe Rostandë", po meqë e gjerbëm me gllënjka, se shkroi shqip, tak dhe veç një kapitull i atij libri,"Kukulla" u kthye roman dhe po përkthehet me shpejtësi. "Vëllai siamez" i tij, në fushën e letrave, Babaxhani, Dritëro e thotë shkoqur:"... shkoi në Evropë/ brodhi në Azi/ dhe  nga  thonjtë deri në kokë/ mbeti  D E V O L L I... Dhe, që të bindesh, moj zonja X... dhe kushdo që mohon vlerat e shiqpes, që të dy ata dinë gjuhë të huaja dhe na kanë dhënë përkthime brilante. Edhe ti,- thonë,- ia ke bërë ferk me librat e tua. Ke fituar dhe çmime. Po, në shijen time, unë nuk entuziazmohen nga ato.  Për mos harruar shqipen, ka një postulatë të Rilindësve dhe këtë të Naimit ta kam vënë në korsiv. E sa për ta çuar më tej idenë time, nuk di pse m'u kujtua tregimi i Gorkit "Nëna e tradhtarit". Aty, nga fundi i tregimit, nëna e gjen të birin dhe i thotë: " Ti je i bukur, por je shterp si rrufeja!". Unë them se, me pak analogji, këto fjalë duhet t'i them dhe për ty. Thonë që shkruan bukur, në atë gjuhën që bukës nuk i thonë bukë, por të harrosh gjuhën e nënës, jo  vetëm që je mosmirënjohëse, por ca më tepër: vuan nga mitomania. Naim Frashëri (ky i gjuhës që nuk shprehesh dot ti), e ka lënë me shkrim:" Ai që hiqet i madh dhe mbahet i rëndë, ka mendjen e vogël e të lehtë si pëndë. Miku im,

Duro Mustafai, gazetar, shkrimtar dhe poet, ndër të tjera, për ca të tillë që kanë turp të flasin e shkruajnë shqip, ka shkruar një poezi. Të më falë, në nuk e mbaj mend ashtu siç e ka shkruar, megjithatë unë po e sjell. Poezia  e mikut tim, e ka titullin "Profesori".

Profesori

Profesori u diplomua në Shqipëri

Mandej u kualifikua në Evropë e botë

Pastaj " harroi" të fliste gjuhën e tij

Se tani e quante veten made in kokë.

Jashtë këtyre vargjeve, nuk kam se ç'të shtoj tjetër. Uroj që kur të shkruash një libër tjetër, kujtohu që je lindur e rritur dhe, ca më  shumë je diplomuar në Shqipëri, dhe, po shkrove shqip, ke për të parë se sa e bukur do bëhesh, ndryshe dua që të mos ndodhë si atij me sfurkun. Jam i sigurt, se në një rast analog, do bërtasësh:-Olele! Ose, o nëna ime dhe jo "mama mia!".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora