E enjte, 25.04.2024, 09:47 PM (GMT+1)

Mendime

Vladimir Shyti: Treni hyri përsëri në kryeqytet

E marte, 02.06.2015, 07:57 PM


TRENI HYRI PERSERI NE KRYEQYTET       

NGA VLADIMIR SHYTI, DURRES

Rilindje në kohë edhe për hekurudhën shqiptare.Jehona e sirenës së lokomotivës përshkoi çdo rrugë e rrugicë, cdo dritare e sheshe të qytetit, duke humbur tutje nga mali Dajtit.Tashmë nuk është më asgjë e largët për atë ndërmarje të sfilituar, e përzënë e përndjekur, e tërhequr zvarrë ndër vite, ku drita do të shkëlqejë mbi linjat hekurudhorë.Të mbytur në zjarrmi, me një vrull të verbër, me pasion përherë e më shumë fanatik, qeveria e shkuar çau rrugë me goditje varreje edhe asnjëherë të vetme s’tregoi sado pak vëmëndje për të.Dhe më e keqja, më e papranueshme, misterioze ishte heqja e stacionit të trenit nga Kryeqyeti, ku i humbi buxhetit të shtetit rreth tridhjet e pesë miljon lekë deri më sot që treni hyri sërishmi në Tiranë.

  Punë ka ende për të bërë, por drita jeshile u ndez.Qeveria Rama-Meta nuk mbetën ëndrrimtarë, ata e mësuan shpejt realitetin hekurudhor.Ditën të gjejnë njerzit e duhur, të ardhur nga sferat e larta, qofshin edhe të ulta për ti vënë në krye të punës, ku edhe solli shpresë në rilindjen e hekurudhës.

  Drejtori i përgjithshëm Genc Alizoti fillojë aty punë pa u vënë re, por më një dëshirë të çuditshme për disa mediokër e hipokrit.Përveshi mëngët, bota që e rrethonte i dukej e zymtë dhe pashpjegueshme, ndaj mori masat e duhura dhe krijojë disiplinimin, madje u dha edhe stafit të tij drejtues entuzisëm nga entuziasmi vet.

  Treni hyri në stacionin simpatik provizor të Kasharit, por që së shpejti do të hyj më në thellësi të kryeqytetit pas ndërtimit të terminalit në rrang europian.Stacioni është i lidhur me autobuzat e linjave urbane, ku shërbimi do të jetë i shpejt dhe me kulturë.Treni është komod dhe me klas, ka një shpejtësi maksimale deri në 55km/në orë dhe do e përshkojë Kashar-Durrës për dyzet e dy minuta.Për këtë lëvizje është për tu lavdërur puna e lavdërueshme e drejtorisë së degës të udhëtarit, ku drejton zoti Petrit Tabaku dhe specialisti hekurudhor Petrit Bërzezi, drejtuesit e degës së infrastrukturës me në krye zotin Nard Jani e tjerë të përkushtuar me pasion e dashuri në këtë punë shpresdhënëse.

 Trenat janë shpeshtuar, plot shtatë udhëtime nga Kashari-Durrës dhe anasjelltas.Biletat janë mjaftë të kënaqshme për masën e gjërë popullore është vendosur shtatëdhjet lek, për pensionistët është gjashtëdhjet lek, dhe për studentët aboneja kushton vetëm pesqind lek.Ejani udhëtoni me ne dhe do të mbeteni të kënaqur nga shërbimi që do tu serviret!

  Puna po vazhdon edhe në linjat e tjera hekurudhore.Po meren masa për rikonstruktimin e linjës Librazhd-Përrenjas dhe,  pritet së shpejti lëvizja e trenit në atë zonë.Janë hartuar shumë plane e studime, ku e ardhmja e hekurudhës shqiptare duket e ndritur.Që u vu re qartë edhe në fjalën e zotit Ilir Meta në prurimin e stacionit të Kasharit.Mjaft më me nostalgji, ky vrull i mrekullueshëm po arrin një forcë të jashtëzakonshme qartësie dhe shpresdhënëse.Atje ku Dëlirët shkojnë më hapur, atje është dhe shpirti punës, duke sjellur entuziasmin e lulëzuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora