E premte, 29.03.2024, 06:15 AM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: 610 vjetorit të lindjes së Skënderbeut

E merkure, 03.06.2015, 07:45 PM


610 vjetorit të lindjes së Skënderbeut

Fragmente nga dy publikimet e mia të vitit 1960

Nga Reshat Nexhipi

Hyrje

Shkas për tu paraqitur me këtë shkrim më dha teksti i qëlluar i drejtorit të Muzeut historik  të Maqedonisë Perëndimore me seli në Kërçovë, dr. Ilmi Veliut, i cili është historiani i parë që ka zbuluar disa kështjella ose kala të heroit tonë kombëtar në pjesën e vilajetit të Manastirit dhe që me argumente autentike ka mbyllur gojën e disa historianëve sllavomaqedonas dhe shqiptarofolës të cilët tentuan Skenderbenë ta trajtojnë për sllav ose të denigrojnë vlerat e tij. Përndryshe, vendosa t i dërgoj të dy tekstet në një vend,për shkak se janë publikime të një viti dhe që kanë të bëjnë me Skenderbenë,  njëri plotësisht tjetri pjesërisht. Fjala është për titujt Gjeneza e shqiptarëve  në vargje dhe  tekst i dytë:

,,Shtafeta,, e Skenderbeut nga Lezha në Vlorë.

Fjala është për katër ngjarjet mbarëkombëtare:Lidhja e Lezhës-1444, e Prizrenit-1878, Kongresi i Alfabetit-1908 dhe  Shpallja e Pavarësisë në Vlorë- 1912. Ngjarja e shekullit 15, ka të bëjë me krijimin e shtetit të parë shqiptar, i cili, edhe pse mori fund me vdekjen e krijuesit të tij, më 1468, përsëri shërbeu si bazë, ose, në një ose në mënyrë tjetër, inspiroi Lidhjen e Prizrenit për të ringjallur shtetin shqiptar që do përfshinte tëra trojet etnike etj. Edhepse  qëllimi nuk u realizua, mesazhet e Lidhjes dhe ndikimi i saj ishin të sukseshme, sepse,veç tjerash, u mbajt Kongresi i Manastirit i cili përmes bashkimit të alfabeteve mundësoi edhe bashkimin  e shqiptarëve të vendeve të ndryshme në Kryengritjen e Përgjithsme të vitit 1912 e cila solli Pavarësinë  e Shqipërisë edhe pse të gjysmuar.

Këtë rrugë, të katër ngjarjeve në fjalë, në tekstin e vitit 1960, pra si student, e kam përshkruar në këtë mënyrë: ,,Skenderbeu ,,shtafetën,, e  përgatitur në Lezhë, ia ,,dorë

zoi,,  Abdyl Frashërit në Prizren, ky ja përcolli djalit të tij Mitat Frashërit në Manastir, prej ku u drejtua në Vlorë te Ismail Qemali dhe aty përfundoj, por duke u shëndruar në Flamur kombëtar,,.Sa është e qëlluar kjo, nuk e di, por si student, besoj që po?.

Përndryshe, po në këtë tekst të vitit 1960, kam shkruar edhe për kontributin indirekt të Skenderbeut në shëndrimin e Manastirit në qendër vilajeti, në qendër të Lëvizjes kombëtare shqiptare dhe në vendlindje të Alfabetit. Për ndonjë, kjo, për shkak të distancës pesë shekullore, duket si absurde, por nëse lexohet me kujdes  teksti në vijim, përshtypja  e parë mund të ndryshohet. Kështu kam shkruar pra, si student dhe, kam vazhduar: ,,Sllavët në Manastir zhdukën çdo gjë që gjenin përpara, duke mos kurcyer   as objektet me vlerë të madhe historike nga koha e Linkestëve ilirë të mbretit Bardhyl, kështu që, turqit, sipas disa shënimeve, të pa sigurta sa duhet, aty gjetën vetëm një objekt fetar-manastir, prandaj dhe këtë vend  e quajtën dhe sot e kësaj dite e quajnë Manastir, ashtu siç e quajmë edhe ne shqiptarët.

Më pas, vazhdoj:,,Ushtria turke në Manastir pati vështirësi të madhe nga rezistenca e Skenderbeut i cili  u përpoq me mish e shpirt të shpëtojë trojet e stërgjyshëve të vet-Pellazgëve dhe ilirëve, praninë e të cilëve e dëshmojnë emrat Pellagoni-fusha e këtij qyteti dhe emri e lokalitetit historik-Heraklea  Linkestis, që do të thotë qyteti i Linkestëve. Sulltani e kishte provuar trimërinë e Skenderbeut deri sa ky ishte peng në oborrin e tij në Edrene, prandaj dhe për të përballuar rezistencën e tij,  solli në Manastir  forca të mëdha ushtarake, për nevojat e të cilëve u ngritën objekte madhështore, gjë që ndryshoi rrënjësisht fizionominë  e këti vendi, duke e shëndruar në qendër të rëndësishme ushtarake në Ballkan.

Përndryshe, praninë e Skenderbeut në Manastir, veç tjerash,  e  dëshmon edhe kënga sllavomaqedonae,, Skenderbeg i mome bitollsko,, (Skenderbeu dhe vajza e Manastirit) gjë që më ka inspiruar të shkruaj në atë kohë se heroi ynë kombëtar ka qenë dhëndër Manastiri dhe që nuk përjashtohet mundësia të ketë lënë edhe ndonjë trashëgimtar,,! (Kuptohet, këtë e kam thënë më tepër si shaka, edhepse ndodh që ngandonjëherë në shakatë të ketë edhe ndonjë të vërtetë!)-kam shkruar si student dhe kam vazhduar se për praninë e heroit ynë kombëtar në këto treva  shkruan edhe  Grigor Përliçev i cili thotë se Skenderbeu ka depërtuar deri në Prilep, me siguri përmes Manastirit. Siç thashë në hyrje, për praninë e  tij në këto treva shkruan edhe dr. Ilmi Veliu në  mjaft shkrime të tij, sidomos në dy librat kushtuar apostafat bëmave të Skenderbeut.

Por t i kthehemi Manastirit. Meqenëse edhe  ushtria nuk pengoi dot rezistencën shqiptare, të filluar, siç thashë, me Skenderbenë, sulltani, vendosi që këtë popull trim dhe liridasjës ta përfitojë  dhe ta bëjë për vehte përmes islamizimit, kështu  që, sipas disa shënimeve, në Manastir u ngrit xhamia e parë në Ballkan, kurse pastaj edhe 71 të tjera, gjë që, siç theksonja në v.1960, sikur sllavët mos prishnin ato xhami, sot Manastiri do fitonte epitetin,, Stamboll i dytë,,. Me ngritjen e këtyre xhamive, Manastiri, përveç si qendër ushtarake, u shëndrua  edhe në qendër  fetare dhe në qendër vilajeti me ekonomi dhe tregëti  të zhvilluar, gjë e cila u mundësoi disa familjeve shqiptare të pasurohen dhe  të shkollohen, siç ishte fjala vjen  ajo e Qiriazëve, e cila, një pjesë të pasurisë së vet dhe mençurinë e pesë antarëve të saj, e shfytëzoi në dobi të çështjes kombëtare, duke kontribuar që qyteti në fjalë të shëndrohet në Qendër të lëvizjes kombëtare dhe në vendlindje të Alfabetit. Në këtë mënyrë, si student, e kam    arësyetuar mendimin im lidhur me kontributin indirekt të Skenderbeut në shëndrimin e Manastirit nga një vend i pa njohur në qytet me famë ballkanike dhe më gjerë, duke mos anashkaluar edhe shkaqe e tjera për këtë ndryshim kolosal. Të kalojmë tashti te publikimi i dytë i vitit 1960, me titull

Gjeneza e shqiptarëve dhe ca shënime të tjera për ta

Nxënës dhe studentë të nderuar, këtë artikull, juve ua kam kushtuar, historinë e kombit, për t’ua treguar. E kam thurrur në poezi, por, sa do t’ia qëlloj, një Zot e di. Sepse, s’jam as poet, as shkrimtar, por student  dhe, gjoja: gazetar. Sidoqoftë, urdhëroni e më dëgjoni, se shumë gjëra do mësoni. Historia jonë, është plot lavdi, çdo popull i ka zili. Pellazgët, stërgjyshët tanë, 120 shekuj  të vjetër janë. Emri Pellazg, do të thotë plak, në gjuhën tonë, shkencëtarë të huaj, këtë e thonë. Pellazgu, është  njeriu i parë në botë, kështu legjenda thotë.

Leka i Madh, Pirron e kishte kushëri, këtë rrallë kush e di. Skënderbeu, Lekën e kishte emnak dhe, kishin të njëjtin gjak. Maqedonia e vjetër, quhej Emadhi, që do të thotë Shqipëri. Pa Lekën dhe Skenderbenë, emrin  Maqedoni, nuk do ta njihte njeri. Leka e filloi, heroi shqiptar e afirmoi. Flamuri ynë kombëtar, i Skënderbeut, është një nga  më të bukurit, në faqen e dheut.

Athinën dhe Romën, ilirët i kanë themeluar, dhe këtë asnjë se ka demantuar. Italia,  mbi 20 perandorë të shquar dhe   disa papë  të dëgjuar, nga raca jonë i ka fituar. Mos flasim për Garibaldin legjendar, që kishte gjak shqiptar, Italinë që bashkoi, nga zgjedha e huaj çliroi. Kjo vlen edhe për Napoleonë, i dalë nga raca jonë. Turqisë, shqiptarët  i dhanë, 40 vezirë dhe disa sulltanë, mijëra bejlerë dhe agallarë, pashallarë të dëgjuar, si dhe Qemal Ataturkun e shquar, i cili, emrin e Turqisë, e ngriti në piedestalin e historisë.

Skënderbeu, Evropën nga Turqia e shpëtoi, por ajo shqiptarët,  nuk i ndihmoi. I la të çarë e të përndarë, nën sundimin e popujve gjakatarë. Këtë gabim, ajo duhet ta kuptojë, ndjesë të kërkojë, Kosovën nga Serbët ta çlirojë, me Shqipërinë ta bashkojë.Tëra këto, më lart që theksova, nga xhepi nuk i nxorra, por nga autorë të tjerë, që mund t’ua zbuloj çdo herë. Kaq për sot, nxënës dhe studentë të nderuar, herë tjetër, gjëra të tjera, kam për t’u treguar.

Ps. Nuk përjashtohet mundësia që këtë tekst me përmbajtje të tillë ta shfrytëzojë  këngëtari dhe poeti ynë i shquar Demir Krasniqi, i cili vendlindjen e Alfabetit e ka nderuar me praninë e tij dhe me këngën  e komponuar nga vetë ai ,,Bashkimi i Manastirit,, të shfrytëzuar nga libri im Prespa dhe Manastiri nëpër shekuj.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora