E enjte, 28.03.2024, 04:01 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Doktor Adhamudhi i Çajupit

E enjte, 04.06.2015, 07:33 PM


DOKTOR ADHAMUDHI

I ÇAJUPIT

NGA KALOSH ÇELIKU

Ecë, e mos plas: jo nga barku, po kurrizi. Doktor Adhamudhi i Çajupit, mezi e përtyp Letërsinë Shqipe në IRJ të Maqedonisë. Realiteti: për të vlerësuar Letërisnë shqipe në IRJ të Maqedonisë, së paku duhet të jeshë afër nivelit artistik të shkrimtarëve, e jo me qindra kilometra larg hamllave. “Burrin” e botës e kanë thirrë në një tryezë të rrumbullakët, në Prishtinë. Edhe, atë: një Klub anonim i shkrimtarëve, që për herë të parë ia dëgjoj emrin. Kryetarit të këtij Klubi, aq edhe më pak si kalorës i betejave artistike me armë në brez, një Sanço Panço shqiptar. Bebe, që përpëlitet ende në djep shurre, sukull pelenave me një biberon në gojë mes shkrimtarëve shqiptar. Vallë, po kush na qënkan këto shkrimtarë - anëtarë të këtij Klubi të tollumbave në mes të Prishtinës?! Që, e kënaqën Kosovën dhe tashti u ka mbetur të vënë rregulla artistike me specaxhinjë në IRJ të Maqedonisë. Edhe, atë: pas Ngjarjeve tragjike në “Lagjen e trimave”, në Kumanovë. Askushët. Nateditë, që çirren në kupë të qiellit, se: Letërsia shqipe është një trung, e në anën tjetër me teoritë e tyre sakate - “shkencore”, vetë e djegin degë-degë të thata pranë zjarrit me flakë në oxhak të armikut shekullor. Përmëkeq, kalorësit e arratisur që nuk i njeh Kosova, as nëna e vetë, e ku më Katundi. Kohë qorre, kur Kosova ka mjaftë institucione arsimore, kulturore e shkencore me emër e mbiemër, që kanë luajtur rol të rëndësishëm edhe në kohë më të vështira antishqiptare për afimrinimin e kulturës dhe letërsisë shqiptare mes gërshërve të Policisë letrare.

Moti kohë e njoh specaxhiun e Tun Batunit, që nga Teatri i Pakicave në Shkup me një najlon kese me speca në dorë, kur turreshte të japë provime te një miku im shkrimtar, profesor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, në Shkup. Asaj kohe, edhe e ngacmoja partizanin: profesorit nuk duhet dërguar speca, po raki rrushi në kabinet.

Përçudi, specaxhiu një ditë e kreu fakultetin. Paprtimas, u punësua edhe si inspektor i arsimit, në Katundin e Mdh. Herë pas here nxirrte në dritë edhe një revistë letrare me paratë e Qeverisë, ku i prezentonte anëtarët e Policisë letrare. Shkollë e re ishte e DoktorZiut. Merita, për të cilat edhe do të dërgohet  për “specializim” në Amerikë.

Specaxhiu, nuk u kënaq me kaq, por kishte edhe ambicje të mëdha shkencore e letrare. Vërtetë, tha më në fund: nuk u bëra shkrimtar, por mund të bëhem profesor universitar. Shkencëtar me famë, në Katund. Universitetet tona shtetërore e private kanë nevojë për profesorë të këtij kalibri arsimor. Vetëm Tetova i ka dy univesitete në gjuhën shqipe, po Shkupi me gjithë ato universitete shtetërore e private?! Vende pune kemi me bollëk, por na mungon kuadri arsimor. Turr çifti i dudumëve me të katra pas titujve shkencor, të gjithë i madh e i vogël të bëhen profesorë universitar. Specaxhiu brenda pak kohe me porosi të shefit të Policisë letrare edhe do të doktorojë me një najlon kese speca të kalbur te miku im profesor në Univeristetin e “vëllezërve”. Pavetëdije se, na lanë pa barinj të deleve e tollumbaxhi, rrëzë Sharrit Plak.

“Burri” i botës e nis ligjërimin në mes të Prishtinës: “Po, të dalim në temën bosht të tryezës së sotme, për të cilën do të mundohem të jap vetëm një pasqyrë modeste, sa për t’jua freskuar kujtesën dhe për të hapur mundësinë e një debati ku do të kyçemi barabarësisht të gjithë ne. Udha e krijimtarisë letrare në gjuhën shqipe në Maqedoni qe më e vështirë se ajo e viseve të tjera shqiptare. Ajo u nis nga hiçi dhe e pengua me të gjithë mekanizmat e mundshëm të pushteteve totalitare, që nuk e ndalën kurrë mekamin e ndrydhjes së vullneteve tona, shpëlarjen e trurit, zhveshjen sistematike nga tiparet e racës, shndërrimin në turmë amorfe pa asnjë vetëdije, në rajë të pakujtesë, në masë injorante e të paqytetëruar, në robër lehtësisht të nëpërkëmbshëm, për të cilët vlerat shpirtërore ishin gjërat e fundit ku mund t’u shkonte mendja”, tha Doktor Adhamudhi i Çajupit.

Aspak, e vërtetë. Kosova dhe “Republika” e Maqedonisë nuk kanë pasur kufinj politik. Aqmëpak, kufinj arsimor e kulturor. Nëse, Letërisa shqiptare ka ecur dhiareve malore në Kosovë. Patjetër, ka shtegtuar lis pas lisi shtigjeve edhe në IRJ të Maqeonisë brenda kufijve politik të shtetit jugosllav. Rrugëve të njëjta plotë përndjekje partizane dhe pusi pas porte. Dihet, me shumë vështirësi dhe cenzurë policore. Krijuesit të vërtetë si kudo në botë, nuk i delë para asnjë Dimër i Madh. Dëborë me stuhi, përveç rriqërave të veta që u ngjiten me vite herdheve edhe sot e kësaj dite në mes të këmbëve.

Doktor Adhamudhi Çajupit e nisë ligjëratën:

“I nderuari auditor!

Më lejoni që fillimisht të falënderoj organizatorin e kësaj tryeze – Klubin e Shkrimtarëve të Kosovës, që më ofroi mundësinë për të thënë dy fjalë lidhur me letërsinë shqipe në Maqedoni dhe me shkaqet e kumonikimit të munguar brendakulturor shqiptar, që shpresoj do të tejkalohet me ardhjen në skenën kulturore të një gjenerate krijuesish…, të cilët letërsinë shqipe e shohin si një të tërë, pavarësisht hapësirave gjeografike ku është krijuar e krijohet aktualisht.”

Ndërhyrja ime si autor i këtij shkrimi: Vallë, ende nuk i shihni papagllët komunistë?! Ende i rren mendja se, edhe sot si dje do të plasojnë në opinionin kulturor e arsimor shqiptar dezinformata. Popullit shqiptar do t’i servojnë shkrimtarë të Oborrit. Partizanë të partive politike dhe miq të tyre kalemxhi, që mezi ecin fushës e ku më të ngjiten majave malore me borë, kërcime të bëjnë në letërsi nga mali në mal. Posa hipin në foltore dhe e rrëmbejnë mikrofonin, thonë se do të flasin vetëm dy fjalë, e këndej harrohen dhe dalldisen me orë, nuk zbresin nga bina.

“Është ky ogur i mirë, sepse mospërfilljet dhe përbuzjet e cilësdo pjesë integrale të letërsisë shqipe na bëjnë më të varfër dhe bashkëfajtorë në thellimin e hullive ndarëse, që gjithsesi burojnë nga faktorët jashtëletrarë dhe janë jashtë interesave të etnisë, e cila, nëse aktualisht nuk ka fuqi të riparojë sakatimet historike, mund të bëjë shumë në integrimin e  vlerave shpirtërore, për t’mos lejuar edhe më tej disbalancet e së shkuarës.

Po, të dalim në temën bosht të tryezës së sotme, për të dhënë një pasqyrë modeste, sa për t’jua freskuar kujtesën dhe për t’hapur mundësinë e një debati ku do të kyçemi barabarësisht të gjithë ne.

Budallakia “shkencore” e këtij “doktori” të Letërsisë Shqipe vezhdon me përtypjet artistike në grazhd të “Kalit Rexhës”: “Përveç dromcave të mësipërme, lidhur me letërsinë shqipe që krijohet në Maqedoni, do të doja ta hap dhe parantezën për komunikimin e munguar brendashqiptar, që sot është bërë brengë e çdo krijuesi, është bërë pengesë anakronike që nuk na lë të njihemi më mirë ndër vete, nëse jo për tjetër, të paktën që mos ta marrim mësyshë vetveten me vlerat që janë të mirëfillta vetëm kur kanë pranë objektet e përqasjes. Gjithçka tjetër mund t’u japë krahë arritjeve të parëndësishme, produkteve që mund të jenë edhe meskine e qesharake, komplekseve turlifare nga të cilët nuk guxon të infektohet kronikisht bota e artistëve.

Megjithatë, kjo është temë e gjerë që duhet të rihet (ndërhyjë unë si autor i këtij shkrimi publicistik: patjetër është., rrihet) në një takim të veçante.

Në fund fare, për hirë të korrektësisë ndaj këtij publiku të zgjedhur dhe për hir të vetvetes, më duhet t’u kërkoj ndjesë të gjithë krijuesve seriozë, emrat e të cilëve nuk arrita t’i përmend në ligjëratën time modeste, e cila fundja: as ka mundësi të zbresë vlerat e dikujt, as të shtojë vlerat e paqena të dikujt tjetër.

O Tunbatun, nuk ka “ligjëratë modeste”! E, as “letërsi modeste”. Përmëtepër, t’u kërkosh ndjesë krijuesve seriozë. Bota nuk i njeh këto parulla të thata neokomuniste. Ose, është ligjëratë shkencore, ose nuk është si teori shkencore! Porosia ime si shkrimtar: hipe në Kandarin e Çajupit! Ose, është letërsi artistike, ose nuk është fare mes këtij bërlloku arsimor e kulturor, që përditë na e zë frymën. Dorën në zemër, e ke thënë një të vërtetë: “as ka mundësi të zbresë vlerat e dikujt, as të shtojë vlerat e paqena të dikujt tjetër”. Vetëmese kujdes, këtu ka një të vërtetë tjetër për mejdani: ti nuk ke kapacitet arsimor e kulturor që t’i zbresësh vlerat e dikujt, por i ke rritur vlerat e paqena të dikujt tjetër (Policisë letrare). Paralajmërimi: Nesër, vijnë studjeuesë të tjerë shkencor pa diplomë të Plolicisë letrare, që dërdëllisjet e tua “novatore shkencore” me porosi të Shefit të Policisë Letrare (A. A.) do t’i hudhin me këmbët në hava në kontejnerë të bërllokut, në mes të Bit-Pazarit. Patjetër, këtë është dashur të ta bëjnë me dije “mësuesët” e tu komunistë gjatë shkollimit në bangat e Policisë letrare. Punë tjetër është ajo se, ti ke lind bari i deleve (çoban Sharri), a ato nga ti kanë dashur të bëjnë “studiues” letrar.

“Doktori” i shkencave, sipas ligjëratës “shkencore” i ka hyrë në borxh edhe një “disidenti shqiptar” me veprat e të cilit brenda një nate fitoi titullin shkencor: “Në veçanti i kam hyrë në hak mjeshtrit të madh të prozës narrative shqiptare Luan Starovës, Saga ballkanike e të cilit sot ka pushtuar botën dhe ka arritur të jetë vepra më e përkthyer në gjuhët e mëdha të globit, pas asaj të Ismail Kadaresë.

Mbase ky është autori më fatkeq në planin e njohjes nga lexuesit e Kosovës, mbase dhe shkasi që meriton një takim të veçantë si ky i sotmi, ku me qejfin më të madh do të merrja pjesë si participient aktiv.

Faleminderit për vëmendjen.

Kulminacioni budallakisë “shkencore” të Tun Batunit. Përsëri “doktori i shkencave artistike” shpreh dëshirën me kësi ligjëratash, një “takim të veçantë si ky i sotmi, ku me qejfin më të madh do të na çante dërrasa shelgu në mes të Ditës Mdhe. Fajin duke ia hedhur Kosovës se, nuk a paskan njohur këtë “disident” shqiptar. Diplomatin e letrave shqipe që deri dje shëtiste si ambasador jugosllav nëpër botë duke u deklaruar e botuar libra si shkrimtar maqedonas. Romanin e të cilit asaj kohe të “artë” komuniste e përktheu nga gjuha maqedonase dhe e botoi në gjuhën shipe edhe NGB “Rilindja, në Prishtinë.

Amani, na shpëto o Zot nga ky soj “artistik”! “Doktori” i Letërsisë Shqipe e nis ligjëratën në këtë nivel “shkencor”. Fundekrye me fjali të thata arnë përmbi arnë. Rrenë e madhe. Parulla neokomuniste në Ditën e sotshme, kur zjarr na digjet mbi krye. E para: nuk është e vërtetë se shqiptarët nuk kanë pasur komunikim brendakulturor shqiptar. Librat, verë e dimër i kemi sjellë nga Shqipëria edhe me gomarë përmes maleve. Tjetër punë është ajo, nëse “doktori” nuk ka marrë frymë në mesin kulturor shqiptar. E dyta: nuk ka pasur mospërfillje dhe përbuzje nga “faktorët jashtëlatrarë” (Shqipëria, siç aludon “doktori” brenda shqiptar), kur çdo botim që është botuar në Tiranë, ne shqiptarët e kësaj ane e kemi pasur në Biblotrekën e Universitetit të Prishtinës. Përçudi, edhe në Biblotekën Universitare “Shën Kirili dhe Metodi”, në Shkup. E treta: shqiptarët “kolibet” nuk i kanë bërë shkolla, por kullat dhe shtëpitë e tyre familjare. Dhe, në fund: vetëm për “doktorin” me diplomë të Letërsisë Shqipe: Pamarrë parasysh kufinjve politik shekullor, Letërsia Shqiptare ka marrë  dhe merrë frymë si një trung Peme me degët në qiell, në Kopësht me sytë nga Dielli. Mëkot shefi juaj i Policisë letrare dhe ju nxënësit e tij trusakatë, përpiqeni ta ndani me kufinj politk edhe sot e kësaj Dite. Kurrë, për inatë: Letërsia shqipe nuk do të ketë kufinj arsimor e kulturor, sot e njëmijë vjet për së gjalli!

Sot, shqiptarët nuk duhet t’i fajësojnë “vëllezërit” e Njerkës për gjendjen e tyre politike, arsimore dhe kulturore në Shtetin e “përbashkët”, por vetëveten si popull. “Vëllai” Madh, nuk na ka faj se, të gjithë partizanët e partive politike shqiptare u bënë profesorë universitar dhe doktora “shkence”. Shumica, edhe “analistë” politik.  Punë tjetër, është ajo: sesa bagazh shkencor kanë këto alamet “doktorë shkence” me shumicë e pakicë në Tregun e mallërave me afate të skaduara përdorimi nëpër tezgat e Bit - Pazarit. Publikisht, e them haptas plot gojën: Fatkeqësisht, janë qe zgjedhe pa brinja nën nivelin e një nxënësi të shkollës fillore. Nuk janë në gjendje një fjali ta shkruajnë në dërrasën e zezë pa gabime gjuhësore. E, ku më të vlerësojnë Letërsinë e Sotshme Shqiptare.

Guximin të marrësh të vlerësosh dhe caktosh vëndin në Letërsinë Shqiptare krijuesve shqiptarë që krijojnë, veprojnë dhe jetojnë në IRJ të Maqedonisë, për mua është sançopatizëm shqiptar. E kënaqi DoktorZiu, tashti i ka mbetur radha ta provoj veten edhe nxënësi i tij, Dr. Adhamudhi i Çajupit me bagazhin e tij letrar mbi samarë: një najlon kese me speca të kalbur. Qëllimisht, ose me porosi të DoktorZiut t’i harrojë pa i përmendur disa emra të krijuesve shqiptar të kësaj ane, që kanë lënë gjurmë të thella në Letrsinë Shqipe, që nuk i fshin dot as DoktorZiu, e as nxënësi i tij teknefes i Policisë Letrare: Rahmi Tuda, Adem Gajtani, Mahmud Hysa, Halit Basha, Nebi Samzrxhiu, Ajari Begu, Asllan Selmani, Daut Gurra, Mustafa Laçi, Ramadan Sinani, Jusufzija Ademi, Ibrahim Veliu, Rami Kamberi, Faik Mustafa, Vahit Nasufi, Flora Sela – Kastrati, Shaqir Sadiku, Safet Hyseni, Xhelal Ademi, Begzat Rrahmani, Radije Hoxha – Dija, Fadil Curri, Nehat Jahiu, Zejnure Salihu etj.

Mazi po më delë para Pelës. E ka thënë moti populli shqiptar. Vërtetë, po më vjen keq për Doktor Adhamudhin e Çajupit:  Pse është dashur të ligjërojë në Prishtinë “doktori” për Letrësinë shqipe në IRJ të Maqedonisë?! Ligjëratë, të cilën mbi nivelin e tij shkencor ka mund ta bëjë prof. Dr. Mahumd Hysa. Doktor Adhamudhi i Çajupit e “harron” edhe një veprimtar të madh për arsimin dhe kulturën shqiptare: prof. Dr. Petro Janura (1911 – 1983). Kryeredaktorin e parë të “ Flaka e vëllazërimit”, gazetë e parë informative në gjuhën shqipe në Maqedoni. Gazetë në të cilën Petro Janura e zhvilloi gjithë aktivitetin e tij krijues, publicistik e artistik. Porosia ime si autor i këtij shkrimi publicistik Doktor Adhamudhit të Çajupit me vulë në ballë të DoktorZiut: Realitetit shqiptar nuk guxojnë t’i mungojnë gjurmët e thella arsimore e kulturore të lartëpërmendura: politike, arsimore, kulturore e letrare në IRJ të Maqedonisë.

Qindpërqind, jam i bindur, se: “vlerësimin shkencor” mbi nivelin e këtij “doktori” univesitar do ta qepte si gunë artistike shqiptare një nxënës i  shkollës fillore. E dini, pse? Jo, edhe këtë nuk e dini. Shkaku se, ai nuk do të niseshte nga mësimet e shefit të Policisë letrare (DoktorZiut), po nga Libri i këndimit në gjuhën shqipe. Porosia e Mdhe e Naim Frashërit. Vargjet e At Gjergj Fishtës: „Ani kush pra, me i pri kombit/ Ju do pyka bijtë prej llomit/ Që „Shqiptarë“ vedit thoni.

Faji, përsëri është i yni si shqiptarë.  Askushët në Ditën e sotshme, edhe më zi se Dje, i lejojmë t’i fusin gërshërët Letërsisë shqipe ta bëjnë lëmë katundi. Arnë përmbi arnë të na qepin struke. Pamëshirë, sakatojnë vlerat e arrira letrare me “arshin” trusakati…



(Vota: 71 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora