Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilmi Veliu: Në shenjë kujtimi e respekti Kastriotit

| E hene, 01.06.2015, 07:37 PM |


NË SHENJË KUJTIMI E RESPEKTI KASTRIOTIT NË 610 VJETORIN E LINDJES

Nga Dr.sc. Ilmi VELIU

Lexues të nderuar të ''ZSH'' përshëndetje dhe urime në këtë përvjetor të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Eshtë pra 610 vjetori i lindjes së heroit tonë më të madh kombëtar - Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Dhe shqiptarët gjatë gjithë kohës merren vetëm me politikë dhe askush nuk mërzitet që të organizojë ndonjë manifestim kulturorë, simpozium apo akademi përkujtimore kushtuar këtijë vigani shqiptar. Drejtori i Muzeut të Alfabetit në Manastirë bëni njëfarë organizimi  por i gjithë organizimi kishte qenë vetëm me tre pjesëmarrës sepse Instituti i Shqiptarëve në Shkup (që nuk funksionon) dhe historianët e Universiteteve shqiptare në Maqedoni, të rrjeshtuar sipas partive, klaneve dhe grupeve të interesit, e kishin bojkotuar këtë tubim. Drejtori i Muzeut të Manastirit, që eshtë në moshë shumë të re  dhe rishtas i emruar  nuk pati guximin të na ftonte, as historianin e vetëm manastiras,Prof.dr.Reshat Nexhipi, që për ne shqiptarët e Maqedonisë eshtë ,,Babai i Historisë,, e as mua, edhepse unë jam ekspert dhe hulumtues i vetëm shqiptarë në Maqedoni i ,,Periudhës së Skënderbeut,,. Ka qenë e veshtirë lufta ime shkencore kundër historianëve sllavomaqedonas të cilët në enciklopedinë e tyre kanë shkruar se shqiptarët janë të ardhur në Maqedoni në sh. XVIII dhe se Skënderbeu ishte me origjinë sllave. Edhepse  gjatë përgatitjes së Masterit dhe disertacionit të doktoraturës, bera hulumtime të shumta në Arhivat e ndryshme, nga ku solla dokumente origjinale, të pabotuara deri me tash, që argumentojnë  se Gjergji ishte shqiptar dhe i biri i mbretit të shqiptarëve,Gjon Kastriotit, para të cilave argumente u gjunjëzua edhe komisioni i Universitetit të Shkupit dhe u detyruan ta nënshkruanin  doktoraturën time, rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Pelivani nuk e pa të arsyeshme që në Universitet unë ta ligjëroj këtë periudhë historike të shqiptarëve por lejoi që një mësues nga fshatrat e Sharrit të ligjëroi  për luftërat e komandantit më të madh shqiptar. Përveç librave që kam shkruar për heroin tonë kombëtar, shqip-anglish-maqedonisht,e që janë pranuar edhe nga Instituti i Vjenës, në dhomën time të punës e kem pikturuar edhe portretin e Gjergjit  ku i jap raport dhe i ankohem për çdo ditë heroit tonë kombëtar, për budallakitë që bejnë politikanët shqiptarë në të gjitha trojet shqiptare. Pas ngjarjeve të Kumanovës, duke e parë dhe përcjellur situatën e shqiptarëve në Ballkan, u afrova para portretit të tij dhe ashtu i turpëruar iu luta të na i falë gabimet duke i thene ,,Fali o Gjergj se nuk dinë çka bejnë........,,