Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Hysen Grajçevci: Monologu i nënës

| E merkure, 03.06.2015, 07:22 PM |


Hysen Grajçevci

 

MONOLOGU I NËNËS

 

Vetëvetën  kam ngrënë

Duke u perballur me urinë,

skamën, etjen.

Vertikal qëndrova bijë,

Ju mbajta dhe ju mbaj

në zemër, në vite

sa vetë shekulli të gjata.

Asnjë luhatje.

Qava kur qanit ju.

Buzëqeshje nuk pata.

 

Dhimbë pse më ngacmon

Kur nuk dua të nxjerr lotin,

As të kem emocion.

Ofshamën, dua ta marr me vete

Në amshim!

 

 

Më thuaj Zanë?

 

  thuaj pash njat Zot, Zanë

nonjë  fjalë, për atë lahutarin plak

e për lahutën e tij të varur në tra!

Mos ngurro, më  thuaj për bab’lokun

ulur n’postaj ogiçi, ball oxhakut

Që tani, gishtat kan nisur me ju tretur e tha.

 

  thuaj, mos harro Zanë

për ata burrat e motit,

që rrinin sipas moshës ulur me radhë.

Trego, thuaj; kur fliste një,

Tridhjet në qofshin e dëgjonin

Asnjëri pa bërë zë a fjalë.

 

Zanë; Ti je në ç’do shteg mali,

  ç’do pllajë fushe,  në ç’do portë kulle.

Më thuaj; për ata trima

që ti ua pe rritën, burrërinë,namin.

për gjakun, eshtrat e Boletinit!

Për qëndresën e Ademit, trimat e Kumanovës,

Për guximin e varrin e Ukshinit.

Eh! Zanë sa shumë ke për të thënë!

 

 

NJË VARR PËR TY

 

Ç ‘është kjo gjëmë,

Kjo dhimbë,

Kjo vikamë,

Eu ! Sa poshtë kemi rënë!

Paj, qe njëqind vjet o vëlla

Këmba e tij s’ ka shkel n’Vatan,

Për të cilin dha jetën, dhe u vra.

Tani, duan ta degdisin në Vlorë!

Në vendlindje vend nuk i bënë!

Po nuk pat shkuar n’Vlorë Isa, me dëshirë jo,

Turku e shkjau, vend tjetër s’u paten lënë!

Vërtetë Isa e deshi Vlorën,

E deshi të tanë Shqipërinë,

Po ai nuk mund të qetësohet e prehet

derisa nuk i gjendet një vend për varr në Boletin.