E enjte, 23.09.2021, 06:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Vangjush Saro: Plehrat dhe përzgjedhësit e plehrave

E merkure, 03.06.2015, 07:58 PM


Shënim

Letërsia e mirë për fëmijë e të rinj nuk ka asgjë të përbashkët me plehrat dhe përzgjedhësit e plehrave

Nga Vangjush Saro

Këto ditë, në disa rrjete, është përcjellë një tekst (për fëmijët e kopshteve) me disa strofa ku banaliteti është gjëja më e fundit. Kam shkruar disa herë  për këtë temë. Me qëllim, disa institucione varri, lejojnë shfaqjen e një mjerimi që letërsia më e mirë për fëmijë e të rinj dhe autorët më të spikatur të saj, tashmë e kanë lënë pas prej kohe. Komisione me anonimë ose aso që janë shtrydhur si limoni që në kohën tjetër, vazhdojnë të bëjnë gafa të përsëritura. Kemi të bëjmë me një turp.

Ndërkaq, letërsia më e mirë për femijë e të rinj gjendet pothuaj "e përjashtuar" nga tekstet. Shpesh, vendin e saj e zënë paçavuret. Këto paçavure (si ajo që shohim në ato portale) dhe krijuesit e përzgjedhësit e tyre, i sjellin një dëm të madh jo vetëm shkollës, por edhe vetë letërsisë, që ka arritje të padiskutueshme. Natyrisht, kemi ende një klimë tipike provinciale dhe për më tepër, pa sedër. Ani. Një gjë është e vërtetë, që letërsia e mirë për fëmijë e të rinj nuk ka asgjë të përbashkët me plehrat dhe përzgjedhësit e plehrave.

Ne kemi në dorë vetëm fjalën; të tjerë ushtrojnë pushtetin në mënyrën më të padenjë. Më vjen shume keq. Ai vend është jashtë çdolloj kontrolli e drejtpeshimi. Disa institucione atje, janë fanfarë. Kaq mund të them. Do të nxisja kolegët e mi të nderuar Petraq Zoto, Viktor Canosinaj, Xhahid Bushati, Riza Braholli, Fatmir  Gjestila, Aleko Likaj, etj. të thonë fjalën e tyre, edhe pse në Shqipëri diktojnë të tjerë “specialistë”, demokratë e socialistë, gjithsesi frymë të vdekura, nga të cilët nuk e di kur do të shpëtojmë…



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora