Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bloomberg dhe Gates, 500 milionë dollarë për të luftuar duhanin

| E enjte, 24.07.2008, 06:21 PM |


Orjeta Zhupa

Bill Gates, presidenti i Microsftit dhe Michael R. Bloomberg, janë shprehur dje në një konferencë shtypi se janë gati të shpenzojnë 500 milionë dollarë për të ndaluar pirjen e duhanit nëpër botë.

Këtë herë, shumica pritet të shpenzohen në vendet e varfra si Bangladesh dhe vendet me të ardhura të mesme si Rusia. Në një përpjekje për të ulur numrin e duhanpirësve, fondacioni Bloomberg planifikon të shpenzojë 250 milionë dollarë brenda katë viteve nga 125 milionë dollarë që kishte dhuruar dy vite më parë.

Ndërkohë që në vitin 1999, fondacioni Gates ka shpenzuar më shumë se 2 miliardë dollarë për programet kundra SIDA-s  dhe rreth 1.2 miliardë për malarien. Gates tashmë ka ikur nga puna e tij në Microsoft për të bërë bamirësi, dhe kërkon edhe bashkëpunimin e filantropistëve të tjerë.

Këto deklarata janë dhënë në një konferencë të përbashkët në Manhatan midis Gates dhe Bloonmbergut. Gates ka vite që lufton pirjen e duhanit, por investimi i këtij viti është një drejtim i ri për Fondacionin Gates.

Gates tha: “Unë jam optimist por gjithashtu edhe realist”.

“Sikur gjithë paratë e botës të përdoren sërish do të jetë e pamundur të zhduket cigarja” – tha ai. “Por ky bashkëpunim këkron të shpëtojë disa jetë nga kjo epidemi vdekjeprurëse.

500 milionë dollarët do të shpenzohen në një fushatë githëpërfshirëse – të quajtur Mpoëer – që Bloomberg dhe Margaret Chan, drejtor i organizatës së shëndetit kanë prezantuar në Shkurt. Kjo fushatë është një përpjekje për reduktimin e përdorimit të duhanit të iniciuar nga Bloomberg, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Fondacioni i Mushkrive, etj.

Një ndër masat është edhe nxitja e qeverive për të rritur taksat e duhunit, të ndalojnë duhanin në vendet publike, të bëjnë reklama antiduhan dhe tu ofrojnë njerëzve cigare të tjera që bëjnë tym por nuk janë të dëmshme.

Dr. Richard Peto, profesor epidemiologjie në Oksford tha se kjo fushatë është ‘një lajm i shkëlqyer”.

“Mendoj se kjo do të ndikojë në zgjatjen e jetës së miliona njerëzve dhe fëmijëve” – tha ai.

Catherine Armstrong, zëdhënëse për British American Tobacco – një nga kompanitë e duhanit e fokusuar në shitjen e duhanit në botën e tretë – nuk e ka komentuar drejtpërdrejt këtë iniciativë të re. Por ajo tha: “Ne nuk kemi problem me organizatat qeveritare që edukojnë publikun për rrezikun e cigareve”.

Një zëdhëns për Philip Morris, i cili prodhon Marlborot, markën më të njohur në botë të cigareve, tha se kompania pranon që fëmijët të mbahen larg cigareve por jo nëpërmjet rritjes së taksave.

Bloomberg, themeluesi i një prej stacioneve televizive më të rëndësishme në botë (Bloomberg), ka kohë që ka shprehur antipatinë e tij kundër duhanit.

Gjatë kohës që ai ka qenë në krye të bashkisë së New Yorkut, ka marrë shumë masa antiduhan, përfshirë edhe ndalimin e duhanit nga baret dhe restorantet, dhe një rritje shumë të madhe të taksave mbi duhanin.

Fushata globale premton të jetë një luftë e vërtetë. Cigaret janë një burim i madh të ardhurash jo vetëm për kompanitë publicitare por edhe për qeveritë në botë. Në Kinë dhe disa vende të tjera, cigaret janë monopol shtetëror, dhe vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme mbledhin rreth 96 milionë taksa në vit nga cigaret.

Vetëm 5% e vendeve në botë kanë masa antiduhan. Por Dr. Peto tha se fushatat antiduhan kanë efekt edhe në vendet që nuk kanë masa antiduhan. Ai përmendi mijëra duhanpirës në Kinë rreth viteve 1990 – “para se qeveria ta merrte seriozisht këtë problem” – tha ai- ndërkohë që tani janë vetëm 20% e tyre.

Në Indi, ku prodhohet shumica e duhanit në botë duhanpirësit janë rritur. Dr. Peto tha se pothuaj askush nuk e ka lënë duhanin. “India është aty ku ishte Kina në vitet 1990” – tha ai.

Duhanpirja nuk është shumë e përhapur në Afrikë, ku vetëm 20% e meshkujve pijnë duhan rregullisht.

“Kur doktorët, gazetarët dhe qeveritë e marrin seriozisht këtë luftë, fillojnë ndryshimet” – tha Peto.

Fokusi kryesor i Fondacionit të Gates është shëndeti në të gjithë botën, por deri më sot ai ka qenë i përqëndruar në sëmundjet infektive. Gates tha se ai “kishte parë vdekjet nga duhani por ishte i pasigurt se çfarë duhej të bënte”. Lufta ndaj duhanit duhet të përqafohet nga të gjithë në mënyrë që të ketë efekt.

Shekulli