E merkure, 24.04.2024, 06:58 PM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: Letrat higjienike të Gruevskit

E enjte, 04.06.2015, 07:59 PM


Alia dhe Menduhi, letrat higjienike të Gruevskit dhe Mihalkovit

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Asnjë i dobët nuk bëhet i fortë nëpërmjet mizorisë. Plehrat që përmenda dhe kolegët e tyre të BDI-PDSH-????-????? janë keqbërësit e tmerrshëm dhe vrasësit mistik të Kombit tim. Këta kriminelë me nostalgji ia kujtojnë njëri-tjetrit krimet që ia kanë bërë dhe janë duke ua bërë shqiptarëve. Gjithkush ka të drejtë për kujtime. Është momenti që edhe unë të përshëndes 14 kolegët e mi nga Akademia Ushtarake, vëllezërit e fushëbetejës: Të dashur miq, vitet që ne i kaluam bashkarish ishin vite të mira dhe të këqija. Ato ishin vitet e aktiviteteve dhe letargjisë (përgjumjes), vitet e respektit dhe të moskuptimeve, vitet e miqësisë dhe zemërimit, largimit dhe mbërritjes, shpërblimit dhe dënimit, qortimit dhe faljes, vitet e gëzimit dhe trishtimit...gjithçka kishte me përjashtim të: urrejtjes.

***

BDI&PDSH janë parti kriminelësh, gënjeshtarësh, manipulues, mashtrues, kuisling.

Kuisling: mbështetës i perceptimeve, ose i lëvizjeve apo partive të okupatorit; ai që bashkohet me armiqtë e vendit të tij, tradhtar kombëtar.

***

Më brengos shumë fakti se shqiptarët e FYROM-it janë aq të dhënë pas rrenave, mashtrimeve dhe premtimeve të legenëve: Alijës dhe Menduhit, gjë që kur i ndodhë një njeriu normal që nuk fle, themi se fletë përçart, apo se është budalla që vetëm i mungojnë brirët. Bashkëkombësit e mi quhen të denjë për urrejtje sepse u janë besnik këtyre ndyrësirave, të cilët, nga ana e tyre, janë përbetuar se deri në vdekje do ta kultivojnë-rruajnë dashurinë dhe besnikërinë ndaj dylberëve të tyre sllavo-ortodoks, Gruevski dhe MIhalkov.

O populli im! Çfarë nuk është në rregull me ju? Këta dy pederast shqipfolës assesi nuk ikin vullnetarisht. Pse nuk i largoni me forcë? Pse lejoni që 20 vjet të luajnë k... me ju?!

Unë, pasi kam lindur dhe jetoj larg atdheut të gjyshërve të mi, nuk mund të bëjë parashikime të besueshme për ngjarjet dramatike në FYROM, por mund të formuloj skenarin e tyre, dhe aq. Pastaj mund të krahasoj rrjedhën e vërtetë të ngjarjeve me ato hipotetike. Këto hipoteza të mia për rastin nuk kanë aq shumë vlerë shkencore, por janë me dobi praktike të konsiderueshme. Ato krijojnë një pikënisje për të arritur në vendime realiste. Nuk jam në gjendje të parashikoj rrjedhën e ngjarjeve në pajtim me përgjithësimet me vlerë universale, por mund të përvijoj një kuadër të përgjithshëm, që më ndihmon t`u paraprijë objektivave të mija e të bëjë ndreqjet e duhura në praktikë e sipër...

Atdhetari-intelektuali duhet të bëjë çmos të shtojë zellin ngazëllues të elementeve zanafillorë. Këtë e bën me zjarr, përpjekje dhe zemërgjerësi.

Mbi bazën e njohurive të mija dhe përvojës vetjake në luftën kundër kopilëve në të gjithë rruzullin tokësor, dua të shtroj problemin, me shpresën se mund të nxis të tjerë që të kryejnë kërkime...

***

Shoqëria shqiptare e FYROM-it do të minojë vetë ekzistencën e saj nëse edhe më tej do të prodhon anëtarë që vuajnë prej skizofrenisë së mprehtë si të djemve të plehrave: Ali Ahmetit, Menduh Thaçit, Abdilaqim Ademit etj.

Skizofreni kronik Ali Ahmeti, me regjim të plotë karakterizohet nga fakti se ka këputur çdo marrëdhënie me botën e jashtme. Ky legen është tërhequr në botën e tij vetjake, sëmundja e tij gjykohet e rëndë mbi të gjitha për shkak të një motivimi shoqëror: nuk mund të kujdeset siç duhet për vetveten. Në një mënyrë apo në tjetrën ka nevojë për ndihmën e të afërmve, shqiptarëve budallenj, të cilët në vend që këtij psikopati t`i mëshojnë me shkop bythëve, lejojnë që t`i fundosi tërësisht në greminën e fantazive të tij skizofrenike:

“Shqiptarët janë shtet-formues në Maqedoni, me 100% të drejta të barabarta me maqedonët”, - lehën ky qen i pangopur me gjakun e viktimave shqiptare.

Tek Alia dhe Menduhi gjendet ajo flashkësi fizike dhe mendore që ri-gjendet shpesh te “djemtë e plehrave”, dhe që ata përpiqen ta “kapërcejnë “duke ushtruar forcën e tyre të vullnetit, por mbi të gjitha me këmbëngulje dhe me humbje të karakterit njerëzor. Kontrolli dhe pashpirtsia janë bërë për ta zëvendësuesit e forcës, por kjo orvatje kompensimi pas dy dekada tradhtie është e parathënë të dështoj, ngaqë asnjë i dobët nuk bëhet i fortë nëpërmjet mizorisë, por veç përkohësisht fsheh dobësinë e tij prej vetvetes dhe të tjerëve, derisa kanë pushtetin për t`i pasur nën kontroll ata.

O ju plehra të brezit të errët, pemë të deformuar të rënë nga drunjtë e gjymtuar! Ju jeni duke ndotur qiellin, tokën, ujin, ajrin deri në atë pikë sa është e ligjshme të pyetet se a do të jetë e mundshme që dikush, pas njëqind vjetësh, ta kapërcej nivelin e fëlliqësisë gjenetike të juaj. Ju e njihni të vërtetën edhe për masakrën e Kumanovës; por me gjithë kundërshtimet e shumta të Kombit tim, vazhdoni të shkoni pas “progresit” teknik që kryekrimineli sllavo-folës Gruevski ka përcaktuar për ju, të gatshëm të sakrifikoni jetën mbi altarin e idhullit të juaj.



(Vota: 44 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora