E marte, 23.04.2024, 11:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Vataj: Një urim për Tonin Tërshanën

E marte, 02.06.2015, 06:34 PM


Një urim përzemërt për Tonin Tërshanën në 66-vjetorin e lindjes

Ai mbush sot 66 vjeç. Edhe pse ka vite që është tërhequr nga jeta aktive e skenës, ende flitet për të, ende meloditë e këngëve të tij pëshpëriten, ende edhe sot ai zë kumbon në ëndjen e dëshiruesve të këngës.

Tonin Tershana, pikërisht sot mbush 66 vjeç. Gëzuar ditëlindjen zëri i patëdytë i muzikës shqiptare, trok i djepit të kulturës, Shkodrës, shëmbëllim i gjeneratës së ngadhnjimit dhe suksesit.

Jo vetëm zëri e shënjon si një piketë e rëndësishme të historisë së muzikës shqiptare. Tonin Tërshana është debutuesi i parë, në Festivalin e 4 në Radio, me këngën "Kur vjen pranvera", një këngë e pavdekshme me muzikë të Pjetër Gacit dhe të teksti Fatos Arapit, ku edhe nderohet çmimin e parë. Atëherë ishte vetëm 16 vjeç. Ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH. Pjesëmerr në mbi 20 festivale, duke fituar 4 çmime të para. Presidenti i Republikës Bamir Topi, i ka dhënë titullin e lartë "Mjeshtër i Madh".

Është nder dhe krenari i gjeneratave që duke e ndërmendur në këtë kremte të madhin e muzikës, Tonin Tërshana, ne ofrojmë me përunjësi mirënjohje dhe respekt për atë çfarë ai skaliti në ëndjen tonë të etur për të bukurën. Me zërin e tij të jashtëzakonshëm, me kontributin e tij të pashoq, ai jo vetëm shkroi një faqe të historisë së krenarisë së vendlindjes së tij, Shkodrën, por nguliti në memuarin e kohëve një përvojë, një sfidë dhe një mundësi të shpirtshme që këndon pambarim.

Jetë dhe shëndet gëzofsh, Tonin Tërshana.




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora