E premte, 19.04.2024, 12:55 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kur Zoti mallkon – Çannakale 1915!

E enjte, 04.06.2015, 08:14 PM


Kur Zoti  e mallkon kombin – Çannakale 1915!

Bugün S?rbistan ve Karada? s?n?rlar? içerisinde kalan ve nüfusunun büyük ço?unlu?unu Bo?naklar?n olu?turdu?u Sancak, yakla??k 15 bin Müslüman, Osmanl?’y?, ?slam’? ve Osmanl?’y? savunmak için Çanakkale Sava??’na kat?ld?

(Sot , të mbetur brenda kufijve të Serbisë dhe Malit të  Zi  shumica dërrmuese e të cilëve janë boshnjakë si  dhe popullata e Sanxhakut , rreth 15 milionë myslimanë , iu bashkuan osmanëve në luftën  e Galipolit për të mbrojtur Islamin dhe Perandorinë Osmane )

Nga Fahri Xharra

Perandoria osmane na pushtoi, bashkëjetoi apo na mbrojti nga trysnitë e shteteve fqinje? Kjo është pyetja në të cilën po vërviten mendimet e studimet e akademikëve shqiptarë dhe turq. Akademikët në Turqi thonë se ka ardhur koha, kur termi pushtim të hiqet, duke e argumentuar me faktin se Perandoria Osmane nuk mësyu në Shqipëri për të shkatërruar gjithçka, por ka investuar edhe nga taksat e mbledhura.

“Dhe akademikët  turq thonë se në arkivat e shtetit të tyre gjenden një sërë materialesh të pa publikuar ndonjëherë, të cilat dëshmojnë më tepër këtë marrëdhënie 1000-vjeçare mes Shqipërisë dhe Turqisë”. Hajde , bre hajde-thotë një këngë e kohëve të fundit në Kosovë

"Kur osmanët erdhën në Shqipëri, vendi juaj ka qenë në trysninë e Italisë, Greqisë dhe Serbisë. Pra, nuk ishte një popull i lirë. Osmanlinjtë e mbrojtën Shqipërinë dhe nuk mund të themi e pushtuan”, transmeton AS. “Nëse themi pushtim, do të thotë të marrësh gjithçka dhe ta çosh në Turqi, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Që nga koha e sulltan Mehmetit deri në kohën e Ataturkut ka pasur 36 kryeministra shqiptar që kanë udhëhequr Turqinë. Ky nuk është pushtim. Gjithashtu Sami Frashëri, autor shqiptar ka shkruar enciklopedinë turke dhe po ashtu një tjetër shqiptar ka krijuar himnin tonë. Këto janë faktet dhe tezat që ne mbrojmë", shprehet  Akademiku, Nexhat Demir nga Rurqia , dhe ne verbazi i besojmë ; e falëmnderojmë dhe prap me turkun e vazdhojmë vallën e arushës.

Büyük ço?unlu?u Sancak bölgesinden olmak üzere Çanakkale’deki sava?a 15 binin üzerinde Bo?nak’?n kat?ld??? belirtilirken, bu kimselere halk aras?nda Rumeli’den gelen gönüllüler anlam?na gelen “curumliye (?urumlije)” deniyordu.

Pjesa më e madhe e luftëtarëve  në Dardanele , ishin  vullnetar nga Rumelia, ( nga popujt gjurumli ) duke përfshirë edhe rajonin e Sanxhakut ku  mbi 15 mijë boshnjakë morën pjesë ,

“Turkogluve, këtyre ministrave turqë, ua ka ënda prapë Ballkanin ilirik. Ata duan, thënë më mirë, Shpendin Shqiponjë Shqipërinë ti mësojnë asaj atë gjuhën turke, me të cilën e (për)dhunuan  pesë shekuj. Sapo shqiptarët vunë mbarë historinë e të ardhmes së tyre evropiane, nxjerin kokën nga ferra turkotersët, pra turqit e rinj. Shqiponja legjendë, e zënë rob dikur, arrin t`i  shpëtojë robërisë e të kthehet përsëri te familja e saj. Mirëpo robëruesi i ka vënë shqiponjës një unazë në kthetra. Është kjo shenjë që e bën shpendin e arratisur të huaj për rracën e vet, Evropën. Shqiptarët ndejtën gjate para portave  të Evropës , pa mundur të fshehin dot shenjën që u ka lënë në trup e ndërgjegje perandoria otomane. Tani Turqit e rinj erdoglu, ata që dikur na dogjën këmbën e na bënë me shenjë,  që na përdhunuan e robëruan për shumë shekuj , kanë mall tani t´na kenë në gjuhën e tyre. Alarm, duhet të bjenë këmbanat, rrezik i vjetër “filozofia e robërisë,, troket ! – thotë I.Kadare në qindra intervista, shkrime e publikime që bën ai për çështje themelore të kombit shqiptar. Atë që Perandoria Otomane nuk e bëri dot për shekuj me radhë, fshirjen e gjuhës shqipe nga gojët e shqiptarëve , kërkojnë ta bëjnë sot  Otomanët e rinj turkoerdoglu, kinse  shqiptarët janë zbutur tashmë e ndoshta kanë ,,mall për Anadoll”, apo debulesë për  gjuhën e robëruesëve të dikurshëm të tyre.” – thot kadare

Otomanizimi i Ballkanit shqiptar  është rreziku më me urgjencë sot për sot, me të cilin duhet të përballemi prerë e me revolte të drejtpërdrejtë, pa i hedhur asnjë pikë diplomacie, mundësisht  me përbuzje e  urrejtje edhe  ndaj mbartësve të kësaj filozofie: ” E dua robëruesin, anadollakun që më ka (për)dhunuar dikur”.

Novi Pazar’daki “Ras” Ar?ivi’nde yer alan belgelere göre, Çanakkale’deki sava?a kat?l?m ça?r?s? ilk önce Novi Pazar’da sonra bölgedeki di?er ?ehirlerde yay?nlanm?? ve halktan yo?un ilgi görmü?tü.   Ar?iv sorumlusu Doç. Dr. Hivzo Golo?, döneme ait foto?raflarda Bo?nak etnolojisinin ve askere al?m yöntemlerinin aç?k bir ?ekilde görüldü?ünü vurgulad?.

(Nga Arkivi i doc.dr. Hivzo Golo? , në muzeun  “Ras “ të Novi pazarit , shifen vullnetarët boshnjak , në një rekrutim të hapur .)

Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët Sipas kësaj teorie, “pushtimi osman ka pasur diçka pozitive për kombin shqiptar, sepse e ka mbrojtur kombin shqiptar nga një rrezik më i madh që ishte rreziku sllav”. Por kjo, sipas Kadaresë është e gjitha krejtësisht e pavërtetë. Kjo është një fantazi makabër, shpifje, një doktrinë e sajuar.

Se sa e vertetë ,është kjo që e thot Kadare , e shikuat në fotot e mësipërme , ku 15 mijë shqiptarët e Sanxhakut të Novi Pazarit që shkuna në Galipol , në luftën e turpit për ne ; as nga vendasit e sotëm të kesaj tokeje shqiptare e as nga gazetat turke nuk përmneden së paku si shqiptar

“?slam’?, Osmanl?’y? savunmak için gittiler”

(" Islami , shkoi për të mbrojtur Perandorinë Osmane " )

“Të gjithë popujt e Ballkanit pësuan një dramë të përbashkët dhe në këtë dramë nuk ka pse populli shqiptar të bëjë befas një përjashtim, sepse nuk ka pasur kurrfarë përjashtimi në fatin e tij. Populli shqiptar ka qenë më i ashpri kundër Perandorisë Osmane, për vetë faktin se shqiptarët u bënë pengesë kryesore për depërtimin e Perandorisë Osmane deri në Itali. Sllavët vetë ishin për faqe të zezë, gjendja e tyre ishte më e defavorizuar se e shqiptarëve. Atëherë: nga cilët sllavë na mbrojti Perandoria Osmane? Si na mbrojtën ne turqit nga sllavët? Kjo është e pabesueshme, nga ana logjke, nga ana psikologjike. Për mua e gjitha është groteske, e paimagjinueshme, nga fillimi deri në fund”, shtoi Kadare.

( Fotot dhe  dhe spjegimet  ne teo jane nga shkrimi  “Çanakkale’de “?slam ve Osmanl? için” sava?t?lar | Doç. Dr. R. ?kriyely



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora