E premte, 29.03.2024, 03:31 PM (GMT)

Kulturë

Kadri Tarelli: Urime z. Sadulla Zendeli - Daja!

E hene, 01.06.2015, 06:18 PM


Kadri Tarelli uron:

URIME Z. SADULLA ZENDELI-DAJA!

Së bashku edhe në 100-vjetorin tend.

Edhe unë jam një ndër ata dhjetra, në mos qindra miq, shokë, dashamirës dhe adhurues të z. Sadulla Zendeli-Daja. Meqë së shpejti miku ynë feston 80-vjetorin e tij, dua ta uroj me çiltërsi zemre: Urime “Misionar i shqipes”! Të paçim mes nesh edhe për shumë vite të tjerë!

Të gjithë njerëzit, të thjeshtë e personalitete të shquar në art, letërsi, kulturë, shkencë, politikë e sport, kur urojnë dikë, i thonë: “U bëfsh 100 vjeç”, duke shprehur një dëshirë sa njerëzore e hyjnore bashkë, pasi të dashurin e tyre duan që ta kenë pranë për shumë vite më radhë. Edhe unë kështu do ta ngrija dollinë e parë, mbase do ta pija me fund, mirpo ku të le Xhozef Marfi, i cili na thotë: “Mos i numroni vitet e jetës, por numëroni frutet e saj”.

Besoj se për ju Dajë, për studjuesit e krijuesit tanë të ditur, i ka thënë këto fjalë të arta, pasi, pa përmendur librat e tjerë, vetëm fjalori yt prej 35.000 fjalësh shqip – suedisht, mbulon punën disa vjeçare të një akademie.

Kështu që, unë nuk mund të ndal fjalën time këtu, sepse për ju dua të ngre edhe një dolli të dytë, dhe për këtë kam një shkak. “Jeta nuk është një qiri, por një pishtar që duhet mbajtur ndezur me çdo mënyrë”, kjo është një porosi që na jep Bernard Shou. Edhe ju e filluat jetën si një qiri, që zbetë ndriçonte vetëm faqet e një libri, por e shëndruat në pishtar dhe po e mbani ndezur për kaq e kaq kohë, duke krijuar vepra që na shërbejnë neve dhe të rinjëve. Ndaj dua ta përplas gotën e shampanjës me ju e miqtë e shumtë, sa të dëgjohet në të gjitha trojet shqiptare, edhe në Suedi, ku gjete strehë, qetësi, liri, punë dhe shkollë, edhe në disporë e kudo ku ka shqiptarë, që edhe ata të bashkohen me gëzimin tonë.

Dua të ngre dolli urimi me pjestarët e vatrës tënde, gruan dhe fëmijët, mes tyre edhe me njerëzit e rrënjëve e të gjakut tënd, nga Sërmnova e Gostivari, më tej me miqtë e letrave, gjuhtarë, shkrimtarë, poetë e gazetarë me emra të njohur, si Viron Kona, Murat Gecaj, Vjollca Spaho, Andon Andoni dhe akademikët Gjovalin Shkurtaj, Zyhdi Dervishi, Fadil Kepi, të gjithë nga Tirana, më tej Flora Dervishi, Teuta Dhima, Keti Psatha, Avdyl Buçpapaj e Zabit Rexhepi në Durrës, Fran Gjoka nga Lezha dhe Ibrahim Hajdarmataj nga Tropoja. S`besoj se këtu mbarojnë miqtë e tu, pasi janë shumë edhe në Suedi, ku ju banoni prej kaq kohësh. Dua të përplas gotën edhe me mikun tuaj e të shqiptarëve, Albanologun e njohur suedez Ullmar Kvik (Qvick), së bashku me pronari Karlson e rektorin e “Fjardingskolan” Per Kitisen,  më pas edhe me bashkëatdhetarët e tu të shumtë, që ju duan dhe ju nderojnë aq shumë.

Dajë i nderuar! E di që të pengon modestia, por duhet ta pranosh se me jetën, punën dhe veprën tënde, na ke lënë trashëgim një mësim të madh, atë që thotë edhe Xhek London: “Këmbëngulja është arti i ligjshëm i gjithçkaje. Ajo lëviz nga vendi edhe male të atillë, për të cilët arrësyeja njerëzore as që guxon të ëndërrojë”. Ndaj urimin tim nuk dua ta ngarkoj me shumë fjalë. Vetmë na plotëso një dëshirë të vogël: “Të na thërasësh në 100-vjetorin tënd” dhe së bashku të numërojmë edhe veprat e tjera që do krijosh, pasi unë dhe të gjithë miqtë e tu, e dimë fort mirë se nuk do t`i lesh vitet të rrjedhin kot.

Jam i bindur se je në një mendje me Senekën kur thotë: “Jeta, nëse di ta përdorësh zgjat shumë”.

Urim dhe mirënjohje për ju Dajë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora